Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-05-04, 23:40   #15
illyria
 
Anėtarėsuar: 19-03-04
Vendndodhja: Kosovė
Postime: 370
illyria e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Te pershendes Shpati,
Ti,une dhe shume te tjere ne Kosove e dime qe pas lufte gjithkush ka shkrue libra dhe broshura per luften,per nje katund ose per nje person.E dijme qe pas lufte gjithkush ka mund te shpall nje kenge heroike per nje person duke paguar shahirave nje shume te vogel parash,nuk e di sa ka qene tarifa per nje kenge apo per nje broshur por e di qe tarifa ka ekzistue dhe sa jane shkrue shum broshura dhe kendue shum kenge pa kurrfar kriteriumi.
E dyta, per cfar arsye jane parburgosur disa ish komandant te luftes,populli duhet ta kupton permes gjykimit i cili ne nje shoqeri te hapur dhe demokratike duhet te jet plotesisht transparent kurse une prap mendoj qe te ne ne Kosove nuk ka transparence minimale per shum procese,qofshin ato politike apo ekonomike.Cka eshte mjaft me rendesi dhe eshte per keqardhje,eshte ajo qe edhe masmediumet kosovare dhe gazetaria nuk jan te pavarura.
Gazetaret nuk guxojne te shkruajn per krime dhe abuzime me te medha,gjyqtaret shqiptar as qe guxojne te gjykojne ndonje krim me te madh,qoft ai krim ordiner,politik apo ekonomiko-mafioz.
Kujt i konvenon nje bllokim total informatash ne Kosove,normalisht krimineleve politik dhe mafiozeve te ndryshem,qofshin ata kosovar apo te huaj.
E kur eshte puna te ish luftetaret,vetem naivet mund te mendojne qe te gjithe ata jane melaqe kurse eshte shume tragjike nese mendojme qe ata duhet te jene imun ndaj ligjit dhe mund te bejne cka te dojne!
Shpati,Nezi,Fadil dhe te tjere,a mendoni ju qe te gjithe ish luftetaret duhet te jene te mbrojtur me ligj edhe nese ndonjeri prej tyre ben krime te lehta ose te renda ose jeni te mendimit qe ata apsolutisht nuk mund te bejne krime dhe askush nuk guxon me i padite per asgje.
Nese askush nuk guxon te padit kriminelet dhe kundervajtesit,ateher zonja dhe zoterinje kjo quhet anarki dhe ne anarki kurr nuk mund te ket shtet!
__________________
\"O Zot,na jep mė shumė mend e jo tru,tru ka edhe lopa\"
illyria Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė