Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-02-08, 00:19   #2
hasanmehmeti
 
Avatari i hasanmehmeti
 
Anėtarėsuar: 22-03-05
Vendndodhja: Dunja
Postime: 2,146
hasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėmhasanmehmeti i pazėvėndėsueshėm
Send a message via Skype™ to hasanmehmeti
Gabim Titulli: Ekonomia Islame

Njė shembull nga Kur'ani pėr paranė dhe pasurinė


Kur njė musliman shpenzon para bujarisht pėr tė ndihmuar nevojtarėt, kjo kėnaq Allahun i cili e shpėrblen atė me lumturi nė kėtė jetė dhe nė tjetrėn. Por nėse me kėtė pasuri individi bėhet mendjemadh, egoist dhe mosmirėnjohės ndaj Krijuesit, atėhere ate do ta ndjek stresi dhe dėnimi. Andaj paraja konsiderohet thikė me dy teha.
Historia e Karunit nė Kur'anin fisnik ėshtė njė shembull i influencės sė tmerrshme qė paratė dhe pasuria mund tė kenė mbi qeniet njerėzore me dobėsi tė pashėrueshme. A mundet qė paraja vetėm me tėrheqshmėrinė e saj tė sjell sigurinė, paqen e mendjes dhe shpirtit? Fakte nga e kaluara dhe e tashmja thonė se jo, veēanėrisht kur njerėzit grumbullojnė pasurinė e tyre nė mėnyra tė paligjshme (haram). Karuni ka jetuar nė kohėn e Musait, alejhis- selam. Ai ishte njė njeri i keq i cili grumbulloj njė pasuri shumė tė madhe duke shfrytėzuar dhe shtypur popullin e tij. Thesari i tij u shtua dhe u shtua por ai nuk ishte kurrė mirėnjohės ndaj Zotit tė tij. Ai jetoi si njė tiran mendjemadh i cili nuk kujdesej pėr askėnd. Shumė nga njerėzit e tij, tė cilėt e dėshironin jetėn tjetėr mė tepėr sesa jetėn e kėsaj bote, e kėshilluan atė tė mos sillej me arrogancė por tė bėntė tė mira. Megjithatė Karuni nuk i dėgjoi ata. Ai nuk e mori vesh qė e gjitha ajo qė ai kishte ishte njė begati nga Allahu. Karuni ka thėnė me medjemadhėsi: "Ai (Karuni) tha:"Mė ėshtė dhėnė vetėm nė sajė tė dijes sime" [el-Kasas:78] Kur Karuni ecte nė pronėn e tij ata njerėzit tė cilėt dėshironin jetėn e kėsaj bote e admironin atė dhe dėshironin tė bėheshin tė njėjtė si ai nė pasuri dhe madhėshti. Por tė tjerė mė tė ditur i treguan atij qė shpėrblimi i Allahut ėshtė pėr ata qė besojnė, bėjnė vepra tė mira dhe janė tė durueshėm. Megjithatė ai nuk i kushtoi kujdes kėsaj dhe kėshtu meritoi dėnimin e Allahut. Ai u takua me njė fund tė tmerrshėm qė nuk i kalon askujt nėpėr mendje: "Po ne atė dhe pallatin e tij i shafuam nė tokė dhe veē Allahut nuk pati ndonjė qė ta mbrojė e as vetė nuk pati mundėsi tė mbrohet" [el-Kasas:81] Historia pėrsėrit vetveten dhe histori tė tilla ndodhin dhe kanė ndodhur. Madje edhe nė jetėn tonė bashkohore ne mund tė shohim njerėz tė cilėt veprojnė si Karuni. Nėse qėniet njerėzore do merrnin nė konsiderim gabimet e tė tjerėve dhe do pėrpiqeshin tė mėsojnė diēka nga ato, jeta do tė bėhej mė e mirė.Tė pasurit duhet tė ndihmojnė tė varfėrit. Ata duhet tė ndajnė njė pjesė tė pasurisė sė tyre pėr nevojtarėt pėr t'i bėrė ata tė kėnaqur dhe qė vet tė shpėrblehen me Xhenet. Ndėrkohė ata janė tė lirė tė gėzojnė ēfarė ata posedojnė, pa devijime. Me tė vėrtetė ata me kėte do tė jetojnė nė paqe. Historia e Karunit ėshtė nė Kur'an si njė shembull pėr ēdo kėnd tė mėsojė. Ai ėshtė i pėrshkruar me zbukurimet dhe rrobat e tij kur shfaqej pėrballė atyre njerėzve tė cilėt mblidheshin pėr tė parė. Kjo ngase ai fshihej prapa mureve tė pallatit tė tij gjatė gjithė kohės, duke u gėzuar me veten dhe thesaret e tij, e kur dilte tė gjithė e vėshtronin atė tė mahnitur. Si nė ēdo shoqėri, njerėzit ndryshonin nė opinionet rreth tij. Grupi i tė humburve, tė cilėt ishin tė mashtruar nga paraqitja dhe nuk i interesonte e vėrteta mbrapa saj, e admiruan atė. Ata e kishin zili dhe dėshironin pėr vete njė pasuri tė tillė. Megjithatė njė grup i dytė, i cili pėrfshin besimtarėt me mendjet e ndritura, i doli para duke e paralajmėruar dhe e kėshilluan atė. Por tė gjitha thesaret, ari, rojet dhe robėrit nuk e mbrojtėn kėtė burrė. Njerėzit u kthyen nė drejtim tė pallatit dhe papritmas nuk e gjetėn atė. Pallati nuk ishte mė. Megjithėse ndėrtesa ishte e fortė dhe e rrethuar mė mirė tė larta nuk mundi ti reziston fatit tė saj. Toka e gėlltiti atė dhe Karuni u shkatėrrua, me gjithė pasurinė dhe mendjemadhėsinė e tij. Shtėpitė e mėdha, paratė e shumta dhe luksi ose autoriteti nuk janė tė mira po nuk pati besim dhe bindje ndaj Allahut. Ēfarėdo fuqie qė njė njeri mund tė gėzojė nuk mund as ti bėjė mirė e as tė dėmton veten e tij. Nuk mund kurrė tė shkaktojė stres ose tė sjell lumturi pa vullnetin e Allahut, subhanehu ve teala. Pas kėtij fundi tė tmerrshėm tė Karunit, ata tė cilėt dikur ishin magjepsur nga lavdia e pasurisė sė tij u kthyen nė vete. Ata patėn njė goditje tė fortė dhe nuk mund tė besonin syve tė tyre. Dhe si rrjedhim ndjenjat e tyre ndryshuan: "E ata qė dje lakmuan tė ishin nė vendin e tij filluan tė thonė: A nuk e shihni se Allahu me tė vėrtetė i jep begati e komoditet atij qė do nga robėrit e vet, e edhe ia mungon atė atij qė do, e sikur Allahu tė mos bėnte mėshirė ndaj nesh do tė na rrafshonte nė tokė edhe neve, sa habi sesi jobesimtarėt nuk gjejnė shpėtim" [el-Kasas:82] Tė gjithė bukurisė sė kėsaj jete do t'i vijė fundi herėt ose vonė.Vetėm besimtarėt tė cilėt punojnė shumė pėr tė kėnaqur Allahun dhe duke iu larguar tė vepruarit keq ose tė pendohen dhe do tė jetojnė nė Parajsėn e pėrhershme-Xhennet.

Dr. Hanan Abdu el-Tahavi
Pėrktheu: (Ammar) Ardit Kraja
__________________
Faik Konica:"Po mos te ishte islami shqiptaret do te ishin me shume ne numer po jo shqiptar"

"Me tė vėrtet fjalėt tona do tė qėndrojnė tė vdekura pėrderisa ne nuk do tė vdesim pėr qėshtjen e tyre keshtu qė ato tė mbesin tė gjalla midis tė gjallėve”

"Nena" Tereze:‘Ami Bharater Bharat Amar’ (‘I am Indian and India is mine’) Une jam indiane dhe India eshte imja.
hasanmehmeti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė