Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-07-13, 16:54   #760
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Gjykata Federale e Zvicrės vendos tė mos u paguhen pensionet kosovarėve







Bern, 05.07.2013

Zvicra edhe nė tė ardhmen mund tė vazhdojė tė mos ua paguajė pensionet e moshės dhe ato tė invaliditetit kosovarėve qė kthehen tė jetojnė nė Kosovė. Kėtė qėndrim e ka publikuar sot (e premte) Gjykata Federale, si instanca mė e lartė e gjyqėsisė sė Zvicrės, si njė vendim parimor, bazė pėr kėtė problematikė qė po zvarritet tash 3 vite.

Siē ėshtė shkruar tashmė shumė herė, tė gjithė kosovarėt tė cilėve u ėshtė ndarė pensioni i moshės ose i invaliditetit nga 1 prilli i vitit 2010 e tutje, atė nuk und ta shfrytėzojnė nėse kanė vendosur tė jetojnė nė Kosovė. Por ata kanė tė drejtė qė nė rast tė kthimit tė pėrhershėm nė Kosovė tė tėrheqin pėrnjėherė tė gjitha kontributet qė kane paguar pėr pensionet nė fjalė.

Ndėrprerja e pagesės sė pensioneve ishte anulim njėanshėm nga ana zvicerane, i marrėveshjes pėr sigurime sociale nė mes tė Zvicrės dhe ish Jugosllavisė nga viti 1962. Si shkas kishin shėrbyer dyshimet pėr keqpėrdorime nga pensionistėt kosovarė, disa raportime pėr kėrcėnime tė detektivėve socialė tė dėrguar nga Zvicra nė Kosovė dhe mungesa e sigurisė sa i pėrket regjistrit civil nė Kosovė.

Ndėrsa nė vendimin e saj Gjykata Federale ka shkruar veē tjerash se “Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe pėr kėtė arsye marrėveshja pėr sigurimet sociale e vitit 1962 me Jugosllavinė bėhet e pavlefshme, transmeton albinfo.

Pėr kėtė arsye shtetasit e Kosovės, pas shpalljes sė pavarėsisė nuk mund tė bartin automatikisht edhe shtetėsinė e Serbisė krahas asaj kosovare. Pėr kėtė arsye ata, me rastin e marrjes sė pensionit zviceran nuk mund tė thirren nė marrėveshjen pėr sigurime sociale Zvicėr-Serbi qė vazhdon tė jetė e vlefshme", shprehet Gjykata Federale e Zvicrės.

Gjykata Administrative Federale e Zvicrės (njė shkallė mė poshtės se Gjykata Federale) bazuar nė ankesat individuale tė disa pensionistėve kosovarė kishte marrė vendim nė favor tė tyre. Kundėr kėtij vendimi ishte ankuar nė Gjykatė Federale Zyra Federale pėr Sigurime Sociale . Ankesa e saj fillimisht pėr shkaqe procedurale, nuk qe marrė nė shqyrtim.

Njė sėrė aktivitetesh kryesisht nga organizmat sindikalė, ė Zvicrės dhe tė Kosovės janė zhvilluar lidhur me kėtė problematikė gjatė tri viteve tė fundit. Parlamenti i Kosovės nga ana e tij kishte miratuar njė kėrkesė pėr vazhdimin e marrėveshjes sė sigurimeve sociale me Zvicrėn.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė