Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-01-10, 22:52   #1
doGzona
 
Avatari i doGzona
 
Anėtarėsuar: 23-03-05
Postime: 9,331
doGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėmdoGzona i pazėvėndėsueshėm
Gabim Feja dhe Kombi!

E Marte, 26 Janar 2010

Kushtrim Gashi


Ceshtja e perkufizimit te fese dhe kombit si nocione shoqerore, ne kohen tone eshte nje teme shume e rendesishme, per arsye se nje pjese e madhe e njerezve kane rezerva te paarsyeshme ndaj perkufizimit te njerit nocion apo te dyve. Dhe jo rrallehere edhe i ngaterrojne te kuptuarit e fese dhe kombit deri ne ate mase sa fillojne te mendojne se feja dhe kombi perballen dhe kundershtohen njera me tjetren. Shume shpesh ndodh qe dikush anon nga njera perballe tjetres duke krijuar keshtu nje beteje mes dy gjerave qe ato ne realitet nuk atakohen fare.

Feja dhe kombi jane dy ceshtje te nje drejtimi (rruge) qe assesi nuk konfrontohen ndermjet veti. Shembull tipik eshte familja e Komandantit legjendar Adem Jashari te cilet kane predikua fene islame dhe kane bere kthese historike ne historine e kombit shqiptar. Fe do te thote besim, njohuri, bindje. Feja domethene eshte sigurim, i cili buron nga te njohurit dhe bindja. Njeriu, i cili di dhe i cili eshte fort i bindur ne njesine e zotit, ne atributet e Tij, ne ligjin e Tij te shpallur, ne rregullat hyjnore mbi shperblimin dhe denimin, ai njeri quhet besimtar. Pra fe eshte program i Zotit i zbritur per njerezit, qe u meson atyre bazat e besimit si dhe menyren e jetesimit te atij besimi duke rregulluar raportet e njeriut me Krijuesin e tij, me veten dhe familjen e tij si dhe me shoqerine ne pergjithesi. Dikush megjithate mund te pyes se cili eshte kuptimi i islamit?

Ne kete bote shumica e religjioneve quhen sipas emrit te themeluesit te tij, apo popullit ne te cilin eshte paraqitur p. sh. krishterimi eshte emertuar sipas emrit te te derguarit te Krishtit; budizmi sipas emrit te themeluesit te tij Budes; judaizmi, religjioni i hebrenjve, sipas emrit te fisit juda (prej vendit Judeja), ku edhe eshte paraqitur. I ngjashem eshte edhe rasti edhe me religjionet tjera. Por krejt tjeter eshte rasti me islamin, i cili ka dicka unikale, qe nuk eshte i lidhur me asnje person a vend te posacem. Fjala "islam" nuk permban marredhenie te ketij lloji sepse ai nuk i perket njeriut, popullit apo vendit te posacem. Ai nuk eshte prodhim i mendjes se njeriut, ai nuk kufizohet me ndonje bashkesi te vecante. Ai eshte religjion universal, i cili ka per qellim te krijoje dhe te kultivoje cilesite dhe qendrimin islam. Ne te vertet, Islami eshte atribut (cilesor). Cdonjeri, pa marre parasysh i ciles race, vendi apo bashkesie eshte, e qe ka kete atribut, eshte musliman.

Pra islam eshte fjale arabe qe do te thote perulesi (nenshtrim), degjueshmeri, qetesi, siguri dhe pasterti nga mekatet. Si religjion, islami perfaqeson perulesi(nenshtrim), dhe degjueshmeri te plote ndaj Allahut, pikerisht per kete edhe quhet Islam.

Ndersa Komb eshte nje bashkesi e qendrueshme njerezish, e formuar historikisht ne baze te gjuhes, te territorit, te jetes ekonomike dhe formimit psikik qe shfaqet ne bashkesine e kultures. Pra kombi eshte nje bashkesi e madhe solidare, qe e lidh ndjenja e sakrifices se kryer dhe sakrificave, per te cilat eshte i gatshem edhe ne te ardhmen.

Kombi eshte i njohur shume vone ne histori, domethenia e tij ekziston prej shekullit 19 kur edhe jane formuar kombet. Ndersa feja eshte e njohur dhe daton me njeriun e pare, Ademin, lidhur me kete Kur'an-i thote:

"O njerez, padyshim Ne ju kemi krijuar prej nje mashkulli dhe nje femre dhe ju beme popuj e fise qe te njiheni e s'ka dyshim se tek All-llahu me i ndershmi nder ju eshte ai qe me teper i permbahet dispozitave".

Ka raste qe njerezit kane emeruar edhe kombin e tyre nga dashuria qe kane pasur per fene e tyre. Nje rast te tille kemi me cifutet qe e quajne kombin e tyre me nocionin e fese jehude, apo rasti i boshnjakeve qe quheshin myslimane. Dikush parasegjithash mund te thote se edhe feja shqiptarit eshte shqiptaria. Mirepo shqiptaria apo shqiptarizmi nuk eshte fe edhe askush nuk ka pretenduar se ai te jete i tille. Shqiptaria eshte nje teresi kombetare, te ciles i takojme ne si komb, dhe krenohemi se jemi te tille.

Nuk guxon njeriu i thjeshte e aq me pak ndonje intelektual qe t'i krijoje vetes nje komoditet duke u mbeshtetur ne ate se eshte nje atdhetar i mire dhe kjo gje do t'i mjaftoje, ashtu sikurse qe nuk mjaftojne qe te jesh nje besimtar i mire e te mos besh asgje per Atdheun sepse ne njeren ane nuk do te mund te kryesh ritualet fetare po qese nuk je i lire, ndersa ne anen tjeter do te jesh i humbur dhe jeta nuk do te kishte kuptim nese mbetesh pa qellim dhe besim ne Zotin e Madheruar.

Shumica e shqiptareve "mbyten" me hamendjen se a eshte feja me e rendesishme apo kombi! Sa cudi e madhe, a kemi ne kohe te merremi me problemet e llojit "cila eshte me e rendesishme koka apo trupi" ndersa te tjeret merren me organizimin e shteteve, integrimeve euro atlantike, sundimin e se drejtes, reformat ne arsim, politik, ekonomi, shendetesi, teknologji etj, etj.

Shqiptaret duhet ta kultivojne fene dhe kombin ne menyre paralele. Feja dhe kombi jane si dy ane te faqes se nje libri, pra te pandashme.

* Student i fakultetit Juridik, drejtimi civil-Master si dhe absolvent ne departamentin e shkencave politike dhe administrates publike prane UP-se


Marre nga Koha Jone

......

Mire qe kemi djem nene qe dine te scarojne....kurse jo te fese kuptoni se kombi nuk na qenka as i krishtere as musliman!




doGzona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante