Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-07-09, 17:10   #2
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Prof. PETRO FUNDO

Pėr lypsit thonte gjithmonė: “Mos i zeni mė gojė kurrė emrat e tyre, se ėshtė shumė mė e vėshtirė pėr tė lypur, se pėr tė falur!”. Profesori ishte shumė mikpritės dhe bujar. I ndrronte fėtyra nga gėzimi kur hapėj dera e dhomės ku rrinte dhe shihte njė mik qė i shkonte pėr vizitė. Gjithmonė kėrkonte me sy njė karrigė boshe karrshi ku ishte tue qendrue vetė, pėr me shkėmbye biseda e mendime.
Kushrinjtė e tė shoqės sė Tij Angjelinės, i donte me tė vėrtetė me gjithė zemėr.
Ai kishte shtėpinė e hapun pėr shumė miqė, intelektual si Gaspėr Ugashi, Sandėr Bushati, Xhavit Beli, Kol Ashta, Petro Zheji, Rrok Ndoja etj. si, dhe pėr Klerikėt e njohtun: At Pjetėr Meshkalla, At Aleks Baqli, Don Mark Hasi, Don Nikoll Mazrreku, Don Pashko Muzhani, etj. me tė cilėt i ka vazhdue lidhjet deri nė 1967, me “Revolucionin Kultural”, kohė nė tė cilėn, Ai u detyrue me u vetizolue ashtu si gjithė populli shqiptar.
Mbas arestimit tė Klerit Katolik, Ai vazhdonte me ndigjue Meshėn nė radio.
Me anėn e Motėr Davės, Ai ka ndihmue klerikėt edhe ndėr burgje me aqsa kishte mundėsi, kryesisht, Ata qė nuk kishin asnjė ndihmė ekonomike nga asnjė njeri.
Shkonte dhe sillej rreth gurve tė thėmelėve tė Kishės sė Zojės tek Kalaja dhe shpesh pėrsėriste: “Unė nuk di a do ta shoh por, ju, do ta shihni atė Kishė tė rindėrtuar mbi ata gurė tė atyre thėmelėve...Tė gjithė rrėnonjėsit e Kishave historikisht kanė dėshtuar me turp dhe shėmbull i kėsaj ēmendie ishte edhe Bonaparti, qė pėrfundoi nė Sant Elena!...”
Kur u pat sėmue me sy nė vitin 1968 dhe e dėrguen nė Rumani pėr operacion, para se me hy nė sallėn e operacionit, mjeku e ka pyet: “A ke dėshirė pėr ndonjėgjė, mbasi nesėr do tė bėjmė operacionin? – Ky i asht pėrgjigjė: Do tė dėshėroja tė mė sillni njė Prift Katolik, mbasi kam dėshirė pėr tu rrėfyer dhe kunguar, mbasi ka pak vite qė nė Shqipėri, nuk kam patur mundėsi ti bėja!”. Mjeku ia ka sjellė Priftin aty mbas gjysėm ore. “Kur dola nga operacioni, - shpjegonte Prof., – mė trajtuan shumė mė mirė se mė pėrpara operacionit, mbasi njė motėr (murgeshė), qė i shėrbente i kishte treguar, se: Nuk tė njihnim, mbasi kėtu nga Shqipėria sjellin vetėm komunistė pėr mjekim!...”.
Njė natė mbas uratve tė darkės aty nga viti 1986, e shoqja, i thotė: “Ti vazhdo e thuej edhe njė Rruzare Purgatorėsh, se unė po prėgatis ēajėn...” Ky i asht pėrgjigjė: “Mirė, edhe unė do thėm njė Rruzare pėr Enver Hoxhėn, mbasi pėr shpirtin e tij nuk lutėt njėri nė Shqipėri, ndoshta, Zoti ka mėshirė dhe e falė pėr ato tė zeza qė ka bėrė!”. Angjelina i ka kundėrshtue me ngulm, se Zoti nuk ka me ta vue veshin ma as ty, kur tė keshė nėvojė, qė lute pėr té! Por, Prof. ka vazhdue punėn e vet... me Rruzare nė dorė ka vazhdue lutjen.
“Unė vėndosa tė lutėm pėr té, se Zoti na porositė, qė né ti falim armiqėt tonė, por edhe tė lutemi pėr ata. Unė po kryeja detyren time ndaj Pėrendisė, jo, ndaj Enverit!”.
Profesori ishte shumė i ēiltėr dhe i gjithanshėm nė bisedat e tija. Ai vėrtetė ecte pa pėrshėndetė njeri, por mendja gjithnjė vazhdonte me i punue nė fushėn e shkencės. Kur Ai fliste pėr fluturimet nė hapsinė, shpjegonte me kompetencė vėrtetsinė e kenjes sė Zotit tė provueme nga pėrparimi i shkencės, kryesisht me fluturimet qė bahėn nė kozmos. Pėr kėte arėsye Ai gjithnjė veprėn e vet ia dedikonte dhuratės qė i kishte dhanė Zoti me arrijtė nė ato rezultate pune shkencore, tue i shndritė mendjen dhe tue i ruejt shėndetin. Nė ēdo rezultat tė shkruem me dorė nė fletėt e fletorėve tė punimėve tė Tij, nalt shėnohet K.L.J.K. qė dmth, “Kjoftė Levdue Jezu Krishti”, mandej vazhdon punimi!...Ja bindja e nje dijetari!
Punonte pa pushue nė fushėn e matematikės edhe pse ishte krejt i izoluem nga bota shkencore, gjithmonė me shpresėn e hapjes sė Shqipnisė “njėditė”, tė cilėn nuk e arriti...
Kishte njė humor shumė tė hollė e domethanės. Mė pyeste: “Hė, ke bėrė gjė kėto ditė nė pikturė?” Unė, shpesh, i thojshe: “Asgja, Profesor, mė ka ra njė demeli e nuk i kam prekė penelat me dorė!” Ai qeshej dhe, mė thonte: “Shumė mirė, shpejtė ke pėr tė bėrė njė vepėr arti tė bukur, mbasi koha e “dembelisė” ėshtė periudhė mendimi, krijuesit qė mendojnė bėjnė gjėra tė bukura. Ata qė kujtojnė se duke punuar pėrditė truri ju krijon gjėra tė bukura e me vlerė artistike, apo shkencore, gabojnė! Kur njeriu kujton se ka rėnė nė njėfarė plogėshtije apo dėmbelie, atėherė, truri i tij prodhon diēka me vlerė!”.
Kur ka pa veprėn teme grafike “Krishti i vdekun” (1961), (vepėr e vėndosun nė kopėrtinėn e librit “Martirizimi i Kishės Katolike Shqiptare 1944 – 1990”, qė i asht dhurue Papės Gjon Pali II, nė vitin 1993), mė ka thanė: “Tė gjithė artistėt qė punojnė Jezu Krishtin, mbesin tė pėrjetėshėm nė art dhe, shpesh ka ndodhur qė, ajo vepėr ka mbetur kryevepra e atij artisti!”. Kishe me thanė se, ky pėrkufizim asht i pakundėrshtueshėm nė rastim tem!
Nė vitin 1985 – 86, u bisedue se Shtraus i Bavarisė sė Gjermanisė, kėrkonte nga udhėheqėsit komunistė tė Shqipnisė, hapjėn e kufinjve, lirimin e tė burgosunve politik dhe lirinė e Fesė nė Shqipni. Kur unė i tregova kėte Prof. Fundos, Ai tha: “Ja pra, i erdhe fundi i pritur edhe komunizmit nė Shqipėri, Zoti do ta bėnte njėditė shkatėrrimin e kėtij sistemi, por Mbrekullia e shkatėrrimit qėndron nė faktin se, fundi komunizmit i erdhi me Lirinė e Fesė, dyert e ferrit u shpartalluan pėrgjithmonė! Vėrtetė mė ke dhėnė lajmin mė tė gėzuar!”
Ai vėrtetė vdiq me 1 Mars 1989, nė pragun e ramjes sė Murit Berlinit, por siguria e Fitores sė Lirisė sė Fesė dhe kapitullimi i sistemit komunist nė botė tek Ai ishin njė bindje e plotė, arritja e kėsaj fitore tė madhe tė shumė tė pritun pėr Té ishte e padiskutueshme.
Kjo lidhej kryesisht me besimin e Tij tė palėkundun tek Zoti dhe me Veprat e Tij, nėpėrmjet Mėkambėsit tė Vet nė tokė, Papės Gjon Pali II, fjala e tė cilit, gjithnjė pėr Prof. Petro Fundon ishte njė “aksiomė matematike”: “Zoti, Até e ka shpėtuar nga atentati i Ali Akēa, mė datėn 13 Maji 1981, pėr t’i treguar njėrėzimit se Ky Papė i zgjedhur nga Unė, ėshtė Ai, qė do tė shpėtojė Botėn mbarė nga komunizmi!”...
Prof. Petro Zheji, nė ceremoninė private tė vorrimit nga familia, tek vorri, tha:
“Sot, kėtu, po varrosim njė shkencėtar...” dhe, me tė vėrtetė aty na varrosėm:
“Njė shkencėtar, Njė dijetar, Njė pedagog, Njė Qytetar Nderi tė Shkodres qė na dhuroi Korēa dhe, Njė Katolik tė vėrtetė dhe tė denjė nė vazhdėn e Martirėve tė heshtun....”
Kėta pak rreshta nė shenjė nderimi dhe dashnije por, ma shumė respekti pėr virtytet qė na mėsoi dhe edukoi me sjelljen e Tij dashamirse Kristjane, tė njė Prindi tė vėrtetė!...
Ja kushtoj, nė kėte 100 vjetor tė lindjės...
Autori.
Tomori
__________________
USHTARI ATDHEUT
Jetoj e punoj per nji Shqipni te lire etnike
e demokratike, qe populli shqiptar me jetue
zot dhe krenar ne liri e lumtuni, ne
trojet e tona iliro-dardane.
LEKA I. MBRET I SHQIPTAREVE
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė