Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-07, 22:21   #4
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: At Zef Pllumi

Misionari i sė vėrtetės
Nderim At Zef Pllumit


Thonė se nė lashtėsi, nė njė nga vendet e Lindjes, njė mbret i ri, i sapo kurorėzuar nė moshėn njėzet vjeēare, ishte i etur tė njihte historinė e njerėzimit. Thirri pranė tij dijetarėt e mbretėrisė dhe i ngarkoi atyre detyrėn t’a shkruajnė atė. Mbas dhjetė vitesh pune para mbretit u paraqitėn dijetarėt me njė karvan prej njėqind devesh tė ngarkuara me rrasa guri, nė tė cilat ishte shkruar historia. Mbretit i u duk njė punė shumė e lodhėshme leximi i tyre e kėrkoi pėrmbledhjen e saj.
Dhjetėvjeēarėt kalonin. Historianėt e moēėm e pasonin detyrėn tek te rijtė. Pakėsohej numuri i deveve me rrasa guri por mbreti, tashmė i pėrthyer nga problemet e qeverisjes e pa entuziazmin e djaloshit njėzet vjeēar, nuk vendoste tė mėsonte historinė aq shumė tė dėshiruar. Nė shtratin e vdekjes, me sytė e shuar dhe flokėt e zbardhura, i cėmbonte nė tru mendimi se po largohej nga kjo botė pa njohur tė shkuarėn e saj. Mblodhi si dikur dijetarėt e mbretėrisė e u kėrkoi qė, me pak fjalė, t’i bėnin tė mėsonte historinė e njerėzimit. Atėhere mė i moshuari i tyre u afrua pranė shtratit dhe i tha: “Madhėri, njeriu lind, jeton dhe vdes. Kjo ėshtė historia e njerėzimit”.
Nė kėtė hark kohor, nė tė cilin dy pikat anėsore pėrfaqėsojnė ardhjen dhe largimin nga kjo botė, rrjedhin nė tė gjithė larminė e tyre jetėt e njerėzve tė cilat, tė bashkėrenduara nga kode rregullash e ligjesh, bashkohen si vijat e ujit nė shtratin e njė lumi pėr tė formuar shoqėritė e kombet. Rrjedhat e tyre pėrfundojnė nė detin e gjėrė qė ėshtė njerėzimi e ndėrthurja tyre pėrbėn atė qė quhet historia e njerėzimit. Ēdonjeri prej nesh ėshtė njė pikė uji nė oqeanin e madh tė njerėzimit, por jetėt dhe personalitetet e njerėzve nuk shėmbėllejnė si pikat e ujit. Ata kanė secili tė veēantėn e tij, duke filluar qė nga pamja e jashtėme pėr tė pėrfunduar tek bota e brėndėshme e padukėshme e mendimeve, ndjenjave, fantazisė, vullnetit, aspiratave, sendėrtimi i tė cilave pėrcakton rolin dhe vendin qė secili ze nė bashkėsinė nė tė cilėn jeton. Ai rol e ai vend janė tregues tė jetėgjatėsisė sė individit nė kujtesėn e pėrgjithėshme gjatė jetės dhe mbas fundit tė saj tokėsor. Ndėrsa mbi shumicėn e stėrmadhe tė emrave bie pa mėshirė pluhuri i harresės, mbi pak prej tyre ai nuk ve shtresė, nuk arrin t’i mbulojė.
Njė prej kėtyre emrave ėshtė ai i At Zef Pllumit, jeta tokėsore e tė cilit u ndėrpre nė mbrėmjen e vonė tė 25 shtatorit, nė njė nga spitalet mė tė njohura tė Romės, nė Policlinico Gemmelli. Parabola e jetės sė tij filloi nė mars 1924, njė vit fatal pėr demokracinė shqiptare, nė zemrėn e Arbėrisė sė lashtė, nė malėsinė e Lezhės, ku Skėnderbeu thirri Kuvendin themelues tė Lidhjes shqiptare dhe pėrfundoi nė kryeqytetin mijėravjeēar tė botės antike, nė Romėn e pėrjetshme. Ajo qe njė varg i gjatė mundimesh, vuajtjesh, dhimbjesh e sakrificash tė pafundme qė dhuna komuniste pa mėshirė i hodhi mbi shpinė, si orteqet e borės sė Alpeve tė Shqipėrisė, qė kur ishte njė djalosh i ri e deri sa trupi u kėrrus nga pesha e tyre dhe e moshės. Gati gjysma e jetės burrėrore tė tij kaloi nėpėr burgjet politike tė Shqipėrisė komuniste.
Ishin ata kampe vdekjeje e pune tė detyrueshme, nė njėzet vitet e para tė diktaturės, tempujt e shqiptarizmit ku ishin mbyllur mėndjet mė tė vyera e mė cilėsore qė kishte Shqipėria edhe se tė kthyera nė kavie sprovash nga kriminelė me pushtet, para tė cilėve Jozef Mengele ishte njė kopje e zbehtė. Prej bisedave tė tyre prifti i ri mėsonte historinė dhe bėmat e tokės amtare, i depozitonte thellė nė kujtesėn e tij tė pazakontė, pėr t’i rrjeshtuar mė vonė nė veprėn e tij monumentale “Rrno vetėm pėr me tregue”. Ata njerėz, dikur elita kulturore e kombit, me trupa tė shtrembėruara nga torturat, uria e puna shtazore, ishin pėr te si hojet e bletėve ku ai gjente nektarin e dijes njerėzore dhe substancat e koncentruara tė karakterit e tė moralit tė shqiptarit.
At Zef Pllumi ishte njė personalitet shumėplanėsh. Ishte prift katolik, i vendosur tė predikonte fjalėn e Krishtit e tė zbatonte mėsimet e tij. Ishte njė vrojtues i hollė i njerėzve, i jetės e dukurive tė saj, cilėsi kėto qė pėrbėnin humusin e mjeshtėrisė sė shkrimtarit. Por ai nuk ishte vetėm shkrimtari katolik, ishte dhe tribuni i fjalės sė lirė, ishte qytetari demokrat qė jetonte me problemet e pėrditėshme tė Vendit tė tij, qė nuk merrej me politikėn aktive por e shikonte atė me syun kritik tė atdhetarit, tė dashamirėsit tė fateve tė popullit tė tij. Si meshtar katolik i takoi tė pėrballonte, sė bashku me kolegėt e tij, furtunat mė tė fuqishme qė historia bashkėkohore ruajti pėr Kishėn katolike. Besoj se nuk ka institucion, nė botėn e diktaturave tė shekullit tė shkuar, tė meritojė titullin e martirit mė shumė se Kisha katolike shqiptare. At Zef Pllumi ishte njė shėrbyes i bindur e besnik i saj. Si i tillė ai e mbajti kryqin mbi shpinė gjatė gjithė jetės. Kalvarin e tij e pėrballoi me guxim, pėrvuejtėri, kurajo e stoiēizėm, duke qėndruar nė kėmbė, pa u rrėzuar, me besim tė patundur nė ndihmėn e Zotit, me shpresėn e palėkundur nė fjalėn e Krishtit.
Si i tillė ai u bė simbol i qėndresės ndaj sė keqes e i shpresės nė tė mirėn. Ishte simbol shprese mbas rrėzimit tė komunizmit, nė ata vite tė para tė demokracisė sė gjymtuar, kur ndihmat e organizatave bamirėse evropiane kalonin nė duart e tij pėr t’u shpėrndarė njerėzve tė drobitur nga skamja. At Zefi nuk i ruajti ndihmat dhe bursat e studimit vetėm pėr tufėn e tij apo ish tė pėrndjekurit. Ai i shpėrndau ato edhe pėr myslimanėt edhe pėr komunistėt. Ata fėmijė qė pėrfituan nga bursat e At Zefit, sot tė rinj tė shkolluar e me perspektivė, besoj se do tė kujtohen pėr t’i ēuar njė tufė me lule mbi varrin e tij. Pati dhe diskutime atėhere mbi kriteret e veprimeve tė At Zefit, por ai nuk mund tė dilte jashtė petkut qė kishte veshur, megjithėse kėrkesat pėr kompensimin e vuajtjeve e privacioneve nga ana e viktimave tė regjimit ishin mė se tė ligjėshme. At Zefi nuk mund tė bėnte dallimin “klasor” ndėrmjet fėmijėve e tė rinjve siē e kishin bėrė pėr gjysėm qindvjeti komunistėt qė me “trimėri” luftonin edhe me fėmijėt e djepit.
Ishte afėr tė shtatėdhjetave kur rifilloi tė predikojė nė kishėn e Shėn Andoit nė Tiranė. Nė atė proēes tė gjatė e tė fuqishėm qė ishte ringjallja e Kishės katolike shqiptare At Zef Pllumi mbeti njė famullitar i thjeshtė, nuk u ngjit nė hierarkinė e krijuar rishtas e, thuhet, se marredhėniet me tė nuk ishin idilike. Nuk jam nė brendėsi tė atyre marredhėnieve, por nuk mė duket bindės fakti qė njė martir me curriculum vitae dhe aftėsitė intelektuale tė tij tė mbetej njė famullitar i thjeshtė nė njė vend si Shqipėria, Kisha katolike e sė cilės kishte pėsuar valėn asgjėsuese mė shkatėrrimtare qė kishte njohur nė historinė e saj dymijėvjeēare. Tė mbijetuarit e asaj vale meritonin mė shumė vėmėndje…
Sot Zefi ėshtė takuar me etėrit e tij shpirtėrorė, ata klerikė, atdhetarė e demokratė tė masakruar nga komunizmi, qė aq shumė ndihmesė i dhanė formimit atdhetar tė shqiptarėve e kulturės sė tyre. Ai ka shkuar ballėhapėt dhe ata e kanė pritur me shumė dashamirėsi, mbasi Zefi i vogėl, qė ata e kishin patur nxėnės nė bangot e Kolegjit franēeskan, e kaloi provėn mė sė miri. Ai arriti nė majat e jetės kulturore tė popullit tė vet dhe amanetin e tyre pėr tė dėshmuar tė vėrtetėn e sendėrtoi plotėsisht. “Rrno vetėm pėr me tregue” kishte qėnė porosia e atyre qė patėn largpamėsinė tė parashikonin tragjedinė e dhimbėshme qė do tė pėrplasej mbi Shqipėrinė. At Zefi e tregoi atė mbas njė gjysėm shekulli, thjesht, pa shtesa e zbukurime, duke na lėnė njė vepėr tė pavdekėshme. Nė tė ai na tregoi historinė tonė tė vėrtetė, me hollėsitė e saj tė llahtarėshme, atė histori qė, ende sot, shumė kujt nė Vendin tonė nuk i vjen pėr mbarė t’a shohė tė shkruar e, aq mė pak, tė nxėnė nga brezat e rinj.
Nėpėrmjet shkrimeve tė tij e faqeve tė Hyllit tė Dritės, revistės tė tė madhit At Gjergj Fishta, tė cilėn ai e ringjalli pėr lexuesit shqiptarė, At Zefi foli me gjuhėn e meshtarit e tė martirit tė fesė, tė apostullit tė kulturės e kultivuesit tė vlerave tė pavdekshme tė popullit tė vet por, mbi tė gjitha, me gjuhėn e sė vėrtetės. Ta respektojmė tė vėrtetėn, mos t’a dhunojmė e shtrembėrojmė atė, t’i qėndrojmė besnikė pasqyrimit tė saj edhe atėherė kur nuk shkon nė dobinė tonė, kėta ishin mėsimet qė At Zef Pllumi na la si porosi nėpėrmjet jetės e veprės sė tij. Ai e shpalli dhe e mbrojti tė vėrtetėn nė tė gjitha format dhe shfaqjet e saj, nė shkrime, predikime, biseda e sugjerime pėr politikėn e mbarėvajtjen e shtetit dhe te shoqėrisė. Ishte ky parim qė e bėri veprėn e tij jo vetėm dėshminė mė tė fuqishme artistike tė dikaturės komuniste shqiptare, por edhe bartėse tė njė mesazhi tė fortė moral, jo vetėm pėr lexuesin e sotėm por edhe pėr brezat qė do tė vijnė.
Prandaj ne sot nderojmė me gjithė zemėr kujtimin e tij e ndjejmė njė kėnaqėsi tė veēantė kur dijmė se ai pati sodisfaksionin pėr sė gjalli tė vlerėsohet si “Nder i Kombit”, vlerėsim qė shpėrblen jo vetėm personin, por edhe historinė e tij dhe ndihmesėn e dhėnė nė kulturėn e shqiptarėve. Sot Shqipėria e fesė dhe kulturės ka veshur petkun e zisė. Sot ajo pėrciell nė banesėn e fundit, nė tokėn e Shkodrės sė lashtė, njė bir tė saj tė shquar, i cili do tė mbetet gjatė nė kujtesėn e saj.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė