Shiko Postimin Tek
Vjetėr 09-01-14, 17:10   #97
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hajnia e shekullit

Njė negociator nė Bruksel, 65 mijė euro shpenzime



Delegacioni i kryeministrit, Hashim Thaēi, dhe zėvendėskryeministres, Edita Tahiri, nga mė shumė se 780 mijė euro shpenzime tė bėra gjatė vitit 2013 nė kuadėr tė bisedimeve me palėn serbe nė Bruksel, mbi 153 mijė euro i kanė shpenzuar vetėm nga kredit-kartelat shtetėrore.

Sipas tė dhėnave zyrtare qė ka siguruar gazeta “Zėri” nga Zyra e Kryeministrit, nga janari e deri nė dhjetor tė vitit qė lamė pas, delegacioni i kryeministrit, Hashim Thaēi dhe i zėvendėskryeministres Edita Tahiri, kanė shpenzuar qindra mijėra euro nga buxheti i Kosovės nė emėr tė akomodimit dhe mėditjeve, shpenzimet nga kredit-kartelat shtetėrore dhe pėr aviobileta.

Delegacioni pesė anėtarėsh i tė parit tė Qeverisė, ku pėrfshihet kryeministri Hashim Thaēi, Bekim Qollaku, Abelard Tahiri, Blerim Shala dhe Edi Sejdiu, pėr akomodim dhe mėditje gjatė vitit tė kaluar kanė shpenzuar mė shumė se 106 mijė euro, ndėrsa nga kredit-kartelat shtetėrore kanė shpenzuar rreth 95 mijė euro.

Delegacioni shtatanėtarėsh i zėvendėskryeministres Edita Tahiri, ku pėrfshihet kjo e fundit, Gazmir Raci, Arjeta Rexhaj, Dren Zeka, Elona Cecelia, Visar Xani dhe Qemajl Marmullakaj, kanė shpenzuar rreth 1445 mijė euro pėr akomodim dhe mėditje dhe rreth 60 mijė euro tė tjera shpenzime nga kredit-kartelat shtetėrore.

Delegacioni i kryeministrit Thaēi dhe zėvendėskryeministres Tahiri kanė shpenzuar rreth 378 mijė euro nė emėr tė aviobiletave.
Sipas njė kalkulimi tė thjeshtė, ēdo anėtarė i delegacionit qeveritar shpenzimet vjetore nė emėr tė akomodimit-mėditjeve, kredit-kartelave dhe aviobiletave, i ka pasur jo mė pak se 65 mijė euro.

Shpenzime gjysmake

Ndonėse, gazeta “Zėri” mbėshtetur nė Ligjin pėr Qasjen nė Dokumentet Zyrtare Nr. 03/L-215 ka kėrkuar nga Zyra e kryeministrit tė Kosovės qė tė sigurojė tė gjitha shpenzimet e bėra tė delegacionit politik dhe atij teknik nga fillimi i dialogut me 8 mars tė vitit 2011 e deri nė pėrfundim tė vitit tė 2013, njė gjė e tillė nuk ka ndodhur, pėrveē se janė dėrguar shpenzimet e bėra nga delegacioni i Thaēit dhe Tahirit pėr vitin 2013, pėrjashtuar kėtu edhe harxhimet e grupeve punuese.

Para bukur tė majme shpenzohen edhe grupet punuese bashkė me stafin e tyre pėrcjellės qė prej gati tri vitesh dialogojnė me palėn serbe pėr gjetjen e zgjedhjeve pėr ēėshtjen e energjisė, drejtėsisė, lirisė sė qarkullimit, sigurimet kufitare, ēėshtja e tregtisė, por edhe organizimin e zgjedhjeve lokale qė u mbajtėn muaj mė parė.

Drejtori i Institutit Riinvest, Lumir Abdixhiku kujton se qeveritė evropiane tė cilat dėshirojnė ta kursejnė paranė e shtetit gjejnė mėnyra pėr ta kursyer, derisa ka theksuar se qeveritarėt tanė kanė dėshmuar deri mė tani se nuk e kursejnė paranė publike.

“Nėse shpenzimet nė Bruksel janė bėrė me stilin e shpenzimeve qė i bėjnė qeveritarėt tanė nė Kosovė, atėherė them se kanė mundur tė harxhojnė mė pak, edhe pse parimisht nuk mund tė them nė ėshtė shpenzuar shumė apo pak, pasi qė nuk dihet nėse kanė zgjedhur hotelin mė tė lirė apo mė tė shtrenjtė, kanė ngrėnė dreka tė shtrenjta apo mė tė lira?.

Por, ajo ēka mund tė them ėshtė nėse kanė shpenzuar mes stilin e shpenzimeve sikurse nė Kosovė, them se zakonisht paraja e shtetit nuk kursehet dhe ka pak shpresa qė delegacioni i Kosovės e kanė kursyer buxhetin e Kosovės nė Bruksel”, ka thėnė ai. Sipas tij, Qeveria e Kosovės lėre mė qė nuk e ka kursyer paranė publike, por nė kėtė drejtim pėrvojat na ka treguar se nuk pa pasur as vullnet pėr ta njė gjė tė tillė, kur vijnė nė shprehje shpenzimet pėr luksin e tyre.

Kėrkohet mė shumė transparencė

Ndėrsa, Merita Mustafa, menaxhere e programit Transparenca dhe Anti-Korrupsioni nė KDI, e ka quajtur shqetėsuese shifrėn e shpenzimeve tė krijuara nga delegacioni i kryeministrit Thaēi dhe i Edita Tahirit.

“Nėse kjo shifėr ėshtė e saktė, atėherė kjo pa dyshim se duhet tė jetė njė fakt shumė shqetėsues, sepse Kosova ende konsiderohet si shteti mė i varfėr nė Evropė dhe se zyrtarėt tanė nuk duhet ta kenė luksin e shpenzimeve tejet tė larta. Ėshtė me tė vėrtetė zhgėnjyese pėr qytetarėt kur dėgjojnė se zyrtarėt tanė shumė shpesh janė mė tė fokusuar nė shpenzimet e tyre luksoze qė do t’i bėjnė, se sa nė rezultatet qė duhet t’i japin apo obligimet qė duhet t’i kryejnė”, ka thėnė ajo.

Sipas saj, ėshtė koha e fundit qė tė ketė njė transparencė mė tė madhe, ku secili shpenzim i parasė publike duhet tė publikohet dhe tė shfrytėzohet nė mėnyrė sa mė racionale, e qė se bashku me kėto duhet tė vijnė edhe rezultatet apo benefitet pėr qytetarėt.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė