Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-02-13, 01:00   #26
natyra
 
Anėtarėsuar: 19-01-08
Postime: 2,067
natyra e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Urime 5 vjetorin e pavarsisė sė Kosovės

Pesė Vjet Kosova e Pavarur

Gazeta:Bota SOT.


17 Shkurti shėnon 5 vjetorin e pavarėsisė sė Kosovės dhe populli i Kosovės ka shumė arsye pėrse tė jetė krenar. Nė vetėm pesė vjet si shtet i pavarur, Kosova ėshtė njohur nga gati 100 vende tė botės, ėshtė anėtare e Bankės Botėrore, FMN-sė dhe BERZH-it. Sovraniteti i Kosovės ėshtė mė i fuqishėm se kur mė parė me pėrfundimin e “pavarėsisė sė mbikqyrur”, ndėrsa marrėdhėniet ndėr-etnike po bėjnė pėrparim tė dukshėm dhe tė qėndrueshėm. Banka Botėrore afirmoi arritjet e Kosovės me raportin e fundit tė rėndėsishėm “Tė Bėrit Biznes 2012” ku thotė se asnjė vend tjetėr nuk pati pėrmirėsim aq tė ndjeshėm sa Kosova.
Ka qėnė njė nder dhe kėnaqėsi tė qėndrosh pėrkrah popullit tė Kosovės ndėrsa ata kaluan nga tragjedia nė triumf gjatė 20 vjetėve tė fundit. Por beteja nuk ka mbaruar. Kosova ende pengohet nga mungesa e vullnetit tė disa vendeve pėr ta njohur kombin e ri, ndėrsa vende tė tjera ende e bllokojnė Kosovėn tė bėhet anėtare e OKB-sė dhe tė pėrparojė normalisht drejt njė tė ardhme euro-atlantike.
Megjithė vėshtirėsitė, dialogu mes Kosovės dhe Serbisė i ndėrmjetėsuar nga Bashkimi Evropian ka shėnuar pėrparim tė vėrtetė. Ky ėshtė njė lajm i mirė. Takimet mes kryeministrave Thaēi dhe Daēiē dhe ai mes presidentėve Jahjaga dhe Nikoliē janė inkurajues pėr njė rajon qė ka aq nevojė pėr dhėnien fund tė konfliktit dhe pėr njerėzit qė kėrkojnė tė jetojnė nė paqe dhe prosperitet. Angazhimi personal dhe udhėheqja e Sekretares sė Shtetit Klinton dhe Shefes sė Politikės sė Jashtme tė Bashkimit Evropian Kethrin Eshtėn ka qėnė shumė i rėndėsishėm nė pėrparimin e arritur. Por ne nuk duhet tė ndalemi kėtu. Ka ardhur koha pėr tė shkuar mė tej marrėveshjeve tė vogla, mė pak tė rėndėsishme, drejt atyre qė mund t’i japin fund konfliktit afatgjatė.
Me Xhon Kerrin nė postin e Sekretarit tė Shtetit, ėshtė jetike qė Shtetet e Bashkuara tė vazhdojnė ta vendosin nė listėn e prioriteteve rajonin dhe tė sigurojnė qė dialogu nuk do tė degradojė nė bisedime thjesht pėr hatėr tė bisedimeve, pasi nė Ballkan, ne e dim nga pėrvoja se stanjacioni sjell zhgėnjim dhe konflikt. Vazhdimi i pėrparimit mes Kosovės dhe Serbisė dhe gjithė Ballkanit shoqėrohet gjithmonė me vėmendjen e Shteteve tė Bashkuara nė njė nivel tė lartė.
Sė bashku me dialogun, pėrparimi i Kosovės drejt strukturave kryesore Euro-Atlantike, Bashkimin Evropian dhe Naton, duhet tė jenė njė prioritet pėr Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt tanė evropianė. Brukseli po punon me Prishtinėn pėr ta ēuar Kosovėn drejt Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit dhe drejt liberalizimit tė vizave ku kosovarė do tė jenė nė gjendje tė lėvizin lirshėm nė Evropė si qytetarėt e vendeve tė tjera ballkanike. Fatkeqėsisht, pėrparimi ka ndalur dhe ėshtė ngadalėsuar, dhe ndryshe nga fqinjėt, ēdo hap i vogėl nė pėrparimin e Kosovės me Brukselin mund tė pėrballet me veton e njė nga pesė vendet anėtare tė BE-sė qė nuk e kanė njohur Kosovėn. Ndėrsa kjo e bėn rrugėn edhe mė tė vėshtirė, i bėn arritjet e Kosovės edhe mė tė rėndėsishme. Nė fund tė fundit, ne duhet tė jemi tė qartė se Kosova duhet tė pėrfshihet nė Evropė sė bashku me fqinjėt e saj, pasi nė tė kundėrt do tė krijonim njė gropė tė re tė zezė nė Ballkan ku shqetėsimet mė tė kėqija pėr krimin dhe korrupsionin mund tė bėhen realitet.
Rruga e Kosovės drejt Natos ėshtė e tė njėjtės rėndėsi. Sė bashku me vendet e tjera nė rajon, antarėsimi i Kosovės nė Nato do tė ēimentojė prespektivėn e saj Perendimore ndėrsa do tė shtojė njė tjetėr vend tė fuqishėm pro-amerikan nė aleancė. Sigurisht, anėtarėsimi nė Nato kėrkon qė Kosova tė zhvillojė njė ushtri, dhe unė jam i kėnaqur qė ne mund tė shohim hapat e parė nė kėtė drejtim mė vonė kėtė vit nėpėrmjet planifikimit tė njė ushtrie profesionale dhe mbrojtėse. Si njė republikė sovrane dhe e pavarur, Kosova ka ēdo tė drejtė tė ndėrtojė forcėn e saj tė armatosur dhe ėshtė njė arritje e mirė pėr njė vend qė ka nė plan tė punojė nga afėr me Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt tanė evropianė pėr kohėn dhe organizimin e forcės sė saj mbrojtėse. Ne nuk duhet tė dėgjojmė shqetėsimet iracionale tė disave qė shprehin dyshime tė pabaza rreth njė ushtrie tė mundshme tė Kosovės duke pasur parasysh garancinė se ajo do tė jetė e vogėl dhe me synimin mbrojtės. Pavarėsisht, unė mezi pres ditėn kur trupat e Kosovės do tė qėndrojnė krah pėr krah me ushtarėt amerikanė nė luftėn kundėr terrorizmit ndėrkombėtar.
Sigurisht qė ka sfida tė tjera qė vendi i ri duhet ende tė zgjidhė. Papunėsia ėshtė e lartė, korrupsioni vazhdon tė jetė pengesė pėr ekonominė dhe marrėdhėniet ndėr-etnike duhet tė vazhdojnė tė forcohen. Nė tė njėjtėn kohė, marrėveshjet mes Serbisė dhe Kosovės duhet tė zbatohen plotėsisht dhe strukturat paralele nė veri duhet ose tė eliminohen plotėsisht ose tė bėhen pjesė transparente e njė shteti Kosovar tė unifikuar nė mėnyrė qė pakicat, kudo qė ndodhen, tė trajtohen drejtėsisht.
Shtete e Bashkuara kanė qėnė dhe do tė vazhdojnė tė jenė miqtė mė tė mirė tė Republikės sė Kosovės. Ne do tė vazhdojmė tė nxisim zhvillimin e Kosovės, respektin pėr sovranitetin e saj dhe zgjerimin e numrit tė vendeve qė e njohin atė. Me miqėsinė nė rritje mes dy vendeve dhe popujve tanė, kam shpresė se pesė vjetėt e ardhshme do tė jenė edhe mė tė mira sesa kėto pesė vjet tė para tė pavarėsisė.
______________________________________
// U tha u ba nga Miku i perhershem I Kosoves.z.ENGEL'i SHBA-s,,perpak e shkruva(egjeli):D

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga natyra : 19-02-13 nė 01:10
natyra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė