Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-09-12, 12:46   #13
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: 100 vjetori i Pavarėsisė

Kosovarėt nė Vlorėn e 1912


Sipas kujtimeve tė nipit tė mbijetuar tė Isa Boletinit


Isa Boletini, ishte njė ndėr personazhet mė tė rėndėsishme nė mbledhjen e Ferizajt, prej sė cilės nisi mė pas udhė lėvizja pėr shpalljen e zgjedhjeve tė lira nė Perandorinė Osmane. Ishte viti 1908. Baca i Boletinit, qė vinte pas njė periudhe tė gjatė gjysmėinternimi e konfliktesh me Portėn e Lartė, nė fillim preferoi tė mos ngatėrrohej me intrigat pėr marrjen e pushtetit, qė ndėrkohė kishin mbėrritur deri nė Mitrovicė. Atėherė, sipas traditės sė stėrnjohur, si pa qė atentatet kundėr Bacės nuk dhanė rezultat, Porta e Lartė mbajti peng dy nga njerėzit e tij mė tė afėrt: tė nipin Tafilin dhe djalin Halitin, tė cilėt ndėrkohė studionin nė Stamboll. Ngjarjet qė do tė lexoni mė poshtė janė bazuar pikėrisht nė kujtimet e njėrit prej tė paktėve Boletinė tė mbetur gjallė qė nga masakra e Podgoricės nė 1916, nipit tė tij, Tafilit, kur Isa Boletini dhe shumė nga njerėzit e tij u masakruan nė mėnyrė ēnjerėzore.


Ofertat e xhonturqve dhe lajmi i Ismail Qemalit

Sipas kujtimeve tė nipit, Tafilit, Stambolli kishte tė gjithė intereein qė tė paqėsonte Isa Boletinin. Nė kėtė periudhė del nė skenė njė tjetėr emėr i njohur i lėvizjes kombėtare shqiptare, Hasan Prishtina. Sipas Tafil Boletinit, ky, nė qershorin e 1909, mbėrrin nė Mitrovicė, si i dėrguar i posaēėm i Hysen Hilmi Pashės, Kryeministėr i kohės. Prishtina, nė emėr tė Stambollit, i premtoi Isės shpėrblime dhe paqe nėse ky do tė hiqte dorė nga kryengritjet e tij tė herėpashershme. Baca refuzoi. Tė njėjtėn gjė bėri edhe disa muaj mė vonė, kur mbėrritėn refugjatė tė tjerė.

Andej nga fundi i vitit 1909, njė lajm inkurajues mbėrriti nė bjeshkėt e Rozhajės, atje ku Isa Boletini qe strehuar pėr t’u shpėtuar atentateve. Ismail Qemali, mė vonė “babai i Pavarėsisė’ i dėrgon lajm me anė njė tė tregtari tė njohur bagėtish: “Gajret o burrė, e mos u mėrzit”. Lidhja mes dy burrave mė tė famshėm tė Pavarėsisė sapo kishte nisur tė ngjizej. Pėrgjatė fillimit tė 1910-s, Isa Boletini dhe trimat e tij pėrshkruan pjesėn mė tė madhe tė Malėsisė sė Gjakovės, me shpresėn se populli e paria po bėhej gati pėr njė goditje tė madhe kundėr Perandorisė Osmane. Ndėrkohė, pėrplasja e madhe nuk mund tė vononte. Njė betejė e madhe nė grykėn e Cerralevės ka mbetur nė histori si njė nga pėrplasjet mė tė mėdha mes shqiptarėve tė armatosur dhe Perandorisė Osmane. Ngjarja, ku osmanėt mbetėn tė gozhduar pėr tri ditė me radhė, bėri pėrshtypje tė madhe edhe nė opinionin ndėrkombėtar, ēėshtja shqiptare kishte nisur tė kishte simpatizantėt e saj edhe nėpėr botė. Tė mbetur pa bukė, tė pėrgjysmuar nė numėr, tė vetmuar dhe pa aleatė tė rėndėsishėm, kryengritėsit e Cerralevės, menduan t’i shpėtonin ekspeditės ndėshkimore qė po afrohej. E vetmja rrugėdalje ishte Mali i Zi, i cili, asokohe pėr motive tė vjetra, i joshte shqiptarėt. Nė Mal tė Zi u strehua njė pjesė e mirė e parisė dhe e kryengritėsve kosovarė. Kjo ngjau qė nga qershori i 1910-s e deri nė mars tė 1911. Vendi ku u strehuan krerėt shqiptarė ishte Cetina, kryeqyteti historik i malazezėve. Pėrveē Isa Boletinit nė Cetinė ishin strehuar edhe Dedė Gjo Luli, Mehmet Shendi dhe krerė tė tjerė tė malėsorėve. Shkruan Tafil Boletini: “Nė Cetinė gjeta ‘Historinė e Skėnderbeut’ te njė shqiptar katolik, tregtar. Abetare shqip s’kisha pa, por pėrfitova prej gėrmave frengjishte, disa gėrma qė atėherė ndryshonin nga shqiptimi i fjalės kuptova se cilat ishin dhe mėsova edhe qirilicėn. Kėshtu e kalojshma kohėn me lexime gazetash e librash serbishte. Nga Cetina axha Isa ka ra nė kontakt me Aqif Pashė Elbasanin, qė nė atė kohė ndodhesh nė Bari, e ma vonė edhe me Ismail Qemal Begun qė gjendesh nė Nice tė Francės, pėr tė bėrė marrėveshje me ta ēoi Abdullah Agėn e Prizrenit te tė dy dhe prej asaj kohe, deri sa kanė vdekė kanė qenė miq tė sinqertė e miq tė pandamė”. Diēka po lindte nė horizontin politik tė Ballkanit, diēka tė cilėt shqiptarėt e ėndėrronin, porse vetėm pakkush e besonte.



S’kam punė me sulltanin!

Nė mars tė 1911 malėsorėt e veriut tė Shqipėrisė nisėn sulmin kundėr garnizoneve osmane. Kjo i gjeti tė papėrgatitur si refugjatėt shqiptarė nė Cetinė, ashtu edhe krejt tė tjerėt. Knjaz Nikolla i Malit tė Zi, thirri menjėherė krerėt shqiptarė nga Cetina dhe i kėrkoi qė tė merrnin menjėherė pjesė nė kėtė kryengritje. Boletini dhe tė tjerėt nuhatėn se mund tė bėheshin mish pėr to, kėshtu qė mė mirė preferuan tė largohen nga Mali i Zi. Sipas Tafil Boletinit: “… Axha Isa, i drejtohet sėrish krajlit: Nalmadhėni, na falni pėr bezdinė qė ju kemi ba qė nėntė muej, i jemi mirėnjohės hospitalitetit tė Naltmadhnisė tuej. Tani u afrue vera e jena ba gati me dal. Lusim qė punėt tė na vinė mbarė e shpenzimet qė keni ba pėr ne t’jua shpėrblejmė”. Kosovarėt nėn drejtimin e Isa Boletinit, i dorėzuan pėr pak kohė armėt me tė mbėrritur nė Kosovė.

Nė verėn e 1911 Sulltani do mbėrrinte nė Kosovė nė tyrben e Sulltan Muratit. Ceremonia ishte edhe njė propagandė e madhe pėr tė gjithė ata qė ende besonin nė Perandorinė Osmane. Isa Boletini ishte ndėr tė parėt nė listėn e atyre qė do prisnin “Hazretin”, porse ai refuzoi: “Dy ditė para ardhjes sė sulltanit nga Prishtina – shkruan i nipi Tafil – tek axha ēuen edhe mulla Shyqyri Vuēternin, si mik. Duket se i kishin ba presion tė madh qė si mik insistoi aq shumė pėr me e bindė axhėn se mosprezantimi do tė konsiderohej pėrbuzje e prestigjit tė naltmadhėnisė sė tij dhe mund tė pasonin edhe konsekuenca. Ma nė fund Shyqyri efendia tha: E kush ka me ardh ma i madh nė Kosovė, veē se Zoti! Axha Isa iu pėrgjigj: pėr ēka po lodhesh e ke kot, se i di kėto gjana ma mirė se ti, prandaj pėr kėto ēėshtje qė s’kam ēa kokė asnjėherė, s’kam nevojė pėr kėshilla. Shko e thuju atyne qė tė kanė ēue, se unė s’kam kurrfarė pune me sulltanin, qė vjen nė Kosovė pėr dallavere e propagandė, pėr na qitė pluhėn syve e me i pa tė mirat qė ata i kanė kėtij vendi. Mos tė rrehen se me kėto reklama kanė me e mashtrue popullin sa me e harrue dajakun e tyne”. Armiqėsia sa vinte e po bėhej mė e hapur. Tė refuzoje sulltanin ishte njė gjė e padėgjuar ndėr kėto troje qė nga koha e Kastriotėve.



Kryengritja e 1912

Pas disa ngjarjeve sporadike nė fundin e 1911, shqiptarėt e Kosovės nisėn tė organizohen pėr njė luftė nė fronte tė gjera. Njė mbledhje e krerėve, e organizuar nė Junik, shpalli fillimin e veprimeve tė armatosura. “E para herė – shkruan Tafil Boletini – mė takoi me pa se si djelmnia e dy krahinave u besatuan ndėr vedi. Tė gjithė me armė u rreshtuem pėrballė e i takuem armėt me shoqi-shoqin e me ni za thėrritėm: besa’besė, kemi me vdekė me Isa Boletinin! Mandej tė gjithė sė bashku ju afruem axhės, e me pushkė e tyne e takuem pushkėn e axhės, qė edhe ky, nė atė moment, e mbante nė dorė…”. Kryengritėsit kosovarė shumė shpejt mbėrritėn nė afėr dhjetė mijė vetė. Ata ēliruan Novi-Pazarin, Mitrovicėn, Prishtinėn, Vuēiternėn, Ferizajn dhe mbėrritėn deri nė Shkup, nė qendrėn e Vilajetit. Nė kėtė kohė nisi lufta ballkanike. Shqiptarėt e panė veten disi vetėm. Duhej tė nxitonin.


Drejt Vlorės sė Pavarėsisė

Pjesa tjetėr e ngjarjeve nuk mund tė rrėfehet mė mirė se sa vetė dėshmitarėt.

“… Tue pa se nuk ngeli ma vend pėr kurrfarė rezistence – shkruan Tafil Boletini – dhe Vlora me nxitim kėrkonte mbledhjen, me 200 e ca vetė muerėm rrugėn pėr nė Vlorė… Lajmi i tėrheqjes sė ushtrisė i ftohi njerėzit nga pėrgatitja e ndonji rezistence. Filluen tė mendonin si t’i largonin familjet pėrtej Drinit. Dhe mbledhja u shpėrnda. Atėherė, me parinė e Lumės, pėrmes Kolisjanit, me Cen Dacin, Ramadan Zaskokun e tė tjerė jemi nisė pėr nė Kala tė Dodės pėr me vijue udhėtimin, mbasi humbėm nji javė derisa mendohesh me luftue…”. Nė Dibėr grupit tė kosovarėve u bashkohet edhe dėrgata dibrane. Tani ishin afėr tetėqind vetė qė shkonin drejt Pavarėsisė. Kalorėsit kalojnė nga Dibra nė Librazhd, mė pas nė Elbasan, Belsh, Fier. Rrėfen Tafili: “…Tej lumit na priste Sami bej Vrioni e Dervish bej Biēaku. Tė gjithė shkuam mysafirė tė Ymer pashė Vrionit. Me Ismail Qemalin, qė na priste me padurim, pėrnjiherė filluen bisedimet me anė tė maqinės telegrafike. Tue qenė se situata politike nuk premtonte vonesė, por edhe vajtja jonė natėn nuk kishte mundėsi, si nga lodhja, po sidomos sepse nga shinat e asaj vjeshte fushat ishin tė mbulueme me ujė e baltė tė madhe, atėherė delegatėt e Kosovės: Isa Boletini, Zejnel beg Begolli, Mehmet pashė Dėrralla, Riza beg Gjakova, Dervish beg Mitrovica, Hasan Hysejni i Budakovės e Ajdin Draga, tė gjithė, me nji fjalė, autorizuen Ismail Qemalin me ngreh flamurin e me deklarue zyrtarisht indipendencėn nesėr mė 28 nėntor 1912. Mė 28 herėt u nisėm pėr nė Vlorė. Nuk mė harrohet ai udhėtim, nėpėr fusha e hendeqe tė mbulueme me ujė e baltė, sa edhe ajo rrugė e keqe nuk dallohesh, kur disa shokė me gjithė kuaj rrokulliseshin nėpėr hendeqe e disa shanin e disa qeshnin. Lumin e Vjosės nė Mifol e kaluem po ashtu me njė lundėr tė vogėl dhe me ato mundime e me vonesė, sikurse lumin e Semanit nė Mbrostar tė Fierit. Populli i Vlorės e delegatė tė viseve tė ndryshme, me flamurė, na kishin dalė pėrpara nė Nartė.

Nė Sheshin e Flamurit, para shtėpisė sė Hasan Sharrės, ku banonte Ismail Qemali, krejt populli e delegatėt na pritėn me flamurė nė dorė. Fjalimin e mirėseardhjes sė delegatėve tė Kosovės e mbajti Kristo Meksi. Mbas fjalimeve tė tjera tė rastit, delegatėt u pėrqafuen me Ismail Qemalin dhe e uruen pėr me lavdata pėr pėrpjekjet e palodhuna e sakrificat e mėdhaja qė ai kishte ba pa nda derisa ia arriti qėllimit. Ismail Qemali, me falėnderime, e lavdėroi axhėn Isė pėr ndihmėn qė ka pasė nė lamėn politike prej luftave tė tij tė pakėputuna dhe i propozoi postin e ministrit tė luftės. Por axha Isa i tha: Jo, nuk asht ai vend pėr mue, pse edhe ktu e mrapa kam shumė detyra, dhe ia rekomandoi Mehmet Pashė Dėrallėn. Ismail Qemali axhėn Isa e ka dashtė shumė dhe ia kishte besimin, por edhe ky i ka qendrue besnik deri nė fund duke e vlerėsuar si faktorin kryesor qė e shpėtoi Shqipninė nė momentin ma kritik. Kurse tė tjerėve, qė ma vonė byrykateshin pėr pozita, nė atė kohė nuk iu ra ndėrmend nji gja e tillė si ngritja e flamurit. Ismail Qemali kėrkoi nga axha Isa dy djem kosovarė nga njerėzit tanė, qė t’i rrinin nė derė. Axha Isa i la Halim Musa Bajgorėn e Ahmet Ali Llapin, dy djem tė Shalės, qė nė ēdo pikėpamje i pėrgjigjeshin asaj detyre, meqenėse nė fillim nuk kishte kurrfarė force tė organizueme, njerėzit tanė rreth e rrotull banimit tė tij banin rojen e natės dhe mbanin qetėsinė. Por edhe mbasi u formue nji gjandėrmėri, besimin e kishte mbėshtet te neve. Kur erdhi Princ Vidi iu caktuen tre burra tė zgjedhun prej tri krahinave pėr me i ndejtė si roje nderi. Nga Kosova u caktua Halim Bajgora, si njeri i jonė qė ia kishim dhanė Ismail Qemalit, nji tjetėr, Riza Runa, ishte nga Kurveleshi, dhe i treti ishte nga Kastarati, Gjelosh Gjoka… Ismail Qemali ishte jo vetėm patriot, por edhe trim. Si pa gja tė keqe thoshte: Kushdo qė tė na sulmojė, na nė kala tė Kaninės do tė vdesim. Kah gjysma e dhjetorit 1912 erdhi telegram ku nė princip u vendos njohja e nji Shqipnie. Nga gėzimi i kėtij sihaqriqi tė madh plasi pushka. Ishte natė. U shndritė prej flakėve tė pushkėve. Na shpinė e kishim nė krye tė Vlonės. Pandehėm se na ranė grekėt. Vrapuem te Ismail Qemali e te axha Isa, qė ishin nė shpi tė Hasan Sharrės nė fund. Tue vrapue teposhtė ndeshim me nji boshnjak me krah tė pėrgjakun, i plagosun nga shtimja e pushkėve nėpėr rrugė e penxhere. E pyetėm: Ē’po bahet? Ai, tue mos ditė me u shpreh mirė nė shqip, na tha: Ato ēka po lyp e gjete. Shoqi ynė, Isuf Bardhoshi, i tha: More budallė, kur paskemi kėrkue tė na thyhen duert? Po kur muerem vesht se u njoh Shqipėria edhe ne ia lėshuem nji batare. Unė hina te Ismail Qemali dhe e urova tue ia puth dorėn. Tue qeshė tha: Tafil, u trembe se na hini greku e na erdhe nė ndihmė? ‘Po zotnia juej na keni thanė se nė nji rast tė tillė do tė vdesim nė kala tė Janinės?’. ‘S’ka gja, s’ka gja – tha – Shqipnia u njoh’. Dhe, nga gėzimi, edhe balli i qeshte. Edhe na ishim tė vendosun pėr me vdekė. Sa u gėzuem pėr njohjen e Shqipėrisė, kur u muer vesh se Kosova, ma se gjysma e Shqipnisė, u ēkėput nga gjini i mamės sė vet e ngeli nėn thundrėn e armikut, tė gjithė fort u helmuem. Prandaj e lashė amanet: Kurdoherė qė tė lirohet, kudo qė ta kem vorrin, me mė lajmėrue: Sihariq! Kosova tu lirue! Vetėm atėherėė kockat e mija nėn tokėn e zezė kanė me gjetė prehje e me u qetėsue…”.

(Cituar sipas Tafil Boletini: Kujtime; pėrgatitur nga prof. dr. Marenglen Verli, Botimpex, Tiranė 2003).
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė