Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-11-12, 15:00   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė

100 vjet Pavarėsi, shtatore fringo pėr Adem Jasharin

Njė nga elementet mė tė rėndėsishme tė festimeve tė 100-vjetorit tė Pavarėsisė do tė jetė shtatorja e re nė bronz e Adem Jasharit. Ajo do tė vendoset nė Rrugėn e Durrėsit, atje ku ndodhet busti i tij, por i amortizuar. Madje, edhe emri i tij ėshtė hequr dhe si pėr ta rregulluar, ėshtė menduar tė gėrvishtet sipėrfaqja pėr tė shėnjuar emrin. Kjo, jo sipas njė rregulli apo estetike tė caktuar.

Shtatorja e re e Adem Jasharit do tė jetė nė bronz. Mjeshtri Muntaz Dhrahmi ėshtė edhe pėrkujdesja e kėsaj shtatoreje, punė e cila i ėshtė ngarkuar nga bashkia e kryeqytetit. Konkretisht shtatorja e Adem Jasharit do tė inaugurohet me rastin e festės sė Pavarėsisė, pas datės 26 nėntor. Nė ceremoninė e pėrurimit do tė jetė i pranishėm edhe Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi.

Sipas mjeshtrit Dhrami, shtatorja pothuajse ka pėrfunduar nė baltė dhe ka mbetur pėr t’i hedhur kallėpin e bronzit pėr ta bėrė gati pėr pėrurimin e vitit jubilar.

Adem Jashari nė bronz, jo mė bust, por shtatore, ka si ideator kryesor kreun e Bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha, i cili pak kohė mė parė e ka thėnė shkarazi nė njė nga takimet e tij pėr tė mos prishur kalendarin e tė papriturave me rastin e festės sė madhe.

Shtatorja do tė inaugurohet me rastin e festės dhe bashkė me tė pritet qė pėr qytetarėt e Shqipėrisė, dhe tė gjithė shqiptarėt e trojeve qė do tė vizitojnė Tiranėn, tė vendoset pėr 100-vjetor njė shtatore e Ismail Qemalit dhe njė tjetėr e Ahmet Zogut. Shtatoret e kėtyre figurave u vendosėn qė tė ngriheshin nė vitin jubilar, me shumicė votash nė mbledhjen e fundit tė kėshillit bashkiak.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė