Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-04-11, 05:42   #11
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Origjina e mohuar pellazge

FJALORI DHE GJUHA PELLAZGE

A.J. Van Vindekens, profesor nė Universitetin e Luvenit, nė Belgjikė, ka shkruar rreth njė gjuhe tė lashtė indoevropiane, tė cilėn e quan pellazge. Ai nguli kėmbė se shumė fjalė nė greqishte mund tė shpjegohen si tė prejardhura nga njė gjuhė parahelene, tė cilėn e quajti pellazge. Struktura morfologjike e emrave tė pėrveēėm dhe e toponimeve pėrkon me njė gjuhė paragreke. Ata qė u vendosėn tė parėt nė pellgun e Egjeut, para ardhjes sė grekėve, i quan "proto-indoevropianė". Pjesa e parė e punimit tė tij pėrfshin studimin fonetik tė zanoreve dhe tė bashkėtingėlloreve pellazge. Pjesa e dytė merret me formimin e emrave, nė mėnyrė tė veēantė me prapashtesimin, emrat e pėrveēėm dhe toponimet. Emrin e perėndeshės Athina, pėr shembull, e shpjegon si tė prejardhur nga fjala at (baba), e gjetur nė shqipe e nė gjuhė tė tjera indoevropiane, por me njė prapashtesė femėrore, qė e bėn atė nėnė. Van Vindekens vėrejti se toponimet pellazge gjenden tė pėrhapura nga Azia e Vogėl e deri nė Itali, por veēanėrisht nė Iliri dhe nė Greqinė e sotme. Kėto emra vendesh ndeshen nė Greqi mė me shumicė se nė ēdo vend tjetėr, kurse emrat pellazgė tė njerėzve dhe tė hyjnive gjenden vetėm nė greqishte. Kjo e bėri Van Vindekensin tė besonte se popullsia mė e dendur, qė fliste gjuhėn pellazge, ndodhej nė Greqi. Mė tej, ai shtoi se gjuha ilire ishte zhdukur, duke lėnė pas vetėm disa emra tė pėrveēėm, tė cilėt gjenden nė dorėshkrimet greke e latine. Sikur gjuha ilire tė ishte ruajtur si greqishtja, ai besonte se numri i emrave tė pėrveēėm dhe i fjalėve tė tjera do tė dėshmonin se popullsia pellazge nė Iliri do tė kishte po atė dendėsi tė madhe si nė Greqi.

Grekėt, ilirėt dhe italianėt gjetėn nė brigjet mesdhetare njė gjuhė, nga e cila huazuan njė numėr tė madh fjalėsh qė shėnonin sende tė njohura e tė panjohura. Ata e asimiluan qytetėrimin pellazg, duke e pasqyruar kėtė nė fjalorin e huazuar. Janė identifikuar shumė fjalė pellazge, qė pėrdoren pėr tė shėnuar kafshė tė tilla si: gomar, derr, pėllumb, salamandėr e hardhucė, si edhe fjalė tė tjera qė shėnojnė bimė, minerale, vegla muzikore, lojėra, lundrim, tregti, ndėrtim, artin e luftės, gjueti, familje, shoqėri e besim. Prania e kaq shumė huazimeve dėshmon se grekėt, ilirėt dhe italianėt as e zhdukėn dhe as e dėbuan menjėherė popullsinė pellazge, tė cilėn e gjetėn nė ato treva. Pushtuesit duhet tė kenė bashkėjetuar me vite tė tėra me pellazgėt, duke huazuar, kėshtu, njė pjesė tė mirė tė fjalorit tė tyre.

Van Vindekens arriti nė pėrfundimin se grekėt, ilirėt dhe italianėt nuk mund tė kenė qenė indoevropianėt e parė, qė u vendosėn nė Evropėn Jugore dhe nė Azinė e Vogėl. Ata janė paraprirė nga pellazgėt. Ndonėse nuk e datoi ardhjen e pellazgėve, ai ishte i sigurt se ata u vendosėn nė gadishull para ardhjes sė fiseve helene tė Jonėve, aty midis viteve 2000 e 1600 p.e.s. Vetėm atėherė kur pakica jone u pėrforcua me ardhjen e eolėve dhe akejve, rreth vitit 1500 p.e.s., si edhe me dorėt luftėtarė, rreth vitit 1000 p.e.s., ata ishin nė gjendje tė nėnshtronin pellazgėt e tė zėvendėsonin qytetėrimin e tyre. Autori ėshtė i bindur se pellazgėt u larguan nga djepi i tyre indoevropian nė tė njėjtėn kohė me hititėt, shpėrngulja e tė cilėve sigurisht qė i paraprin asaj tė grekėve...

ORIGJINA INDOEVROPIANE E GJUHĖVE PELLAZGE, ILIRE DHE SHQIPE
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė