Shiko Postimin Tek
Vjetėr 05-10-08, 06:37   #3
uliksi31
 
Anėtarėsuar: 19-11-03
Vendndodhja: catskills
Postime: 10,218
uliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėmuliksi31 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Topi: “Jemi tė bashkuar si nė njė familje tė madhe”

Pse, nuk u ftua Presidenti i Kosovės nė Boston
postuar: 05.10.2008

BEQIR SINA, New York



Rasti i Kosovės, nga ai mos njohjes sė gjertanishme nga Greqia, dhe se si ndikon feja (zinxhiri i shteteve sllavo - ortodokse nė Europėn Jug - Lindore nė njohjen e shtetit tė Kosovės) nė tė gjithė kėtė punė, na bėnė tė "dyshojmė" se motivi i mos ftesės sė Kosovės, nė 100 vjetorin e kishės sė parė ortodokse shqiptare nė Amerikė, ka prapavijė tė dyshimitė, dashakeqėse dhe kompromentuese...


NEW YORK CITY : Prej kohėsh shqiptarėt qė jetojnė dhe punojnė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė gjetur te kisha e drejtuar nga*At Artur Liolini, kancelari i kishės ortodokse tė Bostonit, njė mbėshtetje qė u ka munguar. At Artur Liolini, nė krye tė kishės ortodokse Shėn Gjergji,*e ka shndėrruar kishėn e Fan Nolit nė njė ikonė qė ka bashkuar shqiptarėt nė Boston, pa dallim feje e krahine. Ky ėshtė njė kontribut i vyer shpirtėror, human dhe nacionalist, qė ēmohet dhe do tė kujtohet pėrgjithmonė nga shqiptaret e mbarė Amerikės.
Kėtė vit 2008, kisha ortodokse Shėn Gjergji, nė Boston,*shėnojė njė shekull nė punėn e apostolatės shqiptaro - orthodokse nė Amerikėn e Veriut. Pėr herė tė parė, prej kur u hap kisha e parė nė Boston, shėrbimet fetare u mbajtėn nė shqip, pėr t'u shėrbyer tė krishterėve orthodokse nė gjuhėn e tyre. Ish- Prifti ynė i parė dhe i paharruar , i cili me vonė u bė hierark, Theofan Stilian Noli, filloi njė punė voluminoze tė jashtėzakonėshme e tė gjithėanėshme nė vitin 1908, qė i shėrbeu*komunitetit shqiptar ortodoks*nė*SHBA-se,*dhe nė atdhe nė mėnyrė tė mrekullueshme.

Pra,*ēdo gje qe lidhej me kete kishe dhe me kete vit qe mund te quhet fare lehte," Viti 2008 shenon nje shekull ne punen e apostolates shqiptaro - orthodokse ne Ameriken e Veriut", u be*me 27 dhe 28 shtator, ne Bostonin Nolian. Me aktivitetin ne*"Grand Gala" ne "World Trade Center" ne Boston dhe me meshėn finale ne katedralen Shen Gjergji, komuniteti shqiptar i Bostonit, dhe grupe shqiptaresh nga shtetet e tjera te SHBA-se,*festuan me*madheshti 100-vjetorin e Kishes Ortodokse Shqiptare te themeluar nga Fan Noli. Sakaq, Presidenti i Republikės sė Shqipėrisė zoti Bamir Topi e dekorojė Kishen shqiptare te Shen Gjergjit ne Boston me Urdhrin ‘’Naim Frasheri’’ i Arte dhe Imzot Nolin, (pas vdekjes), me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skenderbeu”.

Mirpo ajo qė "theu" zemerat e shqiptarėve tė Amerikės, dhe ka pesmatuar jashtė mase komunitetin shqiptarė nė Amerikė,*ėshtė fakti*se*nė aktivitetin nė*"Grand Gala" nė "World Trade Center" nė Boston, teksa shėnohej 100 vjetori i kishės sė parė ortodokse shqiptare nė Amerikė, themeluar nga Theofan Stilan Noli:
"Nuk u ftua dhe nuk mori pjesė Presidenti i Republikės sė Kosovės, zoti Fatmir Sejdiu, (megjithėse ai dhe delegacioni qė e shoqėronte atė*ndodhej vetėm 250 kilometra larg(Nju Jork)*vendit, ku po organizohej festa." Nė sallė nuk u pa asnjė simbol i Kosovės, dhe nuk u tha nga krerėt i kishės ortodokse shqiptare nė Amerikė, as edhe njė gjysmė-fjalė, pėr pavarėsinė e Kosovės(ndėrkohė, qė vetėm presidenti Topi, e permendi gjatė fjalės sė tij Kosovėn dhe presidentin Sejdiu).

Nė tė njėjtėn kohė qė te dy delegacionet e larta *shqiptare, te cilet ndodheshin ne Nju Jork, ku moren pjese ne sesionin e 63 - te, te Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara, presidenti Bamir Topi dhe ministri i jashtem Lulzim Basha, presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministri i jashtem Skender Hyseni, kan*pasur takime ne New York, takimet vellazerore me*veprimtare, dhe organizata, shoqatat, komunitetin musliman dhe katolik*te komunitetit shqiptaro-amerikan ne Nju Jork, si Vatra dhe KKSHA.*
Nė kėtė kontekst,**njerėz tė cilėt nuk deshėn tė indetifikohen, thanė pėr gazetėn tonė se nė mos ftesėn pėr Presidentin e Kosovės, ka ndikuar shumė, tek disa nga organizatorėt e komisionit tė festės,*"edhe qėndrimi i Greqisė pėr mos njohjen e pavarėsisė sė*Kosovės".
Disa tė tjerė pohojnė nė "heshtje" se ka qėnė*Kisha Ortodokse dhe Kryepeshkopi i saj, Anastas Janullatos,*i cili nė qershor, po vetė*ju pėrgjigjėn negativisht ftesės sė Partisė pėr Drejtėsi dhe Integrim, pėr njė lutje ndėrfetare pėr pėrshpirtjen e viktimave tė popullsisė ēame mė 27 qershor nė Sarandė, dhe mund tė kenė ndikuar nė refuzmin e Presidenitit tė Kosovės, nė festėn e 100 vjetorit tė kishės. Pasi, qe vetė*kjo kishė, e cila*tre muaj mė parė ftojė pėr vizitė*Kryepeshkopin i saj, Anastas Janullatos.

Duhet cekur fakti; se nė kėtė 100 vjetor, Kryepeshkopi, Anastas Janullatos, nuk dėnojė t'i dėrgojė kishės sė parė ortodokse shqiptare nė Amerikė, nė 100 vjetorin e saj - as edhe njė copė "telegram urimi", tė paktėn zyrtarisht tė ishte lexuar nė festė, po qe se i referohemi festės.
KOASH (Kisha Ortodokse Amerikano Shqiptare), duhet tė ndahet njė herė e mirė*nga politika,*rasti i Kosovės,*nga ai mos njohjes sė gjertanishme nga Greqia, dhe se si ndikon feja ( zinxhiri i shteteve*sllavo -ortodokse nė Europėn Jug - Lindore nė njohjen e shtetit tė Kosovės)**nė tė gjithė kėtė punė, na bėnė tė "dyshojmė" se motivi i mos ftesės sė Kosovės, nė 100 vjetorin e kishės sė parė ortodokse shqiptare nė Amerikė, ka prapavijė tė dyshimitė , dashakeqėse dhe kompromentuese.....

Nė pėrfundim tė ceremonisė gjithė tė pranishmit i kanė shprehur shqetėsimin e tyre dhe kėrkojnė pėrgjigje nga organizatorėt e festės dhe*shtrojnė pyetjet: "Pse u refuzua dhe u "pėēkundua" nga ky aktivitet Kosova?, "Pse nuk u ftua Presidenti i Republikės sė Kosovės, zoti Fatmir Sejdiu, i ndodhur nė Nju Jork, deri mė datėn 29 shtator, dhe ministri i jashtėm Skėnder Hyseni deri mė 1 tetor. ? "Pse nė sallėn madhėshtore nuk u vendos qoftė edhe njė shenjė simbolike, qė tregonte se Kosova ėshtė shteti mė i i ri i botės, i njohur ky nga 47 shtete, pėrfshirė kėtu edhe shtet mė tė mėdha dhe mė tė rėndėsishme- SHBA, Anglinė, Francėn, Gjermaninė, Japoninė, Kanadanė*dhe Italinė.
uliksi31 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė