Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-06, 16:00   #9
Espresso
 
Avatari i Espresso
 
Anėtarėsuar: 09-11-05
Vendndodhja: Aty ku sduhet
Postime: 709
Espresso
Gabim

Rugova: Udhėheqėsi i lėvizjes pėr pavarėsi
Nga Ilir Ikonomi
21-01-2006



Dr. Ibrahim Rugova do tė kujtohet si njeriu qė iu pėrkushtua arritjes sė pavarėsisė sė Kosovės me mjete paqėsore. Nė njė farė mėnyre, vdekja e tij i ngjan humbjes sė njė profeti: ai parashikoi me kohė njė protektorat ndėrkombėtar pėr Kosovėn si hapi i parė drejt pavarėsisė. Gjatė vitit 2005, Kosova hyri nė njė fazė tė rėndėsishme pėr pėrcaktimin e statusit tė saj pėrfundimtar dhe ideja e Dr. Rugovės qė ky status tė jetė pavarėsia ndodhet tani para njė sfide.

17 vjet mė parė, mė 1988, kur u zgjodh nė krye tė Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės, Dr. Rugova filloi tė identifikohej gjithnjė e mė shumė me opozitėn e hapur ndaj sundimit komunist jugosllav nė Kosovė. Ai u bė intelektuali qė fliste hapur nė kėrkim tė tė drejtave pėr shumicėn shqiptare dhe nė dhjetor 1989, u zgjodh kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, e cila ndonėse njė lėvizje me karakter tė gjerė, ishte nė fakt grupimi i parė politik i kėtij lloji nė Kosovė.

Si kryetar i Lidhjes Demokratike, Rugovės dhe bashkėpunėtorėve tė tij iu desh tė punonin nė kushtet kur udhėheqėsi serb Sllobodan Millosheviē kishte filluar tashmė tė vepronte me dorė tė hekurt nė Kosovė, duke i hequr asaj autonominė. Rugova u pėrgjigj me rezistencė paqėsore, tė cilėn e vazhdoi pėr njė dekadė. Ai u bėrė nismėtari i njė sistemi qė ekzistonte paralelisht me qeverisjen serbe nė Kosovė.

Gjatė viteve 90, Rugova gėzonte mbėshtetje tė gjerė tė brendshme dhe tė jashtėme pėr politikat e tij paqėsore. Nė vitin 1996, kur me nismėn e Shteteve tė Bashkuara, nė Dayton tė Ohios palėt ndėrluftuese ballkanike u ulėn nė tryezėn e bisedimeve, Dr. Rugova nuk arriti tė bindėte komunitetin ndėrkombėtar qė nė konferencė tė shtrohej edhe zgjidhja e ēėshtjes sė Kosovės. Moszgjidhja e statusit tė Kosovės e shtoi padurimin mes shqiptarėve dhe shqetėsimin e tyre se ata mund tė liheshin pafundėsisht nėn sundimin e Beogradit. Nė skenė doli Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Rritja e UĒK-sė e pakėsoi mbėshtetjen pėr politikat paqėsore tė Dr. Rugovės. Mbi qiellin e Kosovės retė po errėsoheshin dhe Shtetet e Bashkuara sė bashku me evropianėt shikonin afrimin e stuhisė. Diplomacia ndėrkombėtare u vu nė lėvizje pėr tė parandaluar njė masakėr si ajo e Bosnjes.

Nė fillim tė vitit 1999, Dr. Rugova ishte ndėr udhėheqėsit shqiptarė qė nėnshkruan marrėveshjen e Rambujesė, e cila synonte zgjidhje paqėsore tė ēėshtjes sė Kosovės. Por dhuna e autoriteteve serbe nė Kosovė u intensifikua dhe shpresat e komunitetit ndėrkombėtar pėr njė zgjidhje paqėsore u shuan. Nė mars tė po atij viti, NATO-ja filloi bombardimet kundėr Serbisė dhe Kosova u pėrfshi nga njė valė spastrimi etnik. Dr. Rugova qendroi nė Prishtinė, nėn trysninė e jashtėzakonshme tė forcave serbe tė sigurimit.

Nė kulmin e bombardimeve, imazhi i tij politik thuajse u shkatėrrua kur ai u shfaq pėrpara kamerave tė televizionit duke u takuar me presidentin jugosllav Sllobodan Millosheviē. Shumė analistė nė atė kohė menduan se karriera e tij politike kishte marrė fund.

Por faktet treguan se popullariteti i Rugovės vazhdonte tė ishte i madh. Nė vitin 2002, ai u zgjodh president i Kosovės, ndėrsa Lidhja Demokratike e udhėhequr prej tij ka fituar ēdo zgjedhje qė nga viti 1999. Largimi i forcave serbe nga Kosova nė qershor 1999 ēoi nė vendosjen e njė administrate tė Kombeve tė Bashkuara gjė qė nė fakt tregoi se profecia e Rugovės qė Kosova tė bėhej sė pari njė protektorat ndėrkombėtar u realizua.

2005-a shėnoi fillimin e procesit tė shumėpritur pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės duke u bėrė viti kur premtimi i Dr. Rugovės pėr pavarėsi dhe sovranitet filloi tė vihej nė provė tė vėrtetė. Dr. Rugova vazhdimisht ka pėrsėritur deklaratat e tij se pavarėsia e Kosovės do ta qetėsonte gjithė rajonin dhe do tė ndihmonte zhvillimet demokratike nė Ballkan.

Rugova i ėshtė pėrmbajtur pikėpamjes se pavarėsia ėshtė kompromisi i vetėm i palės shqiptare pasi ajo nuk ka kėrkuar bashkimin me Shqipėrinė. Nė muajin shtator, Presidenti Rugova njoftoi se ishte i sėmurė me kancer. Po atė muaj ai emėroi ekipin negociator nė bisedimet pėr statusin, ekip qė pėrfshinte edhe atė vetė. Por disa analistė janė shprehur se vdekja e Rugovės do tė ndikojė negativisht nė aftėsinė e grupit negociator pėr tė artikuluar platformėn e tij nė bisedime. Tė tjerė kanė shprehur shqetėsime se vdekja e tij mund tė ēonte nė njė luftė politike brenda LDK-sė dhe nė vėshtirėsi nė procesin e kalimit tė pushtetit.

Rugova krijoi njė autoritet tė padiskutueshėm dhe fitoi statusin e njė idhulli politik midis njė pjese tė mirė tė shqiptarėve tė Kosovės. Si udhėheqės politik ai kishte mbėshtetėsit por edhe kundėrshtarėt e tij, tė cilėt e quanin autoritar dhe e akuzonin se Lidhjes Demokratike i mungonte demokracia e brendshme. Ai e kuptonte thellė konceptin se respektimi i tė drejtave tė pakicės serbe nė Kosovė do tė ishte me rėndėsi vendimtare pėr ndėrtimin e njė shteti demokratik dhe besonte se pavarėsia do tė ndihmonte nė zgjidhjen e kėtij problemi.

Ashtu si politikanėt e tjerė shqiptarė, zoti Rugova shprehte kritika tė ashpra ndaj Beogradit, i cili sipas tij duhet tė hiqte dorė nga pėrpjekjet pėr tė ndikuar te komuniteti serb i Kosovės. Dr. Rugova i shikonte Shtetet e Bashkuara si aleatet kryesore tė shqiptarėve tė Kosovės nė luftėn e tyre pėr liri dhe tė drejta si dhe nė procesin e zgjidhjes sė statusit tė Kosovės.

Nė vitin 1990, ai mori pjesė nė njė seancė me pyetje-pėrgjigje nė Kongresin amerikan pėr Kosovėn, njė ndėr dėshmitė e para qė organizonin ligjvėnėsit amerikanė pėr Kosovėn. Qė nga ajo kohė, ai i vizitoi shpesh Shtetet e Bashkuara, ku takohej me zyrtarėt mė tė lartė dhe me pėrfaqėsuesit e komunitetit shqiptar, me tė cilin mbante vazhdimisht lidhje tė ngushta. Trashėgimia e Dr. Rugovės do tė mbetet ajo e njė udhėheqėsi qė u pėrpoq tė arrijė synimin e tij tė pavarėsisė me anė tė politikave paqėsore nė njė rajon tė trazuar nė tė cilin dhuna dhe lufta shihej shpesh si terreni i vetėm ku mund tė fitonin idetė.
Espresso Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė