Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-10-06, 14:29   #40
Follow-ME
 
Avatari i Follow-ME
 
Anėtarėsuar: 07-07-06
Postime: 53
Follow-ME i dashurFollow-ME i dashurFollow-ME i dashurFollow-ME i dashur
Gabim

Jane tere ato gjera qe i tregojne njeriut se jeta eshte teper e shkurter,se nuk do mjaftonte kurre jo me nje jete por dhjetera te tilla ,qe ai te therriste vdekjen dhe te largohej i qete.

Ndofta bukuria dhe mallkimi i njeriut qendron sa te shkurtesia e jetes se tij aq edhe te pafundesia qe fsheh kjo shkurtesi.E vetmja gje qe mund te thuhet pa frike eshte se shkurtesia e jetes se njeriut behet e pafundme nga prania ne te e misterit,jo e misterit te jetes sesa e misterit te vetvetes!!Deri tani jan krijuar iluzione te guximit ,kurse guximi eshte fashitur me dhune ne thellesite e erreta te qenjes sone....marr guzimin te shprehem qe edhe Dashuria si e tille ka te beje ne menyre ekskluzive me vete forcen e njeriut per te ndare me personin tjeter gjithe ato brenga/ankthe qe kane vendin ne thellesite me te erreta te vetvetes sone,te shikoje ato pa u trembur dhe ne kete menyre te provoje te hape cofte edhe per nje milimeter te vetme deren e Vetvetes.
Nje dere e vetvetes e hapur edhe nje milimeter te vetme,eshte me e madhe se cdo dere e mbyllur,qofte kjo edhe nje dere piramideje.Nje dere e mbyllur piramideje nuk te qon drejt njohjes se te panjohures ,ajo te qon drejt te panjohures se njohur...GJithcka qe fsheh ajo preket,shihet,fotografohet,filmohet,gjithcka fsheh dera e vetvetes as nuk shihet,as nuk preket,as nuk filmohet,ajo vetem analizohet me te vetmin mjet qe ka sot ne dispozicion njeriu,me FJALEN.

DHE ne fillim ishte fjala dhe ne fund do te jete fjala!!

Ndryshe nga mjetet e tjera,fjala,ashtu si mund te tregoj hapur ,cilter,ashtu edhe mund te fshehe,te mashtroje....Keto veti fjala ka shekuj qe i ka shpalosur dhe po i shpalos,te dyja me te njejten force,me te nejten kembengulje ,duke krijuar dy njerez te ndryshem brenda nje njeriu..me absurdja eshte se ndersa ka njerez qe me ciltersine munde te ngrihen ne qiell,te dytet vullnetarishte me me qejf fundosen ne balten e perbuzjes shpirterore,aq sa krijohet pershtypja se njeriu perqafon me me kenaqesi hipokrizine dhe udhehiqet prej saj sesa ciltersine,,,prandaj ndaj mendimin se mu ketu cendrojme para dilemes se madhe"athua dashuria erdhi si dhurate e ciltersise sone,apo eshte edhe nje mjet tjeter per ngopjen e egos sone njerzore,per arritje personale qe karakterizon qenjen tone qysh nga fillimi i kohes"!!..

p.s.Dashuria eshte poezia e ndjenjave,ose eshte sublime ,ose nuk ekziston fare...kur ekziston ,ajo shkon duke u rritur gjithnje
__________________
Ne te gjithe jemi kaq te kufizuar..sa cdo here mendojme se kemi te drejte!!
Follow-ME Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė