Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-08-10, 20:35   #3
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ''Castriotto d’Albanie'' nga Michael Schmidt-Neke

Princ Kastrioto i Shqipėrisė


Stepani ėshtė nė kulmin e energjisė kriminale dhe tė krijimtarisė letrare. Prezanton veten si „filozof”, jo nė kuptimin e sotėm, por si njeri i dijes e i letėrsisė dhe trillon identitete tė rremė njėrin pas tjetrit. Deri nė vitin 1775 ka botuar disa vėllime tė vogla poezish me emrin e vėrtetė „Stefano Zannovich”; pastaj shpėrndan lajmin e rremė pėr vdekjen e vet. Nė njė letėr drejtuar Volterit ai vetė e paralajmėron se ėshtė nė prag tė vdekjes sė sigurt dhe boton edhe „Vepra post mortore”.

Me „vdekjen” e kont Zanoviēit lind njė hero i ri: Stjepan Hanibal - princ Kastrioto i Shqipėrisė, princ i Malit tė Zi, pinjoll i Skėnderbeut, i dėbuar prej turqve nga atdheu. Pėr njėmbėdhjetė vjet me radhė kjo fantazmė do tė udhėtojė nėpėr oborret mbretėrore tė Evropės, duke krijuar njė rrjet kontaktesh me pushtetmbajtėsit e kohės, duke pėrfshirė mbretin prusian Frederikun e Madh e perandoreshėn ruse Katarina e Madhe dhe Kontin Mihail Oginski, kandidat i dėshtuar pėr fronin e Polonisė, i cili shndėrroi pallatin e tij nė Slonim, nė njė qendėr ndėrkombėtare tė kulturės bashkėkohore.

Suksesi mė i madh ėshtė njė biografi e shkurtėr e Skėnderbeut „Kastrioti i Madh i Shqipėrisė”; libėrth qė u botua frėngjisht, gjermanisht edhe rusisht dhe, pas vdekjes sė autorit, edhe suedisht. Si pėrmbledhje e shkurtėr e jetės sė Gjergj Kastriotit nuk ėshtė i rėndėsishėm, por tregimi kombinohet mė pėrhapjen e parimeve tė iluminizmit. Nė shtratin e vdekjes, Skėnderbeu kėshillon tė birin tė ruajė lirinė e qytetarėve ndaj klerit katolik dhe tė themelojė njė gazetė tė lirė!

Njėkohėsisht, pėrdor edhe identitete e tituj tė tjerė. Shfrytėzon faktin se nga 1767 deri 1773 nė Malin e Zi ka sunduar njė burrė (identiteti i vėrtetė i tė cilit edhe sot ėshtė krejt i panjohur) me emrin Stiepan Mali (Shtjefėn i Vogėl), i cili nga malazezėt u njoh si ish-cari rus Petar III. Ky car ishte rrėzuar nga bashkėshortja e tij, Katerina e Madhe, nė vitin 1762; nė rrethana tė paqarta u vra ca ditė pas rrėzimit. Zanoviē pretendon se ai ishte ky Stjepan Mali, vrasja e tė cilit ishte vetėm njė kamuflazh; duke botuar edhe biografinė e tij. Nė Evropė kuptohet se Mali i Zi dhe Shqipėria janė dy vende tė ndryshme dhe se njė tregim i tillė nuk pėrputhet as me faktet, as me logjikėn.

Shumė monarkė tė Evropės janė rritur me kulturė tė gjerė, me frėngjishten si gjuhė tė kulturės e tė diplomacisė, dhe i kishin oborret e tyre derėhapura pėr intelektualė tė huaj, njerėz tė filozofisė e tė letėrsisė. Frederiku, jo vetėm se mban njė korrespondencė tė pasur me Volterin, por edhe diskuton ēėshtje financiare mė Kazanovėn. E pret edhe princin Kastrioto, por me zgjuarsinė tipike merr vesh shumė shpejt sė ky ėshtė njė sharlatan.

Zanovich me zgjuarsinė e tij dinake pėrqendrohet nė trashėgimtarin Frederik Guilelm, qė ishte djalė i vėllait tė Frederikut. Princi i ri, pėr dallim nga mbreti, kishte njė natyrė tė butė dhe karakter qė mund tė ndikohej.

Stepani i dedikon njė varg poemash e librash (Kurani i princėrve tė parashikuar pėr fronin), nė tė cilat idealizon princin si monarkun e ardhshėm ideal. Mund tė supozohet se ka pasur qėllim qė tė emėrohej oborrtar i lartė, pasi qė princi i ri tė merrte fronin, por nuk do tė gėzonte kėtė ditė . Princi i adhuruar nga Stepani pėrfundon si mbreti mė i dobėt nė historinė e Prusisė. Frederik Guilelm II nė fillim quhet „i Shumėdashuri” e nė fund tallet nga populli si „Bredharaku i Trashė”.

Mbreti nė fund jep urdhėr tė arrestojė Stepanin, por ai u arratis nga Prusia dhe gjeti strehim nė Slonim te konti Oginski. Marrėdhėnia me motrėn e kontit, Genofeva Bzhostovska-Oginska pėrjetėsohet nė poema tė panumėrta pėr „Geltruden e Polonisė”. „Princi i Shqipėrisė” botoi e ribotoi njė libėrth pėr tė ardhmen e Polonisė me titull „Horoskopi politik i Polonisė, i Prusisė dhe i Anglisė”.

Shpeshherė vjershat e Zanoviēit, zakonisht tė shkruara ne italisht a frėngjisht, lavdėroheshin pėr elegancėn e pėrsosurinė poetike, por ka edhe zėra tė tjerė. Johann von Mannlih, piktori zyrtar i oborrit tė dukės sė Cvajbrykenit, vėren se vjershat e porsadala nga shtypshkronja, tė cilat princi i rremė u shpėrndante lirisht vizitorėve tė tij, janė jo gjė tjetėr, pos plagjiatura tė poemave tė markezit Pompinjon. Kjo tregon vėshtirėsinė e madhe tė vlerėsimit tė krijimtarisė sė Zanoviēit, sepse nuk njihen mirė burimet e tij. Ai shkruan nė njė epokė tepėr tė frytshme nė tė gjitha degat e letėrsisė dhe ka shumė pak specialistė, tė cilėt njohin akoma autorė tė tillė tė humbur.


.....
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė