Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-05-12, 14:36   #38
Denim
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-02-12
Postime: 1,102
Denim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėmDenim i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ilirėt Nė Mesdhe

Lulėzimi i ekonomisė Ilire gjatė perandorisė Romake

Sa ma shumė thellohemi nė studimin e historisė aq ma shumė njihemi me pushtimet dhe pasojat qė na sollėn pushtuesit. Nga tė gjitha kėto pushtime, ai Romak ishte me njė kohėzgjatje ma tė madhe, prej shek. III para Krishtit deri nė vitin 495 pas Krishtit, por nė tė njėjtėn kohė kjo periudhė pushtimi mbet periudha ma e begatė nė tė gjitha kohnat:
Gjatė kohės qė Shqipnija vazhdoi tė jetė si pjesė e Perandorisė Romake tė Perėndimit gėzoi njė shkallė begatije dhe qytetnimi qė nuk asht pėrsėritė ma asnjėherė nė historinė e saj mijvjeēare. Pėrmes Shqipnis kalonte atėherė Via Egnatia, njė nga rrugėt tregtare ma tė mėdha qė bashkonin Perėndimin me Lindjen. “Me sa duket Qeveria Berisha por e pėrsėritė kėtė histori vėrtetė tė Lavdishme”. Autostrada Durrės – Morinė, asht sinjifikativi i kėtij mendimi: Via Egnatia kqyrej si vazhdim pėrtej Italisė i Via Appia, dhe prandaj ishte vija ma me randėsi e komunikimit me Orientin. Fakti se dallohej me njė emen tė posaēėm dėshmon randėsinė qė kishte, mbasi shumė pak rrugė tė antikitetit njifen me emnat e tyne. Besohet se emni “ka mbetė” nga ndėrtuesi i saj, njė i quejtun Egnatium, jetėshkrimi i tė cilit nuk dihet deri mė sot. Via Egnatia pėrmendet pėr herė tė parė nga Polibi, i cili shkruan se asht ndėrtue mbi shtratin e njė rruge tė maparėshme aty nga shek. II-tė para Krishtit. Rruga fillonte nga Durrėsi dhe Pojani dhe tė dy degėt puqeshin diku afėr Elbasanit dhe s’andejmi, Via Egnatia kalonte pėrmes Ohrit dhe Manastirit pėr tė mbaruar nė Selanik. Nė shek. IV mbas Krishtit, Via Egnatia u zgjat deri nė Bizancė. Udhėtimi nga Roma nė Bizancė zgjaste 24 ditė. Disa nga ngjarjet ma tė pėrmenduna tė historisė Romake janė lidhė me historinė e Via Egnatit: Pėr ciceronin ishte rruga e mėrgimit; pėr Pompeun, rruga e ritiratės drejt Azisė, pėr Antonin e Oktavianin rruga ma e shpejtė, pėr tė la gjakun e Ēezarit. Randėsia e kėsaj rruge ishte ma tepėr ekonomike. Nėpėr kėtė rrugė zhvillohej njė tregėti intensive nė tė dy drejtimet. Italia ishte nė atė kohė qendra industriale e Perandorisė. Ajo eksportonte mallėra tė fabrikuara prej leshi e mėndafshi, prej qelqi e metali, vazo, artikuj luksi etj. Importoheshin nė Itali kryesisht gjana ushqimore, landė minerale, ar, argjent, landė ndėrtimi etj. tregtija ishte nė duart e sipėrmarrėsve qė kishin si prona tė tyne doket, magazinat, anijet dhe karvanet qė pėrdornin.

Ata qė banin tregti me boten e jashtme udhėtonin deri nė vendet ma tė largėta tė Perandorisė dhe lidhnin kontrata pėr shuma tė mėdha. Pėrparimi ekonomik i pėrgjithshėm pati si rrjedhim ngritjen e qendrave tė reja ekonomike pėrtej kufijve tė Italisė. Provincat e Ilirisė dhe tė Maqedonisė fituan njė vend me randėsi nė kėtė valė tė gjanė aktiviteti tė Perandorisė, nė fushėn ekonomike.

Plini, shkruan se nė kohėn kur Perandor ishte Neroni u zbulue nė Dalmaci njė minierė florini qė jepte ma tepėr se 20 kg metale tė ēmueshėm nė ditė. Ka gjasė qė nė Shqipninė Veriore tė kenė qenė shfrytėzue burime bakri. Shoqnia Italiane qė punonte para luftės nė minierėn e bakrit nė Rubik, kishte zbulue tunele nėn tokė, qė besohej se mund tė ishin ēelė nė kohėn e romakėve.

Qyteti Byllis, nė lindje tė Vlonės, njihej nė kohėt e vjetra si qendra e prodhimit tė serės apo asfaltit, qė pėrdorej pėr tė lyer dėrrasat e anijeve pėr tė ndalur depėrtimin e ujit nė mes tyne. Eksploratori francez, Pouqueville i kohės sė Ali Pashė Tepelenės besonte se afėr Gusmarės, nė qarkun e Beratit, punoheshin miniera argjendi: “Argjendi i Ilirisė dhe ari qė prodhohej nė Maqedoninė Lindore, ishin pa dyshim njė burim me randėsi tė ardhunash pėr thesarin e Perandorisė”. Provinca e Maqedonisė (qė pėrfshinte pjesėn ma tė madhe tė tokave shqiptare) ishte burimi kryesor i landės sė ndėrtimit pėr kantjeret detare tė Perandorisė. Skelat bregdetare dhe kryesisht Pojani, Durrėsi dhe Lleshi (Lezha), ishin qendra tregėtare me rėndėsi nėpėr tė cilat kalonte njė pjesė e madhe e mallrave qė shkėmbeheshin ndėrmjet Italisė dhe Orientit. Njė sasi e madhe drithi dhe prodhimesh tė tjera bujqėsore qė prodhoheshin nė fushėn bregdetare tė Shqipėnisė dėrgoheshin nė Itali. Njė sasi vene, voji dhe djathi tė zgjedhun t’Ilirisė, si dhe peshku i konservuem, nga liqenet Iliriane tė Shkodrės dhe Ohrit, eksportoheshin n’Itali. N’atė kohė lumejt e Shqipnisė kishin zallin e d’lirė nga llomi dhe anijet mund tė lundronin njė distancė tė gjatė nga bregu i detit. Durrėsi dhe Pojani gėzonin njė lulėzim tė jashtėzakonshėm si limane tranziti n’mes t’Italisė dhe Europės Juglindore. Lezha loste po atė rrol pėr Shkodrėn, Kosovėn dhe vendet ma pėrtej. Pare argjendi me stemen e Durrėsit janė gjetė nė gjithė Ballkanin deri nė Hungari. Siē dihet, Romakėt ia ndėrruen emnin Durrėsit nga Epidomnus nė Durracium, mbasi emni qė i kishin dhanė kolonistėt e Korintit tingėllonte pak si ters nė gjuhėn latine. Ky qytet i famshėm i historisė kishte kalue fatkeqėsinė me u shkatėrrue ma se njė herė nga tėrmeti dhe njerėzija besonin se ishte njė denim pėr viset e banorve tė tij tė korruptuem dhe tė hasdisun nga pasunia e teprueme. “Shikoni sa kemi vuejt nen pushtimin Romak!”. Mendoj se asht e domosdoshme njohja e Rinisė me kėtė histori nė mėnyrė qė ajo tė bajė krahasimin mes pushtuesve dhe tė nxjerrė konkluzionet. (M.B) Pojani ishte sidomos njė qendėr kulturore me njė Universitet ku Jul Ēezari dėrgoi Oktavianin pėr tė plotėsue studimet. Straboni, - lavdėron qytetin pėr urtėsinė e ligjeve dhe tė legjistatorėve qė i kishin hartue.

A ju vjen zani zotėni parlamentarė, se cilėt ishin ligjvėnsit para 16 shekujsh? Cicėroni e quan Pojanin – “Pojani i Madh dhe i mrekullueshėm”. Asht vėrtetė pėr tė ardhun keq kur historia manipulohet apo keqinterpretohet nga njerėz tė politizuem apo fanatikė – pesė shekullorė. Duhet tė jemi krenarė me para ardhėsit Ilirė, dhe me veprat qė na lanė gjatė shekujve qė drejtuan Perandorinė Romake, Perandorinė ma tė fuqishme tė kohės. Gėrmimet qė u banė nė Pojan para luftės sė Dytė Botėnore, nėn drejtimin e arkeologut francez – Leon Rey, nxorėn nė shesh mbeturinat madhėshtore tė atij shkėlqimi tė hershėm, por, puna mbeti nė mes. Mbetėn edhe shumė zbulime pėr t’u ba para se tė mundė tė shkruhet historia e plotė e popullit shqiptar nėn sundimin e Romės Republikane dhe Imperiale.

Perandori – August u ba shkaktar pėr rindėrtimin e Butrintit (Buthrakun) qė ndodhej nė atė kohė nė buzė tė detit. Simbas njė Legjende tė Vjetėr, Butrintin e ndėrtoi pėr tė parėn herė Heleni, biri i Priamit, simbas modelit tė Trojės. Nė kohėn e Perandorisė Romake, duket se ka qenė njė qytet i lulėzuem ku shkėlqente kultura Latine. Gėrmimet arkeologjike tė para luftės, nxorėn nė shesh shumė monumente. Bustin e Perėndeshės sė Butrintit, Mbreti Zog, ia dhuroi Musolinit. Vlen tė theksohet se, pushtuesit nuk kanė qenė tė njėllojtė. Duhet kujtue se Spanja, afro 700 vjet ka qenė e pushtueme prej arabėve, por ata kanė lanė vepra tė shkėlyera tė kulturės sė tyne. Nuk duhet harruar se, Algjeria ka qenė koloni franceze pėr ma se njė shekull, por francezėt lanė aty gjurmėt e njė qytetnimi plot vlerė. Po tė shikosh kryeqytetin Algjer, ai ngjason kaq shumė me Parisin, sa asnjė qytet tjetėr i botės.

Nė qoftė se kemi folur pėr pushtimin pesėshekullor osman, kjo nuk duhet parė nė rrafshin fetar, por kryesisht nė vandalizmin qė pėrdori nė shkatėrrimin e monumenteve tė kulturės, infrastrukturės dhe tė gjitha vlerave tė tjera. Nuk di tė jetė ndėrtue ndonjė monument kulture gjatė pushtimit pesė shekullor osman. Edhe nė qoftė se asht ndėrtue ndonjė urė apo rrugė, atė e kanė ndėrtue vezirėt shqiptarė, siē asht Ura e Mesit nė Shkodėr, apo Bizisteni, tė cilat u ndėrtuen nga pashallarėt – Bushatllijė.
Sundimtarėt pushtues nuk duhen gjykuar nga ana religjioze, por duhet parė, cilėt ndėrtuan dhe cilėt shkatrruan.
Denim Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė