Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:05   #16
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

3. Kundėr ēdo kompromisi nė qėllimin final



Nė pranverėn e vitit 2001 Ibrahim Rugova kishte vizituar Berlinin. Atė botė nė Maqedoni bėhej luftė dhe nė takimin me kancelarin gjerman, Gerhard Schröder, ky i fundit i kishte kėrkuar liderit legjendar i Kosovės qė ti dėnonte luftėtarėt e UĒK-sė nė Maqedoni. Europa ishte e zemėruar me shqiptarėt, madje nė shumė kryeqytete vlerėsonin se "Ishte bėrė gabim qė NATO kishte intervenuar pėr ēlirimin e shqiptarėve tė Kosovės nga sundimi e dhuna serbe". Ajo e quante vendimin pėr ēlirimin e Kosovės si njė "dhuratė" pėr shqiptarėt dhe konsideronte se lėvizjet e dhunėshme tė shqiptarėve nė Preshevė, Medvegjė e Bujanoc mė 2000-tėn e ajo e shqiptarėve tė Maqedonisė nė pranverėn e vitit 2001 ishin "thikė prapa shpinės sė saj".

Shtypi gjerman i asaj kohe ishte shprehur kritik edhe ndaj Rugovės, sepse Ai nuk kishte pranuar ofertėn e kancelarit, Schröder, pėr ta dėnuar luftėn ēlirimtare tė shqiptarėve nė Maqedoni. Madje, Rugova me gjakftohtėsinė e Tij karakteristike, pasi kishte dėgjuar deri nė fund bashkėbiseduesin, kishte lėshuar atė shprehjen brilante tė urtėsisė popullore: "Do tė bėhet mirė zoti Kancelar"!, - kishte thėnė, duke vėnė buzėn nė gaz. Kaq kishte mjaftuar dhe me kėtė thėnie filozofike e kishte kapėrcyer dilemėn qė ēdo udhėheqės mund ta kishte nė njė takim tė tillė me njė kancelar tė shtetit mė tė fuqishėm europian.

Me siguri qė ky qėndrim, i kritikuar ashpėr nė mediat e asaj kohe nė Gjermani, nuk do tė vinte nė shprehje prej asnjėrit prej udhėheqėsve politikė shqiptarė. Po pse ndodhte ndryshe atėherė me Ibrahim Rugovėn? Kėtė qėndrim e shpjegon qartė gazeta gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung e datės 23 janar 2006, kur shkruante se "Nė njė gjė Ibrahim Rugova qėndroi fort: Ai ishte i pakompromis deri nė fund sa i pėrket pavarėsisė sė Kosovės". ( ) Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung", 23 janar 2006......



4. Nuk kishte dėshtuar Rugova, kishte dėshtuar Europa



Por megjithė pėrpjekjet maksimale tė presidentit tė Kosovės pėr ta futur ēeshtjen e Kosovės nė margjinat dhe vendimmarrjen e Bashkėsisė Ndėrkombėtare pėr ish-Jugosllavinė, ajo e kishte injoruar kėtė problem. Njė letėr e Rugovės pėr lordin Kerrigton, i ngarkuar i OKB-sė pėr ish-Jugosllavinė, nė tė cilėn Ai kėrkonte tė drejtėn e barabartė me republikat ish-Jugosllave pėr pjesmarrje, debat dhe vendimmarrje pėr Kosovėn, ishte injoruar nga Fuqitė europiane. Kosova, megjithė kėmbnguljen e Rugovės, nuk ishte pranuar nė Kosnferencėn pėr ish-Jugosllavinė, tė mbajtur mė 1991 nė Londėr. Europianėt vazhdoni ta shihnin ēeshtjen e Kosovės si "ēeshtje tė brendshme tė Serbisė" dhe kėrkonin nga Serbia thjesht "respektimin e tė drejtave tė njeriut". Sesi mund tė quheshin "njerėz" dy milion shqiptarė dhe "popull" 200 mijė serbė e pakica tė tjera, kjo nuk mund tė gjente shpjegimin e vet shkencor.

Ndėrkohė qė SHBA-tė kishin treguar gatishmėrinė e domozdoshme pėr zgjidhjen e kėsaj ēeshtjeje delikate ballkanike e europiane, vetė Europa ishte treguar e ngathėt, e pa orientuar qartė dhe e pasuksesshme. SHBA-tė sė paku kishin koncepte mė tė qarta, ato nuk e trajtonin problemin e Kosovės thjesht si priblem tė tė drejtave tė njeriut. Tė gjitha deklaratat dhe dokumentet zyrtare e jozyratre amerikane flisnin dhe dėnonin "shkeljen e tė drejtave tė njeriut si dhe tė tė drejtave kombėtare tė shqiptarėve nė Kosovė", ndėrsa konfliktin e cilėsonin si konflikt etnik. Kjo do tė thoshte se ideja dhe filozofia politike e Ibrahim Rugovės ndėrsa gjente shprehjen dhe mbėshtetjen e vet nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nuk respektohej nga partnerėt europianė. Konferenca e Dayton-it e vjeshtės sė vonė tė vitit 1995 e kishte lėnė ēeshtjen e Kosovės gjithashtu nė njė aneks, pa i dhėnė zgjidhje dhe pa premtuar njė perspektivė tė qartė. Nė kėtė Konferencė ishte pjesmarrės dhe delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rugova, por jo me tė drejtėn e shprehjes pėr ndonjė opcion zgjidhjeje pėr Kosovėn. Amerikanėt kishin premtuar se pas Bosnjės do ti vinte radha Kosovės. Por ky premtim kishte qenė konfidencial, jo zyrtar, jo publik. Kjo do tė thoshte se SHBA-tė atė kohė nuk gjenin konsensusin e pėrbashkėt me europianėt pėr kėtė zgjidhje.

Ndėrkaq Rugova kishte vazhduar tė insistonte nė realizimin e opcioneve qė kishte paraqitur qė para pesė vitesh. Opcionin pėr pavarėsi ai e kishte argumentuar qė nė vitin 1992, kur nė Londėr ishte mbajtur Konferenca e parė pėr ish-Jugosllavinė. Duke protestuar pėr mungesėn e Kosovės nė atė Konferencė, Ibrahim Rugova u kishte paraqitur kryesuesve tė asaj Konference, Oėen dhe Kerrington, njė plan prej 10 pikash, i cili do tė duhej tė merrej nė konsideratė pėr ti dhėnė fund krizės nė Kosovė. Thelbin e atij dokumenti e pėrbėnte argumenti se "Kosova kishte tė njėjtėn tė dejtė si edhe ish-republikat jugosllave tė vendoste vetė pėr fatin e saj"......



5. Rugova si personalitet nderi



Suksesi diplomatik dhe opcioni i lirisė dhe pavarėsisė sė Kosovės pėrmes njė rezistence paqėsore tė admirueshme e tė respektueshme i kishin siguruar Presidentit historik tė Kosovės njė vend tė veēantė nderi nė qytetarinė europiane e mė gjerė. Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė qė i janė dhėnė Atij pėrbėjnė vetėm njė pjesė tė dėshmisė pėr ēka Ai kishte arritur nė dobi tė paqes, lirisė dhe pavarėsisė sė vendit tė tij. Dhe pėr kėdo nė botėn e qytetėruar ēmimet dėshmojnė se merituesi i tyre ka merita tė veēanta e tė shquara nė shėrbimet e tij ndaj paqes dhe lirisė njėrėzore e nacionale. Ibrahim Rugova nuk do tė bėnte pėrjashtim nga ky rregull.



Ēmimet dhe titujt ndėrkombėtarė:
- 1995, Ēmimi pėr paqe i Fondacionit Paul Litzer nė Danimarkė.
- 1996, Doktor Nderi i Universitetit tė Parisit VIII Sorbonė, Francė.
- 1998, Ēmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- 1999, Ēmimi pėr paqe i qytetit Mynster (Münster)- 2000, Ēmimi pėr paqe i Unionit Demokratik tė Katalonisė, nė Barcelonė, Spanjė.
- 2003 Ēmimin Senator Nderi i Evropės.
- 2004 Doktor Nderi i Universitetit tė Tiranės.
- Qytetar nderi i Venedikut, Milanos dhe Breshias (Itali)......
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante