Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-03-07, 14:16   #27
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Post Kanavaro: Do te me shihni ne Mynih!

7 Mars Mbrojtesi italian i Real Madridit, Fabio Kanavaro, kembengul qe mund ta lere pas shpine te gjithe formen e dobet qe ka treguar muajt e fundit dhe mund te ndihmoje skuadren e tij te kualifikohet per cerekfinalet e Champions League ne sfiden e sotme ndaj Bajernit te Mynihut. Fituesi i Topit te Arte dhe "FIFA World Player" te vitit 2006 nuk ka qene aspak ne forme te mire qe prej kalimit ne Madrid qe nga Juventusi veren e kaluar, pasi ka luajtur - dhe fituar - Kupen e Botes me Italine. "Nuk jam ne nivelin tim me te mire. Nuk kam marre kurre aq shume kartona te verdhe ne nje sezon. Eshte nej pervoje e cuditeshme per mua. Por qe prej Kupes se Botes ishte e veshtire per mua", tha Kanavaro per mediat spanjolle. "Kam menduar shume per kete situate. Kam pare edhe lojtaret e tjere qe kane arritur ne finalen e Boterorit, si Tierri Henri pershembull, dhe duke pare qe edhe ata nuk kane qene ne forme shume te mire, shpresoj te jete ky shpjegimi", shtoi italiani. "Kur nuk je ne formen me te mire, e vetmja gje qe duhet te besh eshte te punosh me teper dhe kam ndermend te bej pikerisht kete".Kanavaro tha se skuadra e tij do te kerkonte me ngulm shenimin e nje apo me shume golave ne Mynih, pasi fitorja 3-2 e arritur ne Madrid nuk ka siguruar asgje per Realin. "E dime qe duhet te shenojme, perndryshe jemi te vdekur. Me golin e dyte qe pesuam ne Madrid gjerat jane bere me te veshtira, por nuk duhet te lelojme qe kjo te ndikoje per keq te ne. Madje, duhet te na jape force per te dhene maksimumin". Por kapiteni i Realit, Raul Gonzalez, mendon se skuadra e tij do ta kete te veshtire per te perballuar atmosferen ne "Allianz Arena". "Do te jete hera e pare qe luajme ne kete stadium. Tifozet do te jene shume me prane dhe do te jete ndryshe nga heret e tjera qe kemi luajtur ne Mynih", tha spanjolli.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė