Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-07-09, 22:21   #3
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 11 letra tė Dom Nikollė Gazullit pėr Norbert Joklin

5

Z. Profesor,


Po Ju nisi prej faqes 50- deri nė 82, tė fjalėvet tė rralla qi kam muejtė me mbėledhė.

Kėshtu kam krye, besoj, pėrlimin qi i vuna vedit, ndaj Z. Tande.

Kishte me pasė dishir me Ju dėrgue edhe do toponomastikė tė Malėsisė sė Madhe; ndoshta Ju vyen.

Ndė kėtė mbeledhje janė edhė do fjalė me pikė pėvetėse; i kam vu nė rresht tė tjeravet vetėm sa me i vyejtė dikuejt si gjurmė pėr me i ndjekė. Ndė seminar papnuer ndė Shkodėr asht tuj u pregatitė nji fjaluer i shqipes qi ka me dalė me randėsij shum, pse ndė tė po punon Z. D. Ndre Mjeda qi asht ndėr ma tė zott si ndė theorij si ndė praktikė tė giuhės, prandaj ka me dalė si nji fjaluer themeluer pėr ata qi kanė me u botue ma vonė.


Kuer te Ju dalinė ngae, s'keni m'u kursye pa ma ēfaqė me nji letėr pėrshtypjen qi po Ju ban kėjo mbėledhje e emja; asht e vogėl e vėrtetė, ashtu edhe shtjellimi i fjalėvet s'asht gjithmon ma i miri, por me gjithkėta, asht mbas dishirit tė Juej, pse shumica e fjalėvet qi janė mbrendė kurr, kujtoj s'kjenė shkrue.

Besoj qi nji mbėledhje tė mirė fort e ka edhe At Bernardin Palaj O.F.M famullitar pėr tash ndė Toplanė (Adresa - Kuvendi i Franciskajvet - Giuhadol - Shkodėr); besoj qi s'kishte m'u kursye me jau ēue.

U falem nderes shum fort pėr librin e mbramė qi mė dėrguet.

Tuj Ju pėrshėndetė me gjith zemėr, jes:


I Z. sė Juej

D. Nikoll Gazulli


Riollė, mė II-V-31


6

D. Nikoll Gazulli

Famullitar i Riollit

Te Nush Ēoba - Serreq


Z. Profesor,


Kėtu mbrendė po Ju mbylli pėrshkrimin e fjalėve tė rralla prej faqes 32 (pėrfshi, deri nė faqe 49).

Besoj qi do t'i keni marrė faqet tė tjera qi Jau kam dėrgue ndė muej tė Frorit, por qi un s'kam lajm prej Jush ende se i keni marrė; disheroj me e dijtė.

Ju falem nderės shum pėr librin e dytė qi mė keni dėrgue; besoj qi ka me mė vyejtė shum, sadoqi duhet me kėrkue shum pėr me gjetė ata emna bimėsh.

Tuj Ju falun nderės edhe nji herė pėr libėr, jes:


me nderime tė veēanta

I Z. sė Juej

N. Gazulli Meshtar


Riolli, mė 11, marc. 1931




7

N. Gazulli, meshtar

Famullitar i Riollit

te Nush Ēoba - Serreq

Shkodra - Shqipnij


Z. Profesor,


Tui kenė se kam nji mbledhje fjalėsh qi prej fq. 82, qi Ju pata dėrgue mbėrrin deri nė faqen 97, kishe me dashtė me i nisė me e dijtė se mundenė me Ju vėjijtė gjā pėr fjalorin t'Uej.

Ndėr kėto fjalė do tė ēuditėshme qi se besojshe se i ka giuha shqipe e mbajtun prej shum kuej si nji giuhė barbare.

Kam me Ju dėrgue edhe do ndreqje gabimesh tė bame ndėr fletė tė pėrparėshme.

Kuer tė marr nji gjegje, kam me i rreshtue fjalėt qi due tė Ju dėrgoj. Ashtu tė keni mirėsin me mė diftue a u muerenė tė gjitha fletėt e dėrgueme. Librat e Juej mė kanė vėjijtė shum fort ndėr hulumtime. Me kaq pėrfundoj e, mbetem.


Me nderime

mik i Juej

N. Gazulli


Riollė mė 3-IV-32.
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė