Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-12-11, 16:43   #5
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Imam Aliu dhe agresorėt



Gjatė historisė, pushtetet e ndryshme janė pėrballur me kundėrshtarė dhe kritikė. Natyrisht qė rėndėsia dhe mėnyra e pėrballjes sė kėtyre kundėrshtarėve nuk ka qenė e njėjtė. Nė kėtė mes, mund tė hedhim njė vėshtrim mbi pushtetin katėr vjeēar tė Imam Aliut a.s., si njė pushtet i plotė islamik dhe mėnyrėn e tij tė pėrballjes me kundėrshtarėt. Duhet tė kemi parasysh se gjendja sociale e popullit tė kohės sė Imam Aliut a.s. dhe lloji i kundėrshtarėve tė tij nė krahasim me kėto fenomene nė kohėn aktuale kanė ndryshime shumė tė mėdha. Prandaj dhe mėnyra dhe metoda e pėrballjes sė Imam Aliut a.s. me armiqtė e tij ėshtė njė leksion shumė i rėndėsishėm pėr tė gjitha pushtetet.
Disa njerėz mund tė jenė kundrshtarė tė njė pushteti tė caktuar dhe nuk marrin masa tė dhunshme ndaj atij pushteti. Por disa tė tjerė, pėrveē se kanė kritika, ata kundėrshtimin e tyre e shprehin me anė tė dhunės dhe armėve dhe vazhdimisht kėrkojnė shkatėrrimin e tij. Kėshtu qė Imam Aliu a.s. kishte parasysh karakteristikat e ndryshme tė kundėrshtarėve tė tij dhe ndaj cdo njėrit kishte sjellje tė veēanta. Ai hazret pėrpiqej qė me anė tė debatit dhe dialogut t'i tejkalojė dyshimet e tyre dhe ata t'i udhėzojė nė rrugėn e drejtė. Por disa nga kundėrshtarėt e hz. Aliut u rebeluan dhe filluan luftė kundėr tij. Mėnyra e ashpėr dhe e dhunshme e tyre e kishte detyruar Imam Aliun qė t'i pėrgjigjej nė tė njėjtėn mėnyrė. Zakonisht liderėt dhe tė dėrguarit e Zotit, luftėn e shihnin si opsionin e fundit pėrballė armiqve dhe shtypėsve. Nė kohėn kur disa popuj nuk pranonin tė udhėzoheshin nė rrugė tė drejtė dhe luftonin pėrballė tyre, atyre nuk u mbetej tjetėr gjė, pėrveēse tė luftonin. Lufta nė realitet bėhej pėr tė mbrojtur jetėn shpirtin dhe tė drejtat e popullit.
Armiqėsitė ndaj Imam Aliut a.s. filluan nė kohėn kur ai filloi tė zbatojė traditėn e Profetitt Muhammed dhe tė vendosė drejtėsinė nė shoqėri. Ai ishte lider qė kėrkonte zbatimin e drejtėsisė dhe nuk lakmonte pushtetin, por kur populli shkoi nė derėn e tij dhe i bėri presion pėr ta pranuar pėrgjegjėsinė e kalifatit, edhe ai u detyrua qė tė pranonte atė dhe nė kėtė mėnyrė u zgjodh udhėheqės i myslimanėve. Me tė pranuar kėtė pėrgjegjėsi, hz. Aliu bėri tė ditur se atė e ka bėrė me tė vetmin qėllim qė t'i zbatojė tė drejtat e tė shtypurve dhe ta vendos drejtėsinė nė shoqėri. Nė realitet, realizimi i vėrtetė i drejtėsisė dhe pėrballja me agresorėt ishte edhe shkaku i urrejtjes dhe armiqėsisė sė disave nė atė shoqėri. Madje edhe disa nga shokėt e Profetit, tė cilėve mė herėt me tė padrejtė u ishin shkelur tė drejtat e tyre, pushtetin e Imam Aliut a.s. e panė tė dėmshėm.
Nė kėtė mes, Talha dhe Zubejri tė cilėt nė pushtetet e kalifėve tė mėparshėm ishin pasuruar nė mėnyrė tė paligjshme duke keqpėrdorur arkėn shtetėrore te myslimanėve, me ardhjen e Aliut a.s. nė krye tė pushtetit, pritnin qė tė zinin poste tė larta. Por sipas Aliut a.s.., pasuria nuk kishte ndonjė vlerė tė theksueshme. Kėta persona kur e panė drejtėsinė e Imam Aliut, atėherė u rebeluan kundėr tij. Kėta dy persona (Talha dhe Zubejri) megjithėse kishin pranuar kalifatin e Aliut, por pėrsėri atij i shpallėn luftė. Persona tė kėtillė nė histori njihen me emrin 'Nakesin' apo shkelės tė marrėveshjes. Kėta dy persona martirizuan shumė shokė tė Imam Aliut a.s.. Para se tė ndodhte lufta, Imam Aliu u dėrgoi shumė letra dhe kėshilla qė tė heqin dorė nga qėllimet e liga tė tyre dhe tė udhėzohen nė rrugėn e drejtė. Madje, edhe kur ata u rreshtuan pėrballė ushtrisė sė Imam Aliut dhe filluan tė sulmojnė atė, Imam Aliu nuk lejoi ushtrinė e tij qė tė fillojė luftėn. Mė nė fund megjithėse ai nuk deshi, lufta filloi me sulmet e ashpra tė armikut. Por nė vazhdim, ushtarėt e Xhemelit pėrjetuan njė humbje tė madhe.
Imam Aliu a.s. pastaj i fali tė gjithė ushtarėt e zėnė robė dhe me ta pati njė sjellje shumė fisnike. Mervan Hakemi ishte njėri ndėr udhėheqėsit e ushtrisė sė armikut, i cili shokėve tė tij u tha: Ne i kemi bėrė padrejtėsi Aliut dhe pa asnjė aryse kemi thyer marrėveshjen e kalifatit me te. Por kur ai ngadhėnjeu ndaj nesh, nuk e kisha parė askėnd mė madhėshtor dhe mė falės pas tė dėrguarit tė Zotit".
Muavija, biri i Ebu Sufjanit ishte njė armik i fuqishėm i Imam Aliut a.s.. Me vite tė tėra kishte pushtetin nė Sham dhe atė e udhėhiqte me dhunė dhe presion. Kėshtu qė, njė kalif i drejtė dhe korrekt si Imam Aliu a.s. i cili pėrpiqej tė vendoste drejtėsinė nė shoqėri, nė asnjė mėnyrė nuk mund tė pranonte njė person tė kėtillė qė tė udhėhiqte Shamin. Pėr atė dhe nga Muavija kėrkoi qė tė ofronte dorėheqjen nga posti i guvernatorit tė Shamit. Nė anėn tjetėr, edhe Muavija punonte qė pushtetin e tij tė padrejtė ta shtrinte nė zonat tjera tė banuara me myslimanė. Andaj ai duke paraqitur arsye tė kota nuk pranonte tė japė dorėheqje nga posti i tij. Letrat dhe kėshillat e Imam Aliut a.s. nuk patėn as ndikimin mė tė vogėl te Muavija dhe nė kėtė mėnyrė puna shkoi deri te konflikti me armė.
Para se tė fillonte lufta e Seffinit, hz. Aliu a..s. akoma pėrpiqej qė problemin ta zgjidhte pa derdhur gjakun e myslimanėve. Por Muavija e filloi luftėn pasi qė mendonte se do tė dalė fitues nė kėtė luftė dhe nė fund do ta merrte pushtetin e myslimanėve. Filloi lufta dhe pas disa ēasteve ushtria e Muavijės u pėrball me humbje. Por nė kėtė mes, Amr Bin Asi, njeri i afėrt dhe kėshilltar i Muaviut, me njė hile i mashtroi disa ushtarė tė Imam Aliut a.s. dhe zgjidhjen e problemit ia dorėzuan disa personave tjerė tė pavarur. Kjo zgjidhje e cila u quajt 'Hakimijet' apo arbitritet pėrfundoi nė interes tė Muaviut dhe ēėshtja u zgjidh nė mėnyrė tė padrejtė me lojėn e rrezikshme tė Amr Bin Asit. Por Aliu a.s. asnjėherė nuk pranonte t'i nėnshtrohej padrejtėsisė dhe mashtrimit, pėrsėri vazhdoi tė kėrkojė dorėheqjen e Muavijės nga Shami.
Havarixhėt ishin grupi tjetėr i armiqėve tė Imam aliut a.s., tė cilėt dallonin nga dy grupet tjera tė armiqve tė tij. Kėta persona ishin disa pjesėtarė tė ushtrisė sė Imam Aliut a.s. tė cilėt, pasi ishin naivė dhe injorantė, ishin mashtruar dhe atė e kishin detyruar tė pranonte marrėveshjen e padrejtė Hakimijjet. Por mė vonė, pasi u bė i qartė qėllimi i kėsaj marrėveshjeje, u penduan nga veprimi i tyre i mėparshėm, ku e kishin detyruar Imam Aliun ta nėnshkruante marrėveshjen nė fjalė. Kėshtu qė ata nė mėnyrė ziliqare edhe nga Aliu kėrkuan qė tė pendohet nga nėnshkrimi i marrėveshjes. Por pasi qė Imam Aliu a.s. tė drejtėn e konsideronte nė anėn e tij, nuk pranoi kėrkesėn e tyre. Andaj dhe 12 000 ushtarė tė Imam Aliut a.s. u shndėrruan nė armiq tė tij, tė cilėt mė pas u njohėn si Havarixhė.
Havarixhėt kishin mendime radikale dhe fanatike. Ata ishin tė mendimit se njeriu bėhet qafir nėse kryen madje vetėm njė mėkat. Edhe pėrballė Imam Aliut a..s ishin shumė tė kėqij dhe tė egėr. Havarixhėt ndaj Imam Aliut a.s. silleshin shumė ashpėr dhe gjithnjė shkaktonin probleme kur Imam aliu a.s. mbante ndonjė fjalim apo kur falte namazin nė xhami. Shokėt e Imamit shumė herė kėrkonin qė tė luftonin kundėr tyre, por ai i ndalonte. Ai duke ju drejtuar Havarixhėve tha: "Dijeni se derisa jeni me ne, ju pėr tri tė drejta nuk do tė privoheni: 1. Nuk kam pėr t'ju ndaluar tė hyni nė xhami dhe tė lutni Zotin, 2. Nuk do t'ua ndėrpres rrogat nga arka e shtetit,3.Derisa nuk na sulmoni, nuk do tė luftoj kundėr jush.
Megjithė fanatizmin dhe radikalizmin e verbėr tė Havarixhėve, Imam Aliu a.s. disa herė debatoi me ta dhe dėrgoi njerėz t'a udhėzojnė kėtė grup nė rrugėn e drejtė dhe mė nė fund arriti rreth 8000 prej tyre t'i kthejė nė rrugėn e vėrtetė. Pjesa e mbetur e Havarixhėve mė nė fund i shpalli luftė Imam Aliut a.s.. Edhe Imam Aliu pėr tė mbrojtur njerėzit u detyrua tė luftojė me ta dhe kėtė grup injorant dhe fanatik e shpartalloi ashpėr.
Kėshtu qė Imam Aliu nė luftėrat e tij kundėr armiqėve tė tij asnjėherė nuk dėshironte tė derdhte gjakun e njerėzve dhe asnjėherė nuk ishte i pari ai qė fillonte luftėn. Madje ai gjatė luftės i kėshillonte ushtarėt e tij qė tė ruajnė rregullat njerėzore dhe morale, kėshtu qė tė mos vrsinin tė plagosurit dhe civilėt, tė mos ia mbyllnin burimet e ujit armikut dhe tė mos ua shkatėrronin shtėpitė atyre. Edhe pse Imam Aliu a.s. nė fund u martirizua nga njė havarixh, por mėnyra e sjelljes sė tij me kundėrshtarėt, ashtu sikur punėt tjera tė tij, ishte shembulll pėr tė gjithė pushtetet e kėsaj bote.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė