Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-07, 22:39   #9
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: At Zef Pllumi

At Zef Pllumi, intervista e fundit


Elsa Demo
27-09-2007

http://www.shekulli.com.al/tpllib/im...pg&w=300&h=451

Nė vjeshtė tė vitit 2003, nė njė ditė dielli me dhėmbė, u takuam me At Zef Pllumin nė Fshatin e Paqes nė Shkodėr. Zbriste njė tė tatėpjete dhe fundi i gjerė i zhgunit tė murrmė i bėnte erė. Ndali tek rrethi i njerėzve qė kishin zėnė rrezen e diellit, lidhi nga pas duart kryq dhe iu drejtua njė gruaje nė moshė, njė francezeje qė kish ardhur nė atė takim tė pėrkthyesve tė huaj tė shqipes: Mos ke ftohtė Odilė? Hidhe xhaketėn nė shpinė.

Ē’ishin aty, rendėn tė bėnin nga njė foto me At Zefin. Para tij kishe ndjesinė se po takoje historinė. Prandaj mora guximin t’i kėrkoja njė ide pėr tė hapur nė shtyp njė cikėl shkrimesh pėr klerikėt e persekutuar tė dijes. Kisha pasur nė dorė deri atėherė vetėm vėllimin e parė tė “Rrno vetėm pėr me tregue”, aty ku ai nis e tregon edhe pėr kėto fakte. Dy tė tjerėt i gjeta mė vonė tek njė vitrinė bukinistėsh nė trotuar. Kur gruaja qė i shiste i nxori nga bodrumi i pallatit buzė rruge, pyeti: A je nga ato anė ti qė blen librat e padres? Je katolike? Jo, jam myslimane, nga Berati.

Librat e pater Zefit nuk kishin marrė kėtė popullaritet qė kanė 10 vjet pas botimit, madje atėherė qarkullonin fjalė se dikujt i interesonte qė “Rrno pėr me tregue” tė mos e gjendej nėpėr librari.

Aty tek ajo rrezja e diellit nė Fshatin e Paqes, biseda rrodhi dhe ati franēeskan qė siē do ta kishte zakon vitet e fundit nė takimet e rralla me orė tė gjata, duke e kaluar bisedėn degė mė degė ndėrtonte njė gjenealogji bashkėbisede dhe ti shihje se ai ishte kthyer prapė atje ku e kish nisur, tregoi pėr njė antropolog amerikan qė kish ardhur nė veri tė Shqipėrisė aty nga vitet tridhjetė, dhe kish marrė pėr kampion matjesh kryet e magjypėve tė kėsaj ane, pikėrisht aty ku po tregonte kėtė histori. Ishte nė natyrėn e tij gjuha parabolike si nė rastin e kėsaj rrėfenje pėr keqkuptimin banal tė racės shqiptare nga njė amerikan, si kur e sillte biseda pėr lumturinė, gruan dhe burrin, komunizmin, besimin. Parabolat e tij kishin pėr ēudi njė nėntekst tė hapur qė dėgjuesi mund ta interpretonte mesazhin e fratit si tė donte, por ama nga kumti qė kishe marrė varej vazhdimėsia ose e jo e takimeve me tė.
Njė mbrėmje tė vitit 2005 kur njė tufė njerėzish ishin mbledhur pėr librin e tij tė ri “Frati franēeskan i Bushatllinjve”, vajza e njė pėrkthyesi tė njohur u ngrit me qetėsi dhe i tha se babai i saj, po, ishte komunist me bindje, por aspak ashtu, njeri materialist, siē e kish pėrshkruar frati tek kujtimet “Rrno vetėm pėr e tregue”. Nuk e kundėrshtoi gruan. Tė nesėrmen u takuam nė shtėpinė e nipėrve tė tij, pranė kishės franēeskane nė Tiranė, aty ku nė ditėt e para tė demokracisė, pa shtėpi e katandi, ishte kthyer pėr tė bėrė pagėzimet e para. Unė do tė diktoj njė letėr dhe t’i do ta shkruash, mė tha, se nuk mundem nga sytė. Nė tryezė kishte lupėn e stėrmadhe dhe njė tufė letrash me shkrim dore. Mė diktoi pėrgjatė njė ore letrėn ku i kthente pėrgjigje gruas qė e kishte kundėrshtuar hapur nė sy tė njerėzve. Pak a shumė thelbi i letrės ishte ky: pavarėsisht kontributeve qė i kanė dhėnė kėtij vendi tė gjithė ata intelektualė qė nė vitet 30-40 u kthyen nga Evropa nė atdhe me idetė komuniste, ata qė nuk e ngritėn zėrin kundėr deformimit qė patėn idetė e tyre menjėherė pas vendosjes sė regjimit tė Enver Hoxhės, mbajnė pėrgjegjėsi pėr ēfarė ndodhi pas vitit 1945.

Tėrhoqa njė nga letrat mbi tryezė. Nga Amerika Petro Zheji i shkruante qė kishte vėnė nė rrugė tė mbarė pėrkthimin e tre vėllimeve “Rrno vetėm pėr me tregue”, porse ishte shumė e vėshtirė tė gjendej nė atė vend tė madh njė botues pėr kėtė libėr qė do mund t’i tregonte botės ferrin e “Shqipėrisė sonė tė dashur”.

U takuam pėr herė tė fundit mė 1 gusht nė kthinėn e tij tė ngushtė nė Kuvendin Franēeskan tė Gjuhadolit. Prapė tha se ndihej si plak. E kishte gjetur kėtė gjoja batutėn pėr tė hequr qafe pyetjet e kota si je me shėndet, si e ke zemrėn e trupin e tė tjera si kėto. Mė tha se njeriu nuk duhet ta tronditė jetėn e vetė nga fatkeqėsitė e njerėzve tė dashur, se ēdo njeri ka fatin e tij, dhe kėrkoi t’i mbushė me verė gotėn e vogėl tė ujit. Nuk kam pirė kurrė mė pėrpara nė jetėn time. Kur dola prej burgut njė njeri mė tha t’i qetoj therjet nė zemėr me njė gotė raki.

Kur sa isha penduar pėr fjalinė “Kam frikė se s’do takohemi mė”, ai shtoi njė “Po” qetėsisht pranuese, tė pėrgatitur, qė mezi priste ta nxirte jashtė fytit. Po kam frikė se s’do mundem dot ta mbaroj “Sagėn e fėminisė”. A do tė ketė njeri qė do ta botojė? Pyeti me dyshim sikur tė ishte njė fillestar nė kėsi punėsh dhe sikur tė mos i kish takuar atij dhe tė mos e kish merituar gjithė jehonė qė pati ribotimi i kujtimeve njė vit para.

Tregoi aty se Saga niste me lindjen e tij nė pyll. Kaq. Disa javė mė vonė u shtrua nė spitalin “Gemelli” nė Romė ku mbylli sytė mė 25 shtator. Dorėshkrimi duhet tė jetė akoma nė tavolinėn e vogėl, nė qoshe tė kthinės, nėn dritaren e drurit qė rrinte e mbyllur ato ditė tė nxehta ngushti, ngaqė ai kishte ftohtė. Kėtu Pater Zef Pllumi dha intervistėn e fundit qė mbyllet me fjalėt pėr Sagėn e fėminisė. Ky njeri ishte shkėputur nga trupi i nėnės me njė tė rėnė tė sėpatės mbi kordonin e kėrthizės. Dhe pastaj tė dy dilnin pėrmes pyllit.
Me At Zef Pllumin nė kuvendin franēeskan ku prej mė shumė se njė muaji ndihet i sėmurė. Njė bisedė pėr ndjesėn, besimin, fatin, guximin, politikėn dhe femrėn.

.........
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė