Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-05-11, 13:49   #2
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: STUBLLA ME SHKOLLEN E PARE SHQIPE NE KOSOVE!

Shkolla e Stublles ne shek. XIX, sipas te sipercituarit N. Malcolm (Kosovo. A short history), i organizon mesimet ne gjuhen italiane. Fatkeqesisht Malcolm nuk na tregon dot se cila ishte kjo italishte: akoma ne kete periudhe mbi 90% e popullsise se Papatit eshte analfabete dhe, nga te shkolluarit, ato qe flasin italisht jane vetem 2,5%.

Sidoqofte, meqenese citohet Malcolm, duhet te merret para sysh se shkolla nuk eshte shqipe edhe pse ndodhet ne nje territor shqiptar ose frekuentohet nga shqiptar. Gjuha e mesimeve ne shkollen e Stublles, tipari kryesor i percaktimit te shkolles shqipe, nuk koincidon me gjuhe shqipe.

Mos do te na tregoni se klasiket helen dhe romak ishin perkthyer ne shqip dhe lexohesin e mesoheshin ne shqip? Nese po, perse Bibla perkthehet vetem ne 1994? Perse Kristoforidhi ortodoks, me ndihmen e protestanteve britanik, e perkthen i pari ne gjysmen e shek. te XIX dhe e boton pikerisht ne Stamboll?

Vetem fakti qe mesoheshin klasiket eshte deshmi e perdorimit te latinishtes. Fundja kjo ishte gjuha kishtare dhe e vetmja e tolerueshme pas Kundereformes, qe rastesisht perkon me ato vite kur u hap shkolla e Stublles.

Abetarja e pare shqipe eshte ajo e Naum Veqilharxhit, qe nuk e dinte nga i binte ne harte Stublla. Jo me te mesohet ne shqip qe ne shek. e XVII. Me cfare shqipeje? Cfare gramatike? Cfare abetareje? Perse asnje nga citimet e mesiperme nuk flasin rreth materialit mesimor shqip te shkolles?
Eshte e lehte te thuhet u hap nje shkolle shqipe ne shek. e IV para K., por jane djegur librat dhe nuk kemi dokumente, sidoqofte ka thene "x" se aty mesoheshin klasiket.

E sa per martirizimet me mire te mos flasim sepse ato lidhen thjeshte me kunderpergjigjen, jo vetem shqiptare (pra, te te gjitha sundimeve osmane edhe jashte Ballkanit), ndaj reformave perendimore (centralizuese, industrializuese, modernizuese) te Portes se Larte: behet fjale per Tanzimatin, vitet '40 e ne vazhdim.

Eshte historikisht e njohur qe Tanzimati permbante edhe te drejten e barazise se shtetasve, pra te krishte dhe jo, ne shtetin osman. Eshte gjitashtu e njohur qe kryengritjet u nxiten, u kerkuan, u mbeshteten, nga kreret lokal - po i quajme zoterinjte e pasur te tokave dhe familjet e tyre te integruara ne politiken osmane - ne shumicen absolute te rasteve me perkatesi fetare islame. Vetem neper disa malesi, per shkak te humbjes se autonomise se Venomeve, pati disa kryengritje. Ne Kosove reagimi ka qene sigurisht i krereve musliman. As nuk u luftua per fe e aq me teper per atdhe. Ishte ende heret te luftohej per atdhe. Pastaj perse te luftonin per fe kur reforma e Tanzimatit barazonte juridikisht te drejtat e minoriteteve fetare, duke i hapur rruge jomuslimaneve edhe ne adminsitrate publike e keshtu me radhe.

Edhe ne Lidhjen e Prizrenit shqiptaret deklaronin besnikerine ndaj Portes. Do te jete Sami Frasheri, qe nuk kishte studjuar ne Stubell, me botimin e vepres se tij madhore (nga Stambolli) ne vitin 1899, ai qe do te hedhi bazat e platformes politike te shqiptareve, pra te atdheut politik.
Kisha katolike e Stublles ose e Romes, nuk njeh dhe nuk ka si te njohe konceptin e atdheut, sepse eshte mbikombetare, universale, ashtu si vete Krishti e feja e tij.

Lerini pra keto perrallat e shkolles shqipe e miteve te tjera, sepse mitet qe kemi na mjaftojne, ose, te pakten, jane me "historik", me nacionalist. Kjo ceshtja e "shkolles shqipe" se Stublles, pervec komicitetit te shkrimit te mesiperm te bazuar ne citime qe nuk vertetojne pohimet e autorit, bie pak ere mercenarizmi fetar. Te pakten, histori nuk ka. Nese mungon shkenca, ngelet emocioni, por ky nuk verteton asgje pervec deshirave te atij qe shkruan.

Per me teper, shkrimi eshte i ngjashem me ate te Sare Gjergjit, ky i fundit ngjason me nje shkrim qe ka emer tjeter e keshtu me radhe. Se te themi, propagande uniforme me nje qellim. Meqenese ka kaq shume te dhena perse te gjitha shkrimet jane thuajse identike?

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 14-05-11 nė 13:52
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė