Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:06   #17
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

Pjesa VI



Presidenti Rugova dhe kthesa e lidhjeve Prishtinė - Tiranė



Vizioni e liderit historik, Ibrahim Rugova dhe partneriteti i Tij me Tiranėn zyrtare ishte krejt i ndryshėm nga zhvillimi i lidhjeve shqiptaro-shqiptare tė mėparshme. Ai u kishte dhėnė njė frymėmarrje tė re kėtyre lidhjeve dhe i kishte shndėrruar ato nė njė forcė tė pazevendėsueshme pėr zgjidhjen e problemit shqiptar tė Kosovės. Ai kishte ditur gjithashtu tė imponohej, tė refuzonte dhe tė ishte faktor i pakundėshrtueshėm e kryesor pėrballė politikės sė Shqipėrisė.



1. Vizion i ri pėr rolin e Shqipėrisė nė Kosovė dhe anasjelltas.



Nė historinė e shekullit tė XX, gjatė kohės kur shqiptarėt ishin detyruar tė jetonin tė ndarė e tė izoluar prej njėri-tjetrit, ata i kishin mbajtur shpesh sytė nga ajo pjesė e vendit, tė cilin e quanin "Vendi amė", Shqipėria Londineze. Ngjarjet dhe rrjedhat e tyre shpesh herė nuk kishin lėnė shijen e mirė gjatė ushtrimit tė kėtyre raporteve. E megjithatė veprimtarėt shqiptarė tė Kosovės tė ēdo kohe ishin pėrpjekur tė mbanin lidhjet morale, shpirtėrore e sa ishte e mundur organizative e fizike me shtetin e Tiranės, duke i dhėnė Shqipėrisė Londineze emėrtimin e shumėpėrdorur "Nana Shqipni". Ndoshta periudha e komunizmit ishte njė prej kohėve, tė cilėn mė sė shumti e kishte karakterizuar ky lloj sentimenti. Ndaj shumė shqiptarė e shihnin diktatorin shqiptar, Enver Hoxha, si personifikim tė ēeshtjes nacionale. Njė pjesė e madhe prej tyre vazhdojnė ende dhe sot tė besojnė demagogjinė e tij nacionaliste.....



....Nė raportet shqiptaro-shqiptare pra nė raportet e Kosovės dhe Shqipėrisė duket se gjatė shekullit tė XX kishin vepruar dy forca, dy mentalitete, dy vizione e koncepte tė ndryshme. Pjesa mė e madhe e udhėhqėsve politikė nė tė dy anėt e kufirit, ve nė dukje studiuesei Hysamedin Ferraj, kishin mbrojtur alernativėn, sipas tė cilės "duhet forcuar shteti "amė", Shqipėria Londineze e mė pas duhej zgjidhur problemi i Kosovės dhe i shqiptarėve nė Ballan. Kjo pjesė e politikės dhe intelektulėve shqiptarė pėrbėn shumicėn dėrmuese tė tyre dhe nė mė tė shumtėn e rasteve kishte si qėllim ruajtjen e püozitave nė pushtet. Studiuesi Feraj nė kėtė kategori i fut tė gjithė politikanėt shqiptarė qė kanė qeverisur historikisht Shqipėrinė Londineze si dhe shumicėn dėrmuese tė politikanėve dhe patriotėve shqiptarė nė Kosovė e trojet e tjera shqiptare nė Ballkan.

Vetėm Hasan Prishtina e ndonjė tjetėr, sipas tij, i pėrket njė opcioni tjetėr, tė ndryshėm nga ai i pari. Ky grup i vogėl intelektualėsh, politikanėsh patriotė shqiptarė me Hasan Prishtinėn si pėrfaqėsues, mbronin vizionin, sipas tė cilit "Nuk mund tė pritet forcimi i shtetit londinez shqiptar pėr ta zgjidhur ēeshtjen shqiptare nė Ballkan". E vėrteta ėshtė se opcioni i Hasan Prishtinės ka qenė mė realist se ēdo opcion tjetėr. E vėrteta ėshtė se shumica dėrmuese e politikanėve nė pushtet nė Shqipėri e kanė shfrytėzuar Kosovėn dhe fatin e shqiptarėve pėr interesa tė marrjes ose mbajtjes sė pushtetit dhe jo pėr zgjidhjen definitive tė njėmendtė tė ēeshtjes sonė nacionale.

Po Ibrahim Rugova, cilit grupim i pėrket? Prof. Feraj e ka klasifikuar si udhėheqės politik i ndikuar nga opcioni i parė, pra me grupin qė ka predikuar zhvillimin e forcimin e Shqipėrisė e si pasojė e kėsaj, zgjidhjen e problemit tė Kosovės e tė shqiptarėve nė ish-Jugosllavi. Nė fakt Rugova i pėrket njė vizioni mė tė plotė, jo aq klasik, siē e ka bėrė klsifikimin e tij zoti Feraj. Nė asnjė rrethanė nuk mund tė thuhet se Rugova ka qėndruar nė pritshmėri tė forcimit tė Shqipėrisė, e mė pas tė vepronte pėr ta zgjidhur ēeshtjen nacionale shqiptare nė Kosovė. Ai nė asnjė rast nuk ishte shprehur kategorisht pėr rolin vendimtar tė Shqipėrisė nė zgjidhjen e kėsaj ēeshtjeje. Shqipėria pėr tė mund tė luante gjithnjė njė rol ndihmės......



2. Kthesa e madhe



Nė pėrgjithėsi lidhjet, raportet dhe marrėdhniet e Kosovės e tė Shqipėrisė gjatė veprimtarisė politike tė Rugovės janė zhvilluar nė disa etapa. Faza e parė pėrmbledh atė qė pėrmendėm mė lart - kohėn e transferimit tė pushtetit prej ish-komunistėve te demokratėt. Faza e dytė pėrfshin marrėdhėniet me shtetin shqiptar tė qeverisur prej demokratėve tė Sali Berishės. Faza e tretė ėshtė ajo e qeverisjes sė socialistėve pas "revolucionit tė vonuar" tė vitit 1997 e deri nė ēlirimin e Kosovės dhe periudha e fundit i pėrket kėtyre viteve tė para tė shekullit tė XXI.

Nė fazėn e parė Shqipėria ishte nė anarki. Megjithatė ndyshimet dramatike qė po ndodhnin kishin sjellė me vete dhe njė farė vetbesimi se "Kėto ndryshime do ta zgidhnin pėrfundimisht problemin e pazgjidhur shqiptar". Diktatura komuniste, e pafuqishme qė tė reagonte mė forcė, kishte ndryshuar disi kursin politik tė saj dhe e pėrdorte retorikėn patriotike si pjesė tė pėrpjekjeve pėr tė mbajtur pushtetin ose sė paku pėr tė ruajtur ēfarė mund tė ruhej nga rėnia e pashmangshme nė greminė. Pak kohė para se nė Shqipėri tė lindte pluralizmi politik, Ibrahim Rugova paralajmėronte se nėse vazhdonte kjo klimė pozitive nė Shqipėri dhe nėse do tė vazhdonte gjithashtu represioni serb kundėr shqiptarėve nė Kosovė, "atėherė nuk do tė jetė befasi nėse shqiptarėt e Kosovės kthehen kah Shqipėria". Ndėrkohė qė konstatonte se "...zyrtarėt jugosllavė jo me ėndje i shohin kėto ndėrrime qė po ndodhin nė Shqipėri sivjet". ( ) Ibrahim Rugova: "Kosova do tė jetė Republikė", revista kroate "Hrvatski rubikon", Zagreb, qershor 1990.....



3. Dyshja Rugova - Berisha



Entusiazmi i shqiptarėve nė Kosovė ka qenė mjaft i madh nė kohėn kur nė Tiranė kishin ardhur nė pushtet demokratėt, tė cilėt i drejtonte Sali Berisha. Ky entusiazėm i fillimviteve 90 ndėr shqiptarėt e Kosovės si dhe nė Shqipėri motivohej gjithashtu nga lidhja e ngushtė qė krijohej midis dy grupimeve politike mė tė rėndėsishme tė kohės. Dhe nė tė vėrtetė dukej gjithēka pa probleme, pa vėshtirėsi, e koordinuar dhe shqiptarėt besonin se me kėtė lloj politike shpejt do tė vinte momenti i ēlirimit pėrfundimtar tė Kosovės prej skllavėrisė, pushtimit e kolonizimit serb. Rugova shkonte shpesh nė Tiranė, takohej e bisedonte me presidentin shqiptar, Berisha, jepte intervista dhe shprehte opcionet e Tij pėr Kosovėn dhe ēeshtjen shqiptare nė pėrgjithėsi. Ai dukej i kėnaqur me bashkėpunimin midis Tij e Tiranės zyrtare. Ai pritej e pėrcillej me protokollin e presidentit tė shtetit dhe si i tillė respektohej nė bisedime, nė takime dhe nė opcionet qė shtronte. Si president e respektonte e gjithė Shqipėria. Shqiptarėt nė Shqipėri shihnin nė figurėn dhe personalitetin e Rugovės udhėheqėsin e urtė dhe tė menēur. Te urtėsia dhe menēuria e tij buronte forca bindėse pėr ti bashkuar shqiptarėt e Kosovės nė robėri rreth vetes. Por kėto cilėsi i kishin fascinuar edhe shqiptarėt ė Shqipėri, nė Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi e kudo.

Nė pėrgjithėsi marrėdhėniet e Rugovės dhe pėrkrahėsve tė tij, Bukoshit, Aganit etj nė Kosovė kishin gjetur mbėshtetjjen dhe pėrkrahjen e pakursyer tė shtetit shqiptar, veēmas tė presidentit Berisha dhe kryeparlamentarit Arbnori. Nė bisedimet e takimet e tyre ata kishin arritur njė konsenus tė vazhdushėm pėr shumė ēeshtje: Sė pari ishin pajtuar se "Kosova nuk ėshtė problem humanitar i tė drejtave tė njeriut, pėrkundrazi njė ēeshtje e sė drejtės sė popujve pėr vetėvendosje". Sipas gazetės Illyria" tė Amerikės, njė nga bashkėpunėtorėt e ngushtė tė Rugovės, Ramush Tahiri, deklaronte se "Para Berishės Shqipėria nuk kishte pasur mirėkuptim pėr problemin e Kosovės. Me udhėheqjen e tanishme, shprehej Tahiri, ėshtė arritur nė njė qėndrim tė pėrbaskėt. Shqipėria ka deklaruar hapur se do ti mbrojė bashkėkombasit e saj nė Kosovė. Nuk mund tė ketė asnjė dyshim pėr atė se Shqipėria nė njė konflikt tė mundshėm nė Kosovė do tė marrė pjesė pėrkrah shqiptarėve. Ushtria shqiptare ėshtė e gatshme dhe nė gjendje alarmi. Forca tė shumta janė koncentruar nė kufi me Kosovėn". ( ) Gazeta Illyria", Nju Jork, 11.07.1992. .....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė