Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-03-12, 14:43   #51
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hajnia e shekullit

Parajsė pėr hajnat e veturave


Republika e Kosovės ėshtė bėrė njė “poligon” pėr hajnat e veturave, tė cilėt brenda njė viti arrijnė t’i “konfiskojnė” rreth 500 vetura, kryesisht tė reja. Nga tė gjitha qytetet e Kosovės, hajnat tė cilėt i kontribuojnė mė sė shumti duket se e kanė njė destinacion, veriun e rebeluar dhe tė pakontrolluar nga institucionet e vendit.

Njė qytetar i Prishtinės tregon pėr gazetėn “Zėri”se si iu kishte vjedhur dhe mė pas shitur vetura e tij.

“Disa ditė nuk e njoftova policinė, sepse pritsha mos po paraqitet dikush pėr tė mė njoftuar pėr veturėn. E kur u binda se askush nuk do tė mė kontaktojė e paraqita rastin nė polici. Por, interesant ėshtė se sapo e kam bėrė kėtė, mė ka kontaktuar njė person i pazakontė, duke ma ndryshuar bindjen”, fillon rrėfimin ky qytetar, tė cilit nė mes tė Prishtinės i ėshtė vjedhur vetura “Golf 5”.

Ky dyzetvjeēar tregon se personi qė i kishte telefonuar i kishte ofruar atij qė ta riblejė veturėn e tij, nė tė kundėrtėn, ajo do tė ēmontohet dhe do tė shitet pėr pjesė.

“Ai ishte shqiptar, por nuk ma tregoi emrin. Mė tha merri dy mijė euro edhe eja nė Mitrovicėn e veriut, por mos i trego askujt pėr kėtė, se nėse i tregon e dėmton veten shumė. I mora paratė dhe u nisa pėr nė kafenenė, ku mė priste njė person tjetėr, i cili sapo kam hyrė nė kafene mė ka ftuar pėr kafe. Mė tha a ėshtė ajo atje vetura jote, i thash po, tha m’i jep paratė, merri ēelėsat, targat i ke nė bagazh por mos ia ngjit se unė nuk garantoj qė me targa tė Kosovės mund tė dalėsh i gjallė nga kėtu”, thotė ai.

Personi, qė thotė se ka mėsuar shumė nga kjo “aventurė” thotė se ēudia mė e madhe ka qenė se pak metra nga kafeneja ku ėshtė takuar me personin, nga i cili e ka riblerė veturėn e tij, ka qenė e ndalur njė veturė me policė tė Kosovės.

“E ndala veturėn, edhe u thash a po e shihni more burra ēka mė ka ndodhur, ata qeshen me mua mė thanė sa e bleve dhe mė pyetėn se a po vi prej kafenesė sė famshme. Unė u bėra pak nervoz dhe u thashė tė shkojnė e ta arrestojnė personin qė m’i mori paratė, e ata thanė ia pafsh hairin veturės tėnde se atė personin s’po mund ta luftojė Hashim Thaēi e po e luftojmė ne”, thotė ai, duke sqaruar se pas kėsaj, policia ia kanė hapur njė album me disa foto tė personave qė dyshohet se vjedhin vetura, e nė mesin e tė cilėve ka qenė pikėrisht personi nga i cili ai e kishte riblerė veturėn e tij.

Veriu, “zonė e lirė” pėr hajnat

Sipas tė dhėnave qė posedon Policia e Kosovės, vetėm gjatė vitit tė kaluar nė Kosovė janė vjedhur katėrqindenėntėdhjetepesė vetura, nga tė cilat njėqindetridhjetegjashtė janė zėnė dhe mė pas u janė kthyer pronarėve tė tyre, ndėrsa janė arrestuar njėqindepesė veta.

Bazuar nė kėto statistika, gjatė vitit 2011, Policia ka arritur t’i zėrė dyqindenjėzetetre veta qė kanė legalizuar veturat e vjedhura, ndėrsa ėshtė arritur qė tė kapen pesėdhjetetetė raste tė veturave tė vjedhura jashtė Kosovės, tetėmbėdhjetė nga tė cilat u janė kthyer pronarėve tė tyre jokosovarė.

Zyrtarėt e Policisė sė Kosovės thonė se veturat mė tė preferuara pėr hajnat nė Kosovė janė ato qė prodhohen nga “Volkswagen”, “Audi”, “Mercedes” dhe “BMW”.

“Nė bazė tė informacioneve tona veturat mė luksoze destinacion e kanė pjesėn veriore tė Mitrovicės. Aty strehohen nė lokacione tė ndryshme, tė dyshimtit pėrmes telefonit shpeshherė kontaktojnė me viktimat pėr t’u kthyer veturat e tyre me pagesa nga dymijė deri nė tremijė euro. Njė pjesė e tyre shkon pėr Serbi dhe vende tė regjionit. Po ashtu edhe disa nga to prehen-copėtohen dhe shiten pėr pjesė”, thotė zyrtari pėr informim nė Policinė e Kosovės, Brahim Sadrija.

Sipas tij, bashkėpunimi me shtetet e regjionit ėshtė nė nivel tė duhur dhe se falė kėtij bashkėpunimi shpeshherė u janė kthyer veturat (pasi janė zėnė nė Kosovė) qytetarėve qė jetojnė nė shtetet e regjionit, dhe se ka raste tė shumta kur policia ka arritur t’i ndalojė dhe t’i arrestojė tė dyshuarit teksa ata vjedhin vetura.

“Nė veēanti vlen pėr t’u theksuar rasti nė regjionin e Prishtinės ku numri i veturave tė vjedhura ėshtė mė i madh. Nė njė rast tė hetuar nga Drejtoria e Hetimeve tė Krimit tė Organizuar (brenda sė cilės vepron Njėsiti i Auto-krimeve) janė arrestuar njėzetepesė persona dhe deri mė tani janė identifikuar njėzetepesė vetura te vjedhura. Ky rast ėshtė duke u hetuar nga hetuesit policorė”, tregon ai.

Policia toleron vjedhjen e veturave

Deputeti i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), Burim Ramadani, thotė se numri i veturave tė vjedhura brenda njė viti ėshtė shumė mė i madh sesa ai qė paraqitet nga Policia e Kosovės.

“Besoj qė vjedhja e veturave ėshtė njė nivel i ulėt i krimit tė organizuar dhe besoj qė ka mė shumė vjedhje sesa atė qė ka arritur policia ta zėrė. Sidomos ky rrjeti i organizuar i veturave qė vidhen nė Kosovė dhe dėrgohen nė Serbi ėshtė jashtėzakonisht shqetėsues. Deri mė tash nuk kemi parė ndonjė veprim pėr ta shkatėrruar kėtė rrjet, i cili pėrafėrsisht dihet se ku i kanė hapėsirat qė i vendosin veturat”, thotė Ramadani.

Ai thotė se falė paaftėsisė sė institucioneve tė Kosovės, nė Kosovė vidhen veturat nga qytetarėt e komunitetit shqiptar, tė cilėt pastaj bashkėpunojnė me ata serbė, tė cilėt “zanatin” e tyre e shtrijnė nė veri tė vendit, ku mund tė veprojnė tė lirė.

“Kėtu nuk janė vetėm kriminelėt serbė, por edhe ata shqiptarė dhe nuk ėshtė vetėm hapėsira ku i vendosin veturat nė veri, por i bėjnė edhe afėr Prishtinės dhe besoj qė policia e di, por asnjėherė nuk ka pasur veprime ose operacione qė ta shkatėrrojė kėtė rrjet”, thotė ai, duke shtuar se Policia e Kosovės duhet tė ketė strategji tė veēantė pėr ta luftuar kontrabandėn me vetura.

Ndėrsa drejtori i Qendrės Kosovare pėr Studime tė Sigurisė, Florian Qehaja, thotė se vjedhja e veturave ėshtė krim i organizuar dhe multientik.

“Dihen se veturat vidhen dhe dėrgohen nė enklavat serbe dhe se policia nuk ka bėrė diēka konkrete. Kjo lė dyshime se pas kėtij “biznesi” qėndron dikush i fortė, pa dashur tė paragjykoj, mund tė jetė ose politikisht i fortė ose brenda policisė. Dihet linja e vjedhjes sė veturave, por nuk ėshtė parė ndonjė operacion i policisė pėr shkatėrrimin e kėtij rrjeti”, thotė ai.

Eksperti i sigurisė, Qehaja, thekson se policia duhet t’i marrė informatat e sakta nga shėrbimi inteligjent, dhe tė ndėrmarrė njė operacion pėr arrestimin, siē thotė ai, tė grupit kriminal.

“Absolutisht policia nė raport me luftimin e kėsaj dukurie, ka qenė shumė e dobėt, mos tė them ka dėshtuar, ka pasur arrestime aty-kėtu, por nuk ka arritur t’i pėrmbushė objektivat pėr luftimin e kėsaj dukurie nė Kosovė”, shprehet ai.

Bashkėpunim me shtetet perėndimore

Policia e Kosovės kohė mė parė ka ndėrmarrė njė aksion pėr hetimin e veturave me targa ndėrkombėtare, nė mėnyrė qė ta verifikojė nėse ato janė tė vjedhura nė vendet perėndimore ose janė me dokumentacion tė rregullt.

Nė njėrin nga planet e tilla qė ka zgjatur 24 orė dhe qė ėshtė realizuar nė bashkėpunim tė ngushtė nė mes tė Ambasadės Zvicerane nė Prishtinė dhe Policisė sė Kosovės, ėshtė arritur tė konfiskohen tri automjete me targa tė Zvicrės pėr shkak tė dokumentacionit tė parregullt.

“Prej mbi njėqindenjėzet veturave qė janė verifikuar nė tri baza tė tė dhėnave (tė zonės sė Shengenit, Interpolit dhe bazės sė tė dhėnave tė Zvicrės) janė identifikuar dhe konfiskuar nga policia tri vetura qė kishin dokumentacion jo tė rregullt dhe atė dy nė Klinė dhe njė nė Gjakovė”, pati bėrė tė ditur policia.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė