Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-09-09, 23:10   #22
Urata
Jeta vazhdon...!
 
Avatari i Urata
 
Anėtarėsuar: 26-06-04
Vendndodhja: Bote
Postime: 12,882
Urata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėmUrata i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Filozofia politike dhe nacionale e Ibrahim Rugoves

7. E vėrteta pėr Rugvėn zbulohet nė Perendim e fshihet nė Tiranė.



Se Ibrahim Rugova ka nguruar me tė drejtė e me arėsye tė flasė me Paskal Milon e provon dhe fakti se ai ėshtė deklaruar krejt ndryshe nė tė gjitha takimet dhe veprimtaritė e asaj kohe, tė cilat i kishte zhvilluar nė Perendim. Rugova nuk kishte nguruar tė fliste pėr kėto ēeshtje nė raste tė tjera, kur ai ka vizituar kancelaritė europiane. Ndėrkaq vetė qeveritė dhe shtypi perendimor ishin shprehur qartė dhe pa asnjė lloj dyshimi se "Rugova kishte qenė peng nė duart e kriminelit Sllobodan Milosheviē".

Qysh nė ditėt e para kur Rugova ishte izoluar nė Prishtinė, nė Perendim ishte dhėnė ky njoftim saktė dhe pa asnjė lloj mėdyshje: Shtypi perendimor shkruante pėr takimin e Rugovės me Nikolla Shahinoviē, pėr shkuarjen nė Prishtinė tė ambasadorit rus, Juri Katov dhe takimin e tij me Presidentin e Kosovės. Ndėrkohė njė reporter njoftonte se e kishte pyetur Rugovėn pėr lirinė e tij tė lėvizjes dhe kishte marrė pėrgjigjen: "Unė jam kėtu. Kėtu janė dhe forcat policore serbe tė sigurisė". Ndėrsa kur Rugova ishte shfaqur nė ekranin e televizionit tė Beogradit, njė diplomat nė Bruksel kishte deklaruar se ato pamje i takonin takimit tė Rugovės me Millosheviēin para dy vitesh. Tė njėjtėn gjė kishte deklaruar gjithashtu kėshilltari i Presidentit Bill Clinton, Greg Schulter. 12) Gazeta gjermane "Frankfurter Rundschau", e Martė, 6 Prill 1999. I njėti burim informativ bėnte me dije ato ditė se ministrat e Jashtėm tė Gjermanisė, Francės, Britanisė sė Madhe dhe Italisė i kishin kėrkuar presidentit serb qė menjėherė ta lironte Dr. Ibrahim Rugovėn dhe familjen e tij nga pengmarrja me qėllim qė Presidenti i Kosovės tė shkonte pėr takim me ta jashtė Jugosllavisė" ( ) Gazeta "Frankfurter Rundschau", datė 8 Prill 1999.

Njė kėrkesė tė tillė nuk e kishin bėrė qeveria, pesidenti dhe institucionet e tjera tė Shqipėrisė, tė cilat fatkeqėsisht, nė vend tė kėsaj kishin duartrokitur skenarėt Milosheviēit, me qėllim qė ta fundosnin dhe eleminonin sė paku politikisht liderin e pakontestuar shqiptar. E njėjta gazetė ka informuar mė 10 prill 1999 se "Ibrahim Rugova ishte mbajtur nė arrest shtėpie nga forcat policore serbe nė Prishtinė" dhe se takimi me Milosheviēin, ishte inskenuar qė ai tė trajtohej nga UĒK-ja si tradhėtar. Nė fakt mė shumė se krahu enverist i UĒK-sė, pėrfaqėsuar prej Jakup Krasniqit, atė e trajtuan si tė tillė institucionet e shtetit shqiptar. Nė Perendim ishin vėnė nė lėvizje ekspertė dhe institucione kompetente pėr tė dalluar pozicionin e Rugovės gjatė pengmarrjes sė tij nė Prishtinė e nė Beograd.Televizioni kryesor gjerman ZDF kishte provuar teknikisht montimin televiziv tė takimit tė Rugovės dhe tė Milosheviēit si dhe montazhin e deklaratave tė shpalluara. Nė Tiranė, televizioni shtetėror i manipuluar nga Mejdani e Milo kishte pėrhapur nė masėn e shqiptarėve si tė vėrteta tė gjitha shpifjet dhe montimet e Milosheviēit.

Kur Rugova ishte liruar nga pengmarrja fizike serbe si dhe "pengmarrja" politike shqiptare, qarqet perendimore u sqaruan pėr pozicionin e tij tė vėshtirė si dhe pėr kėrcėnimet qė kishte patur nga ana e diktaturės nacionalshoviniste e Beogradit. Gazeta tjetėr gjermane HNA shkruante atė kohė se ".. Sipas vlerėsimeve tė shumė prej vėzhguesve perendimorė Rugova ishte qė nga fillimi i luftės nė Kosovė mė 24 Mars peng i Presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviē". ( ) HNA, e premte 7 Maj 1999. Ndėrkaq nė fillim tė qershorit 1999 presidenti i Kosovės, Ibrahim Rugova, kishte vizituar Madridin dhe gjatė asaj vizite kishte deklaruar se qė nga java e parė e fillimit tė bombardimeve tė NATO-s kundėr Serbisė ai kishte qenė peng i Presidentit tė Jugosllavisė, Sllobodan Millosheviē. Kurse kishte shtuar se me mbėshtetjen ndėrkombėtare kishte mundur tė lirohej nga kjo pengmarrje. ( ) Gazeta gjermane "Frankfurter Rundschau", datė 8 qershor 1999.......



8. Kundėrthėniet mbi ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė.



Paskal Milo i ka dhėnė shumė vend nė libėr deklaratės sė montuar nga Milosheviēi nė gojėn e Rugovės pėr gjoja thirrjen e tij "Pėr ndalimin e bombardimeve tė NATO-s". Ai e interpreton kėtė nga ajo se Rugova nuk i kishte pohuar nė takimin e 7 majit 1999 tė kundėrtėn e kėsaj. Eshtė spekulluar shumė me kėtė akuzė kundėr Rugovės. Janė shkruar dhe libra tė tjerė, nė tė cilat kam lexuar deri pyetje tė tilla sugjestive: "A mos Rugova donte ushtrinė serbe nė Kosovė?!". Nė tė njėjtin stil shkruan thuajse dhe Milo. Nga ajo qė shkruan duket se ish-ministri shqiptar i Punėve tė Jashtme vazhdon tė mbrojė koncepte e teza tė tilla pėr udhėheqėsin e Kosovės. Ai vazhdon me shėnimet e tij tė sajuara ta ushqejė opinionin me tezėn se "Presidenti Historik i Kosovės ishte kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s nė Kosovė". Nė njė kapitull tė kėtij libri kemi vėnė nė dukje faktin qė Rugova nė maj 1998 i kėrkonte presidentit amerikan, Bill Clinton, vendosjen e NATO-s nė Kosovė si dhe tė njė misioni civil ndėrkombėtar si periudhė tė ndėrmjetme deri te pavarėsia e Kosovės. Kjo kėrkesė e tij ndaj autoritetit me tė fuqishėm vendimmarrės tė botės sė sotme, ėshtė dėshmi se iluzionet dhe shpifjet e Paskal Milos mbeten nė atė linjė qė theksuam mė lart, nė linjėn e shėrbimit tė radhės ndaj Beogradit.

Natyrisht shqiptarėt e njohin faktin se cili nga kėta personazhe, Rugova apo autori i librit, Milo, ishin pro ose kundėr ndėrhyrjes sė NATO-s nė konfliktin e Kosovės....
__________________
Kur ndegjoj qe vdes ne bote,
Nje njeri i Vendit Tim,
Jam ne zemer i piklluar,
Vdes nje cope e shpirtit tim.

Ibrahim Rugova
Urata Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė