Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-09, 17:08   #1
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Prof. PETRO FUNDO

Prof. PETRO FUNDO


(19 Mars 1909 – 1 Mars 1989)


Ishte viti 1991 - 92, kur fillova me mendue me shkrue diēka pėr tri figura tė mėdha qė kam njohtė nė Shkodėr: At Pjetėr Meshkalla S.J., Profesor Petro Fundo dhe Pjetėr Gjini, mujta me realizue deri ku mujta vetėm At Pjetėr Mėshkallėn, ndėrsa, dy figurat tjera nuk pata dhe as nuk mujta me sigurue material aqsa mė duhej pėr Ta. Dij vetėm se njė material i Prof. Fundos iu dorėzue nga e shoqja Angjelina, At Zef Pėllumbit por, asgja ma gjatė...
Prof. Fundon unė e njohta nė vitin 1955, posa erdhi nė Shkoder tė dytėn herė mbas vitit 1946, kur pat kenė prof. matematike nė Gjimnazin “29 Nandori”, dhe u pat largue pak kohė mbasi studentėt e komitetit tė rinisė komuniste, e patėn nxjerrė nė njė karikaturė nė gazetėn e murit tė shkollės me njė automatik nė dorė, tue pushkatue ata “me njėshka”. Ishte kėrkues i landės sėpse ate qė shpjegonte donte qė tė pėrvetsohej nga nxanėsit.
Profesori asht lindė nė Korēė, me 19 Mars 1909. Ishte nga njė familje intelektuale dhe me pikpamje pėrparimtare antikomuniste. Mbante korespondencė vetėm me vėllanė e vet Prof. Kristaqin, nė Tiranė dhe njė motėr tė martueme me njė shqiptar nė Rumani.
Korespondenca me vėllain ishte e rregullt dhe e vazhdueshme, sėpse jepshin e merrshin ndėrmjet tyne vazhdimisht rezultatėt e problemave tė matematikės, dhe siē mė tregonte me humor: “Kam harruar ta pyes si ėshtė me shėndet?...”
Mbasi pat krye gjimnazin e Korēės, ka pėrfundue studimet e larta pėr ingjenjeri elektrike por, i apasionuem qė atėherė mbas matematikės sė lartė nė Montepelier tė Francės dhe njihte gjuhėn frengjishte, greqishte, italishte dhe rumanishte.
Mė tregonte njėherė, kur ishte me studime nė universitet nė Francė, “nota mė e mirė atje ishte 20. Unė arrija deri tak 14. Mbas shumė pėrpjekjesh arrita deri tek 16. Ndėrsa, 18 e lart tek 20 ishte pėr ata studentė, qė ishin shkencėtarė qė nė bankat e shkollės...”
Mbas sa vitėsh nė universitetin e Tiranės, nė fakultetin e matematikės, komunistėt e larguan se, tha: “Nuk shpjegoj unė lėndėn sipas tekstėve sovjetike sėpse ata kanė gabime!”.
Kishte takue njėherė shokun e tij tė vjetėr, me tė cilin njihėj qė nė Francė, posa ai kishte dalė nga burgu i Burrelit, Foto Balėn, nga Himara. Me kėrkesėn e atij, kishin shkue nė Komitetin Qendror tė PPSH, mbasi Foto donte me takue njė shok tjetėr po t’asaj kohė, Enver Hoxhėn, me tė cilin, kishin “ngrenė nė njė trapez”, siē thonte Prof. Fundo. Mbasi kishin shkrue emnat tek “dezhurni”, kishin pritė njė orė. Mbas njė ore “dolli sekretari i tij dhe na tha, shoku Enver ėshtė shumė i zenė dhe nuk ju pret dot!”. Prej asaj kohė (rreth vitit 1953 – 54?) nuk kishin ba ma asnjė pėrpjekje me e takue asnjėni as tjetri. Mendimi i Tij pėr E.Hoxhėn ishte: “Njė terrorist i lindur aq sa imoral!”, si dhe ate, qė kam shkrue edhe tek libri “Njė Monument nėn dhé” tė cilėn, e pėrsėriste shpesh: “Diktatorėt si ay, vazhdojnė pėr tė sunduar edhe pas vdekjės!”. Njė thanje qė koha e ka vėrtetue plotsisht nė Shqipni!
At Konrrad Gjolaj nė librin “Ēinarėt” shkruen: “I vetmi nė botė qė ka mujt me realizue dėshirėn e Leninit asht kenė Enver Hoxha, qė e ka qeverisė kėte popull si shaka (bushtra – shen. FR), tue hangėr klysht e vet e, tue shkye njerzit e pafajshėm pėr andjet e tija tė ndyta, nė tė gjitha normat e moralit njerzor.
Tregonte i nderuemi Prof. Petro Fundo (qė nuk e kuptoj si i ka shpėtue): “Ishim duke ngrėnė nė njė trapez, kur ishim studentė nė Francė, unė dhe Foto Bala nga Himara. Erdhi aty edhe Enver Hoxha, ky ishte i rregjistruar nė universitet, por nuk di mėse merrej. Provime nuk jepte. Ishte i pashėm. Pak mbasi u ul, pyeti Foton, ēfarė do tė dėshroje tė bėje kur tė mbarosh shkollėn? Foto iu pėrgjigj, do tė doja tė tregėtoja me Francėn. Mė pyeti edhe mua, po ti Petro? – Unė i pėrgjigja, Profesor. Mbas pak u kujtova ta pyes edhe unė atė, po ti Enver, ēfarė do tė bėhesh? – Ai u pėrgjigj: “TERRORIST”! Edhe sot nuk e di sėsi mė shpėtoi nga dora piruni qė isha duke ngrenė... e, pėr ēudi, vetėm atij ia plotėsoi Zoti dėshirėn!...” (fq 216).
Nė mėngjez kur prėgatitej me dalė prej shtėpisė vet me shkue nė punė, nė shkollėn e mesme tė zooteknikės (ku matematika vlersohej edhe mbas fiskulturės), kur e sollėn nė Shkoder rrinte pak minuta tek dritaria nalt, vėrente nėse ka dalė apo jo pėrpra tij drejtori i “njohtun”i gjimnazit Skender Villa, ish hetuesi i vitėve 1945 nė qytetin e Korēės, i cili banonte nė katin e poshtėm (mbasi i tillė ishte edhe Skenderi) dhe, mbasi kalonte ai delte Prof. Fundo, pėr mos me i thanė as “mirė mengjezi”, mbasi nuk donte jo ta pėrshėndeste por, as ta shihte me sy tė ballit... “atė spijun tė qelbur”, siē e cilėsonte Profesori.
Profesor Fundo deklarohej Katolik. Kjo nuk ishte falso, mbasi nė biseda dhe bindje tė shprehuna prej Tij, besimi tek Papa ishte i palėkundun. Mund tė tham me plot gojė se ishte ma Katolik se shumė tė tjerė, qė kanė lindė e vdekė prej familjeve katolike tė njohtuna nė Shkodėr. E diela dhe ditėt e festave fetare pėr Té ishin ditė lutjesh dhe bamirėsije. Njė tė vorfėn qė Ai mund ta takonte nė rrugė dhe nuk kishte tė holla me e ndihmue, pėr Profesor Fundon, ishte “vuajtje”. Kur trokiste dera dhe flitėj se asht tue pritė njė fukara aty, Ai hapte raftat e sirtarėt me gjetė bukėn ma tė mirėn dhe, jo, kafshata, pėr me ia dhanė. Xhepat e Tij gjithnjė ishin bosh nga lypsit. Madje, tregonte njėherė: “Kam shkuar tek bėrberi dhe, mbasi jam qethur, u detyrova me i thėnė bėrberit se, do ti sjellė paratė nesėr, se ata 30 lekė qė kisha nė xhep, ia fala njė fukarasė duke ardhur tek ti!...”. Berberi, i cili e njihte me kohė Profesorin kishte qeshė dhe, i kishte thanė: “Po edhe mos mi sjellė fare, nuk ka rėndėsi!...”.


__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante