Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-07, 22:26   #6
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: At Zef Pllumi

Ah Padre,
Sa shume e deshte ti popullin shqiptar, sa shume e deshte ti te drejten e te vertetn!!!! A thue do te keshe lane ndonji nxanes ne ate kuvendin e vogel qe me ta ndjeke shembullin ashtu siē e ndjeke ti ate te Fishtes e shume e shume te tjereve! A thue do t'keshe lane ndonje 'ndjekes' intelektual, ose ma mire me thane: 'djale' a 'vajze' qi me ta ndjeke shembullin e mos iu trembe kurrgjaje e kurrkuje?????

Sikur t'kishe mundsi me lexu shka shkruhet e thuhet sot neper gazeta, kishe me qeshe, nuk kishe me u ndale me i lexue, po kishe me vazhdue me pvete:
si po i ecen shkrimi filanit,
a po perkthehet ky artikull apo shkrim,
si po ecen botimi i kesaj apo asaj reviste
do ishe duke u interesua per studentat e tu qe i pate ēue nga te gjitha anet e botes e Europes, se per ty ata jane e ardhmja e Shqipnise qe ti deshte aq fort! Kur trokitshe ti ne dyert e Europes, me rastin ma te pare, mendove per rinine shqiptare/ Shqipnija ka nevoje per njerez te ditun thojshe, per njerez qe jane formue me ide occidentale! dhe nji nga punet e tua ne vitet e para pas ranjes se komunizmit ishte pikerisht kjo: formimi i rinise duke fillue qysh tek fmija qe shkonte ala n'kopsht e deri tak ai qe deshti me t'ndigjue!
E kush t'njofti ty e nuk t'deshti mar Padre! kush t'njofti ty e nuk mendoi: ky nier meriton nji lapidar - me fal padre! se e di qe tituj e lapidaret nuk ishin per ty, misioni yt nuk ishte kulti - dhe jam e bindun qe mos t'tishn vane ata intelektualet shqiptare - ata qe t'rrijshin ma afer - as titullin NDER I KOMBIT nuk kishe me e pranu! MAr padre ti JE nder i kombit - ti je nder i shqipinise, i asaj shqipnije qe te deshi aq fort e qe e deshte der sa i dhe lamtumiren, para se me kene nder, je bir i Shqipnise se pervuejtun - e ndoshta kjo pervuejtni t'bani me e dashte si jeta jote, e mbushun edhe ajo plot pervuejtni, plot tallaze..... por per ty ajo ishte jeta - ashtu sic predikojshe ne kishen e shna ndoit - merreni jeten ashtu si vjen, por mos leni mbas doret dashnine per njani-tjetrin e per Hyun, se vetem ne ket menyre ka kuptim jeta. E kur ajo bahet ma e veshtire se asnjehere - drejtohuni tek Krishti pasi vetem tek ai asht shpetimi e lumtunia - ky ishte edhe mesazhi qe ti vune ne kalendarin e Kshnellave - aq sa te mundeni - mbahuni tek Kryqi i Krishtit, se vetem ne ate mundesi nuk ka furtune e stuhi qe mund t'ju marrin me vete!
Kur jeta t'bahet e vshtire e pa e kuptueshme, merreni e lexojeni Librin e JOBIT - vetem pasi ta keni lexue 3 here keni me kuptue se shka asht jeta/////


'Oj Zane,t'kndojme , t'vajtojme deshta me thanun'


T'vajtojme oj zane - se na shkoi baba - shume gazeta te kane quejtun at / se per ty padre cdo gja e cdo njeri u trajtue si femija te ciles mund t'i jepet vetem nji dashni babet/aterore- deshte njeriun, deshte natyren, deshte cdo gja te bukur e te thjeshte/deshte kulturen/ deshte edhe demokracine shqiptare - se thojshe asht si fmija qi sa ka nise me ece e ēalon sa ne nje ane sa ne tjetren, por do t'vijne nji dite qe ka me ece pa u lekundun e ka me mujte me u bashku me shoqet e veta neper europen occidentale.

t'kndojme oj zane - se patem nje babe - edhe pse populli shqiptar nuk t'njohi gjate, per 15 e fundit kush t'njohu e kush pati vesh me t'ndigjue- t'deshti si babe e e ka kuptue porosine tande.

Te qofte udhe e mbare padre, e gezoju tash kanges se serafineve! - Gezoju fytyres se Huyt qe ti aq shume e deshte e permjes dashnise per Te, mujte me dashte e me ndihmue aq shume njerz, biles edhe ata qe t'bane me vuejt e u munduen me t'shue zjarrin e dashnise e zjarrin e s'vertetes.


Ktheji here pas here syte nga shqiptart e tu e shqipnija jote, padre!

FSH...
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė