Shiko Postimin Tek
Vjetėr 19-04-11, 05:45   #13
lirik
 
Anėtarėsuar: 09-02-07
Postime: 13,508
lirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėmlirik i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Origjina e mohuar pellazge

KARAKTERISTIKAT E FAMILJES INDOEVROPIANE

Gjuhėt indoevropiane, pra, pėrbėjnė njė familje gjuhėsh, disa tė gjalla e disa tė vdekura, tė cilat kanė lidhje farefisnie me njėra-tjetrėn dhe paraqesin ngjashmėri midis tyre. Gjuhėt indoevropiane kanė disa shkallė ngjashmėrie nė fjalorin e tyre, nė sistemin fonetik e nė strukturėn gramatikore, sigurisht me ndryshimet pėrkatėse si rezultat i evolucionit shekullor. Strukturat e tyre gramatikore, pėr shembull, karakterizohet nga sistemi i gjinisė, i numrit dhe i rasave pėr emrat, pėremrat e mbiemrat, si edhe nga sistemi i zgjedhimit pėr foljet. Fondi indoevropian ka kontribuar, gjithashtu, pėr fjalorin e pasur tė gjuhėve simotra, duke pėrfshirė edhe shqipen. Fatkeqėsisht, ky fond nuk arriti tė merrte kurrė trajtėn e njė gjuhe tė shkruar. Por specialistėt e gjuhėsisė nuk e kanė ndėrprerė punėn e tyre tė madhe hulumtuese. Ata janė tė bindur se, duke krahasuar njė fjalė nė disa gjuhė simotra, shpesh mund tė arrihet te njė rrėnjė e pėrbashkėt. Prapashtesat dhe mbaresat e ndryshme, qė i shtohen rrėnjės, dėshmojnė se kėto gjuhė simotra kanė njė sistem tė zhvilluar lakimi apo zgjedhimi, ashtu si greqishtja e vjetėr dhe latinishtja, ose edhe shqipja e sotme. Nė kėtė mėnyrė, studiuesit kanė zbuluar me qindra fjalė tė parme, tė cilat mendojnė se e kanė origjinėn nė njė gjuhė tė pėrbashkėt. Disa prej kėtyre fjalėve nė shqipe janė: ditė, natė, dimėr, i lehtė, i thellė, punė, zemėr, ujk, ujė, i rėndė, jam, kam, bie, ha, pi e shumė tė tjera. Ky fond i trashėguar arrin nė mė shumė se 2000 fjalė tė parme, qė nuk janė pak po tė kemi parasysh se prej tyre janė formuar fjalė tė tjera tė pėrbėra, si p.sh., nga "punė" kemi: punėtor, punonjės, punim, punishte, mbipunė, punėtori, punėdore, ditė-punė e shumė tė tjera. Pėr shkak se fjalė tė tilla tė parme gjenden nė gjuhėt e folura nga Evropa Veriore gjer nė Indi, atėherė gjuha e pėrbashkėt hipotetike ėshtė quajtur indoevropiane.
lirik Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė