Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-07, 22:42   #11
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: At Zef Pllumi

Lamtumirė At Zef Pllumit

E Enjte, 27 Shtator 2007

Konsiderohej si pasardhės i Fishtės. Jo vetėm ikonė e qėndresės katolike nė vend, por edhe njė njeri i letrave dhe kulturės. Sot nuk ėshtė mė...

At Zef Pllumi, "drejtuesi shpirtėror i kuvendit franēeskan" mbylli sytė mbrėmjen e sė martės nė moshėn 73-vjeēare.

"Ati" kishte disa muaj qė lėngonte nė shtratin modest tė dhomės sė tij nė Kuvend, teksa shtynte ditėt mes shėnimeve tė veta, qetėsisė franēeskane dhe fėmijėve qė e vizitonin herė pas here.

I burgosur nga regjimi komunist nė vitin 1947, Zef Pllumi ėshtė njė prej atyre njerėzve mbi tė cilin regjimi komunist rėndoi tepėr. Pas daljes nga burgu, ai ka qenė prift nė Malėsinė e Madhe dhe mė pas nė Tropojė. Politika e re e regjimit pėr mbylljen e kishave dhe xhamive nė vend bėri qė ai tė dėnohej sėrish dhe tė burgosej pėr rreth 25 vjet. Nga viti 1991 e nė vazhdim, me rėnien e regjimit komunist, ai ishte drejtuesi shpirtėror i kuvendit franēeskan. Por nuk pushon dhe pasioni i tij i dikurshėm pėr dijen dhe kulturėn. Nga viti 1993 deri 1997 rinxjerr revistėn "Hylli i Dritės", e cila pas njė ndėrprerjeje ka dalė dhe nė vitin 2003. Janė gjithashtu kėto vite kohė e njė veprimtarie krijuese pėr At Zefin. Ai shkruan dhe boton trilogjinė "Rrno vetėm pėr me tregue", vėllimet "Franēeskanėt e mėdhenj", "Frati i pashallarėve Bushatli, Erazmo Balneo", "Ut heri diēebamus-siē i thonim dje", ndėrkohė qė i ndihmuar nga nxėnėsit e vet, po punonte edhe pėr libra tė tjerė. Njė ndėr nismat e tij me vlerė tė pamasė ishte dhe ribotimi i kolanės sė plotė tė veprave tė etėrve franēeskanė, tė zhdukura barbarisht nga qarkullimi dhe nga raftet e bibliotekave. Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, nė vitin 2006 e dekoroi At Zef Pllumin me Urdhrin "Nderi i Kombit". Ndėrkohė qė njė vit mė parė, pikėrisht pėr veprėn "Rrno pėr me tregue" ai mori “Pendėn e artė”.

At Zef Pllumi do tė pėrcillet sot pėr nė banesėn e fundit mes nderimeve tė priftėrinjve e nxėnėsve franēeskanė, personaliteteve tė kulturės, artit dhe politikės.

Presidenti Topi, ngushėllime familjes Pllumi

Presidenti i Republikės, Bamir Topi, i dėrgoi sot njė mesazh ngushėllimi familjes Pllumi, si dhe Arkipeshkvit tė Mitropolisė sė Tiranės dhe Durrėsit, Imzot Rrok Mirditės pėr ndarjen nga jeta tė At Zef Pllumit.

“Me hidhėrim tė madh mėsova se At Zef Pllumi u nda nga ne. Nė kėtė ditė tė trishtuar, shembulli i kėtij burri tė shquar, i kėtij kleriku tė pėrkushtuar, martirit tė pėrvuajtur dhe shqiptarit tė kulluar, na bėn tė pėrulemi me respekt para veprės sė tij", vėren nė kėtė mesazh Presidenti, duke cilėsuar se "At Zefi i takon asaj plejade patriotėsh, tė cilėt iu kundėrvunė diktaturės sė egėr komuniste me zėrin e shpirtit, me dashurinė e Zotit dhe nė emėr tė kombit".

"Mbijetesa e tij ishte dėshmi e gjallė e ekzistencės sė Zotit. At Zef Pllumi iu kundėrvu si diktaturės, ashtu edhe armiqve tė kombit shqiptar. Ai ishte njė hero i gjallė dhe do tė mbetet i tillė nė kujtesėn historike tė Shqipėrisė, pėr tė cilėn luftoi nė emėr tė idealeve mė tė shenjta tė lirisė, pėrparimit dhe demokracisė. Pastė dritė shpirti i tij!” – pėrfundon mesazhi i Presidentit Topi.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė