Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-05-05, 09:53   #17
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

''jane shqiptare edhe flasin turqisht''

shqiptaret flasin shqip

pse nuk thoni: ata jane pakica turke edhe e kane partine turke edhe flasin ne gjuhen turke. Disa flasin dy gjuhet: turqisht e shqip. Me ardhjen e banoreve te rrethit te Prizrenit, u be qytet shqiptar, sepse gjate okupimit turk ishte turqizuar, me ardhjen e turqve dhe me konvertimin e shqiptareve ne turq. Vet fjala Shadervan eshte fjale turke edhe emri Prizren eshte fjale turke. Prizreni ishte dhe eshte kryesisht qender e bisnesit turk. Atdhetaret e hershem si Ymer Prizreni shkrine kapitalin e tyre per Lidhjen e Prizrenit (1878-81), sepse aty Turqia kishte qendren e dyte pas Shkupit, si kryeqytet te Vilajetit te Shkupit - sepse nuk ka pase Vilajet te Kosoves, sikur e thone historianet tane, por vilajetet (krahinat, shqip) ishin: Shkupi, Shkodra, Manastiri e Janina (Kater Vilajetet turke, apo Shqiperia Etnike).

Duhej t'i binin turkut ne koke, per ate edhe zgjodhen Prizrenin, per Lidhjen Shqiptare. Njihen: Lufta per Shkupin shqiptar dhe Prizrenin...

po a kemi ketu ndonje demograf, sa perqind te Prizrenit flasin turqisht e sa flasin shqip? (Nje regjistrim i ri i popullesise, do te na jepte faktin real).
Hivzi Islami, duhet ta kete paraqitur dikund, numrin e turqve e shqiptarve ne Prizren...

Nuk besoj se hapesi i kesaj teme kishte qellim ndonje provokim, mbase e pranoi edhe ai qe eshte nga Prizreni, i lindur dhe i rritur poaty. Sikur mos te kishte turq ne Prizren, nuk do te ishte koncepti - kombesia turke ne Kosove. Por, sa perqind jane turq ne Prizren - na intereson.
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė