Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-11-06, 23:30   #20
Albanian eX|PerT
.•:*ØØØØØØØØØØØØØØØ*:•.
 
Anėtarėsuar: 09-11-06
Postime: 4,028
Albanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėmAlbanian eX|PerT i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Studenti1
Duhet luftuar keto mite te prapambetura e te perhapura ne shoqeri.
Si mund te jete djall nje krijese qe: Mban femijen 9 muaj brenda vetes, e gjate asaj kohe ajo mban brenda nje shpirt, me te bashkejeton, me te e ndan ajrin, e ndan buken e ndan ujin,e ndan gjakun, e ndan mishin. Duke u kujdesur per te gjumin e ben duke fjetur vetem me nje ane nga frika se mos e lendon, ben shume pak gjume se ka veshtiresi, nga levizjet e atij shpirti brenda e kaplon gezimi, pret diten kur do ta shohe ne drite duke qajtur. Vjen ai moment dhe vjen nje kohe shume e pritur. Fillon nje sakrifice e dyte, nje moment kur ajo duhet te ballafaqohet me vdekjen, nje moment kur ajo do pranonte te vdiste qe vetem shpirti i "dashur" brenda te jetoje, nje moment qe meshkujt nuk mund ta dijne se cfare momenti eshte por vetem qe jane deshmitare prej anash. Lind drita, lind gezimi, lind nje djale apo nje vajze, e ajo grua qet lotet e gezimit. Pret shume dite te lehonise. Fillon te kujdeset per "shpirtin e embel". I jep gji, e pastron, e don, e din se shprese e vetme per te eshte ai shpirt i dashur. Ai fillon te rritet. Nena e ushqen, e meson te shkon me trup zvarre, e meson te ece, e meson te haje dhe e meson gjera tjera. Asnjehere sja ndan kujdesin. Pasi te rritet pak me shume, cdo gabim te tij e sanksionon me qortime me frike qe "shpirti" i tij mos te marre rruge te keqe. E percjell ne shkolle, ja ben buken gati, e puth dhe e ledhaton, e kur kthehet be dhome merzitet shume se sdo ta shohe 4-5 ore, dhe frikohet se mos valle i ndodhe dicka. E shkollon deri ne fund, e ja ploteson gjitha gjerat, e ne fund te krejt kesaj, derisa vet e din se eshte ne fund te jetes ajo nuk frikohet per veten por per "shpirtin" e saj. Ajo e don ate me shume se veten. Nje dite ajo shkon nga kjo bote por kujtimi me i mire i ka mbetuar "shpirti i saj" qe e deshri me se shumti ne bote. VALLE A MUND QE KY NJERI TE JETE DJALL????!!!!! A MUND DJALLI TE BEJE KETE MIRESI?????
Ju lutem zhdukni mitet e perhapura dhe padrejtesite qe u jane bere gjinise tjeter. Nese nje femer ka abortuar mos e merrni ate shembull e te gjeneralizoni, sepse ato qe abortojne jane 0.001% e ato qe lindin 99%. Femra eshte krijese e bute, shume emocionale, e me ate duhet te sillemi shume mire, sepse ashtu e ka krijuar Zoti, dhe mund te lendohet me shume pak. Zoti krijoi Ademin e pastaj Haven. Adem don te thote "njeri" ndersa Hava don te thote "Jete". Nese sdo ishte gruaja sdo kishte jete. Gruaja nuk eshte djall por ajo eshte krijese e bukur, dhe qe din t'i sherbeje Zotit, dhe njerezve.
Femra eshte me e bukura nga krijesat ne kete bote.

Po hy pak ne aspektin fetar. Kam ndegjuar nga nje shok nje thenie te Profetit Muhamed, se kur nje dite nje shok i tij e kishte pyetur: "O i Derguari i Zotit, kė duhet ta rrespektoje me shume nenen apo babin" "Nenen- iu kishte pergjigjur Profeti". Kete pyetje tre here ia kishte bere dhe tre here iu kishte pergjigjur duke i thene: "nenen" ndersa per te katerten here i ka thene: "(pastaj) babin". Dmth tre here dashuria me e madhe duhet te jete ndaj nenes se sa ndaj babit.

Djalli ne menyre totale mbjell te keqen dhe eshte i lige. Ndersa femra eshte nje krijes e Zotit, te cilen duhet rrespektuar, ngase i Derguari i Zotit ka thene: "Parajsa eshte nen thembrren e nenes (femres)". D.t.th. kush e rrespekton nenen do te kete vend ne parajs me lejen e Zotit.

Ndegjojeni kete tregim shume interesant. Kishte qene nje njeri ne kohen e Profetit, qe e kishin quajtur Abu Hurejra (babi i macave) dhe ai kishte qene prej atyre qe shume e kishte rrespektuar nenen, sa qe merreni me mend ēdo dite ia kishte lar floket dhe krehur nenes ngase shume kishte pasur deshire e ėma te ia bente nje gje te tille. Dhe kur nena i vdiq, shoket e ngushelluan per vdekjen. Dhe i than: O babai i macave, mos qaj kaq shume se te gjithe njerez jemi dhe te gjithe do te vdesim. Ai ia kishte kthyer duke thene: Nuk jam duke qar vetem per nenen, mirepo jam duke qar edhe per ate se me eshte mbyllur nje der e parajses.

Apo ndegjojeni edhe kete. Kishte qene nje njeri ne kohen e Profetit dhe kur kishte hyr nje dite ne shtepine e tij kishte qene diēka i lumtuar dhe prej gezimit te madhe ka bertitur kur ka hyre ne shtepi: "O nėna ime". Dhe kur pas pak minuta ndalet dhe thote ne vetvete: Pse e ngrita zerin ne prani te nenes? Dhe tre dite rradhasi kishte agjeruar (d.t.th. ka stagnuar nga ngrenia prej agimit deri ne mbremje) si kompenzim apo denim vetvetes.

Keto jane shembuj njerezor, te cilat njerezimi duhet ti merr shembull ndaj rrespektit te nėnes (femres).

ps| Murgesha. E nderuar, aty ku e ke permendur Afganistanin mendoj qe ke gabuar. Lufta psikologjike e mediave si duket paska ndikuar edhe tek ju. Ne Afganistan ne shume vende ka shume prapambeturi si shkak i varferise se madhe, dhe prandaj ka nga injorantet qe nuk e rrespektojne gruan. Mirepo pse nuk e permende Ameriken e cila sa i perket civilizimit eshte number one sot ne kete kohe, edhe prap eshte nje vend ku me se shumti behen shkeljet e te drejtave njerezore te femrave. Fakti per kete tregon se mijera shoqata veprojne ne Shtetet e Bashkuara ku jane perplot me gra te cilat nuk e ndiejne veten te sigurta ne shtepite e burrave te tyre. Ata (manipuluesit) shkojne dhe filmojne disa raste te disa fshatareve dhe i perhapin ne tere boten, shiko se si shkilen te drejtat ne Afganistan!!!. Mos te shkojme shume larg, po kthehemi ne Europ. Sa shume gra jane neper shoqata, sa shume gra jane te heshtuara, sa shume gra jane te veja, sa shume gra jane te zhdukura, sa shume gra shkurorzohen per asgjesend. Jetojme ne Europ, marrim shembull kontinetin tone, e nuk ikim shume larg. Shpresoj te me kesh mirekuptuar e nderuar. Per me shume rreth shkeljeve te te drejtave te njeriut lexo statistikat e fundit dhe shiko cili vend rradhitet nga me te keqijt ne kete aspekt.

Shoku juaj:
Albanian eX|PerT
Albanian eX|PerT Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė