Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-06, 23:13   #6
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Sabri Hamiti: Njeriu meditant, njeriu militant.


I. QARKU KULTUROR I PRISHTINĖS

Ibrahim Rugova i pėrket brezit tė 68 tės, dhe mė tej Qarkut Kulturor tė Prishtinės.
Nė fund tė viteve gjashtėdhjetė tė shekullit njėzet Prishtina u bė qytet universitar duke u prirė nga njė lėvizje e fuqishme studentore e kulturore, qė mblidhte pėr tė parėn herė tė rinjtė e tokave shqiptare: nė Kosovė e rreth Kosovės. Kjo lėvizje kulturore e intelektuale, krejt natyrshėm e bėri qendrėn nė Universitetin e Prishtinės, pėr ta shpėrndarė ndikimin e vet ēlirues edhe nė shtresa tė tjera tė shoqėrisė. Fuqia e kėsaj lėvizjeje u pėrqendrua nė kulturė e krijimtari, me artikulim mė tė fuqishėm nė letėrsi, me shenjėn e fuqishme nacionale e autentike dhe me shenjėn e modernitetit pėrnjėherėsh.
Nė kėto vite Prishtina, si dhe gjithė Kosova, kishte njė gazetė tė pėrditshme, njė revistė letrare, njė radio, njė shtėpi botuese nė shqip. Lėvizja kulturore e intelektuale e pėrqendruar nė brezin universitar e bėri gazetėn e vet kulturore, revistėn e vet kulturore dhe formoi shtėpinė e vet botuese. Kjo, nė mėnyrė tė pashpallur, artikulonte alternativėn e njėshit pushtetor nė kulturė.
Protagonist nė tė gjitha kėto lėvizje kulturore e letrare, qė pėrqendroheshin nė Fakultetin Filozofik ishte Ibrahim Rugova me krijuesit e brezit tė tij studentė, kryesisht tė gjuhės e tė letėrsisė shqipe. Disa nga nismėtarėt e kėtij qerthulli kulturor e letrar janė ngritur tanimė nė shkallėn mė tė lartė nė fushat e tyre krijuese nė shqip. Njėri nga mė pėrfaqėsuesit ėshtė Ibrahim Rugova, me pėrcaktim kritik letrar e studiues i letėrsisė dhe i kulturės shqiptare.
Qerthulli kulturor i Prishtinės, qė mė vonė do tė zhvillohet edhe nė njė kulturė letrare, nė fillim tė viteve shtatėdhjetė tė shekullit njėzet kishte pėrqafuar njė program letrar e kulturor, qoftė pa e afishuar: tė hyhet sa mė thellė nė njohjen e trashėgimisė shpirtėrore nacionale e nė tė njėjtėn kohė tė ketė njė hapje ndaj kulturave tė tjera perėndimore, sidomos tė modernitetit tė tyre.
Ibrahim Rugova si krijues e kritik nuk u ėshtė larguar asnjėherė kėtyre dy kėrkesave tė qerthullit kulturor tė Prishtinės, pėr dy decenie tė plota tė krijimtarisė letrare kritike.


II. PROFILI I KRITIKUT


Pak nga miqtė e tij e dijnė qė Ibrahim Rugova nė moshėn e re shkollore ka shkruar lirikė dhe ka pėrkthyer poezi. Mirėpo, emri i tij letrar publik ėshtė bėrė i njohur me shkrimet letrare nė rubrikėn "Zenite letrare" nė revistėn Fjala. Tekstet, qė rimerrnin nė njė lexim krejt subjektiv e tė lirė, vepra tė shkrimtarėve botėrorė e shqiptarė, lexoheshin me mallin e leximit tė letėrsisė sė vėrtetė. Kėto shkrime Ibrahim Rugova, pas njė rileximi redaktues, i botoi nė librin Prekje lirike. Vetė titulli pėrcakton natyrėn e shkrimeve estetike poetike, qė nuk i iknin lirizmit nė interpretim. Ky ishte njė revolt kundėr shkrimeve kuaziobjektive qė shkruheshin pėr letėrsinė duke zbritur mė shpesh nė njė sociologjizėm vulgarizues.
Nė librin e dytė Kah teoria, tė botuar shtatė vite mė vonė, e gjejmė Rugovėn nė skajin tjetėr tė diskursit kritik. Tashmė ai, gjithė dijen e madhe letrare, gjithė mjeshtėrinė e shkrimit kritik tė argumentuar, e ēon kah qėllimi suprem: tė artikulohet nė nivelin mė tė lartė teorik letėrsia si krijimtari individuale e veēantė, e ndryshme nga tė tjerat, qė duke pasur praktikė origjinale tė krijimit, kėrkon edhe kritere tė vetat tė interpretimit. Tashmė, revolta lirike e librit tė parė kthehet nė sistem vetanak tė mendimit e tė argumentimit.
Dy polet kritike, tė shfaqura nė dy librat e parė, e kanė pėrcaktuar fuqishėm gjithė krijimtarinė kritike tė Ibrahim Rugovės nė vitet shtatėdhjetė e tetėdhjetė tė shekullit njėzet. Ky ndikim nė njė anė ka prodhuar njė diskurs kritik tė ēlirshėm, shpesh me gjuhė konotative, madje nė nivel tė metaforės, pėr t'u kurorėzuar me trajtėn e eseut e tė kritikės interpretuese; kurse nė anėn tjetėr ka prodhuar diskursin kritik tė argumentuar, duke e ngritur nė nivel tė abstragimit teorik, madje krejt nė teori tė letėrsisė e tė kritikės; por gjithmonė me kėrkesėn pėr kultivimin e temave abstrakte nė shqip, nėpėrmjet rindėrtimeve terminologjike.
Dy libra tė ngjashėm, pėrmbledhje esesh e kritikash, kapin tekstet kritike tė Ibrahim Rugovės tė viteve shtatėdhjetė nė Strategjia e kuptimit dhe tė viteve tetėdhjetė nė Refuzimi estetik. Sharmi themelor i shkrimeve kritike, qė korrespondojnė nė radhė tė parė me librat e botuar gjatė kėtyre viteve dhe me autorėt kryesisht tė brezit tė tij, ėshtė se janė shkruar rėndom si kritika tė para (punė tepėr e vėshtirė nė interpretimin e vlerėsimin e letėrsisė), duke prodhuar edhe mendimin e parė publik pėr veprat, e njėkohėsisht duke krijuar aureolėn e kritikės sė respektueshme.
Nė shkrime tė tjera, nė kėta libra, Rugova lėshohet ngadalė nė kohė pėr tė studiuar formacione artistike e doktrina letrare shqiptare, po ashtu autorė tė njohur tė traditės; ashtu edhe fenomene letrare, kryesisht kritike tė modernitetit evropian.
Dy libra tė tjerė, tani monografikė, qė provojnė deri nė skaj fuqinė krijuese e intelektuale tė Ibrahim Rugovės, janė Vepra e Bogdanit dhe Kahe e premisa tė kritikės letrare shqiptare 1504 1983. Nė tė parin bėhet interpretimi i fuqishėm i tekstit bogdanian nė librin e parė origjinal shqip Ēeta e profetėve, duke analizuar tė gjitha aspektet e strukturat e tekstit bashkė me domethėnien e tij. Rugova kėtu ribėn gjenetikėn dhe bėn analitikėn e veprės sė autorit tė madh tė vjetėr shqiptar, duke e parė atė tė njėnjėshėm, nėpėrmjet temave, strukturave letrare, domethėnieve nacionale; duke analizuar sistemin e plasat e tij. Studiuesi, i formuar me dijet moderne letrare, dėshmon qė teksti bogdanian nuk ėshtė dėshmi por ėshtė njė qenie e gjallė kulturore, madje bashkėkohėse, njė vlerė qė jeton. Vepra shpejt u bė paradigmė e studimeve shqiptare, jo vetėm bogdaniane.
Mirėpo, projekti mė i ndėrliqshėm e mė i rėndėsishėm studimor i Ibrahim Rugovės mbetet monografia pėr kritikėn shqiptare. Ky libėr ėshtė dhe kurora kritike e tij. Aty gjejmė njė sistematizim tė mendimit kritik shqiptar qė lidhet me letėrsinė dhe kritikėn letrare, dhe mė thellė njė vetėdije kulturore tė shqiptarėve. Idetė themelore, duke u fiksuar nga Barleti deri te autorėt bashkėkohorė, janė trajtuar jo si rend kronologjik i shfaqjeve, por si vlera nė njė sistem tė sprovuar tė mendimit letrar. Rugova lucid kėtu informon, analizon, interpreton. Vepra merr vlerėn e njė projekt enciklopedie pėr kritikėn letrare shqiptare duke u bėrė, qė nga shfaqja, njė pikė reference e pakalueshme pėr kėtė fushė.
Pėrfundimisht Ibrahim Rugova ėshtė njė kritik modern qė teorinė e ndėrton si majė qė del nga interpretim i tekstit letrar, kurse vlerėsimin e bėn si njė pėrqasje me universalitetin e krijimit letrar. Kjo e shpie nga qerthulli i letėrsisė kombėtare nė universumin e literaturave tė tjera.
Njė tė tillė sprovė e kishte nisur Rugova nė shkrimin pėr rrėnjėt e degėt letrare, pra pėr trashėgiminė origjinare dhe shpėrndėrrimet e mėvonshme duke sjellė nė relacion krijues Shqipen, Aristotelin e Xhojsin. Kjo aventurė krijuese ishte ndėrprerė pėrnjėherė. Dhe kjo duhet tė quhet humbje pėr kėrkimet nė letėrsinė shqipe.
Vepra e madhe dhe e ndėrliqshme kritike e Ibrahim Rugovės e ka bėrė autorin njėrin ndėr mendimtarėt mė tė mėdhenj bashkėkohorė shqiptarė pėr letėrsinė.
Konteksti sociokulturor, thuhej mė parė, por rrethanat nacionale, do tė thuhej mė vonė, e bėnė apo mė saktė e detyruan Ibrahim Rugovėn qė nga njeriu meditant tė kalojė te njeriu militant. I pari i pėrket domenit tė kritikės. I dyti domenit tė veprimtarisė nacionale.
I lejojmė vetes tė mbyllim kėtė shkrim me njė metaforė: Prekje e Gurit. Brezat e idealistėve (nėse mbeten gjallė) do tė tregojnė a u formėsua guri nga prekja dhe pėr sa kohė ndodhi kjo.
--------

Ky tekst ėshtė lexuar nė promovimin e veprave tė Dr.Ibrahim Rugovės nė muajin nėntor nė Tiranė. Autori ėshtė profesor i Fakultetit tė Filologjisė nė Prishtinė
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė