Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-04-13, 13:35   #7
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

vijimi

Dragoi dhe Kuēedra - II



Njė simbolikė domethėnėse tė veēantė ngėrthen nė vetvete akti i mbytjes (vrasjes) sė Kuēedrės. Heroi ynė Dragua shkon nė kalė ose nė kėmbė te shpella e Kuēedrėspėr ta vrarė atė, qė t'u ēlirojė njerėzve ujin qė ajo ua ka ndaluar.

Me armėn e tij Dragoi duhet ta godasė patjetėr nė kokėn kryesore e mandej nė tė dytėn kokė, nė tė tretėn e deri sa t'ia presė tė tėra kokėt, se ndryshe ajo nuk mundet, nuk ngordh. Por nuk iu goditėn tė tėra kokėt, ajo bėhet mė e fortė, mė e tmerrshme e mė dėrnprurėse. Por, qė tė ngordhė pėrfundimisht, atė duhet ta hedhin domosdo nė njė liqen, nė lumė, nė det, nė njė pus, ku "pėr tre vjet krejt vendin e ka qelbun".

Nė kėtė rast, Dragoi, si dhe veprime tė tjera tė tij kur lufton me Kuēedrėn, na del si njė hero luftėtar a kalorės luftėtar, si hero mitik qė lufton pėrbindėshat.

Pasi vritet, Kuēedrės nuk i bėhen mė flijime, vajza, djem a bagėti. Ky akt simbolizon fundin e zakonit tė flijimeve pėr Kuēedrėn e nėpėrmjet saj tė forcave shkatėrruese tė natyrės e tė jetės shoqėrore. Pra, kemi kalimin nė njė rend tė ri, nė njė mendėsi tė re tė psikologjisė shoqėrore e tė riteve popullore. Tanimė ajo mbetet vetėm si njė kujtim i legjendave mitike, i besimeve popullore.

Po reminishencat e flijimit pėrsėri janė ruajtur nė rite e tabu. Kur ka furtunė a breshėr, nxjerrin jashtė njė fėmijė ose pelenat e njė fėmije, ose vendosin aty njė surrat me lecka; ndokund hedhin jashtė enė e mjete tė gatimit, diku hedhin dhe bukė e ushqime tė tjera.

Natyrisht, nė kohė breshri a furtune, hedhin jashtė edhe gjėra qė nuk mund tė jenė simbole flijimi, si vegla tė ndryshme tė bujqėsisė: shata, lopata, masha, kmesa, zjarr. Burrat shtien me pushkė nė drejtim tė qiellit duke thėnė fjalėt: "Largo! Largo! "Largo!" ose "Epja, Zot, Dragoit tonė!".

Pra, i ndihmojnė Dragoit nė luftėn e tij. Nė disa vise malore, sidomos nė Alpet e Shqipėrisė sė Epėrme, kur bie tėrmet, besohet se po luftojnė Dragojtė me Kuēedrat. Kur ndjejnė dridhjet e vendit nga tėrmeti, duke iu drejtuar qiellit, thonė lutjen: "O Zot, nepi Dragoit tonė bukė e bulshi, venė e raki, forcė e fuqi".(Sh.Gjeēovi, "Hylli i Dritės", 1936, nr. 10, f.487)

Veē tė tjerash, edhe ky fakt e shpjegon qartė natyrėn e Dragoit si hero kulture, prodhimi, pėrparimi. Dalin kėtu tipare tė tij si hyjni mbrojtėse dhe tė mbarėsisė sė prodhimit agrar. Ėshtė interesant nė ndjeshjen me Kuēedrėn edhe si subjekt mitik:

Djali a vajza shkojnė nė malin a shpellėn e Kuēedrės. Ajo don ta hajė vajzėn, ndėrsa kjo i thotė: "Jam bijė e diellit dhe e hėnės". Menjėherė Kuēedra shtanget, gurėzohet, zhduket. Po kėshtu ndodh dhe me djalin a vajzėn me yll nė ballė e me hėnėz nė kraharor, gjė qė tregon fitoren e hyjnisė sė qiellit mbi atė tė nėntokės, po njėkohėsisht kohėn e ndėrprerjes sė flijimeve. Fitojnė simbolet e qiellit

Edhe tabutė e ndryshme pėr Dragoin e Kuēedrėn kanė kuptimet e tyre simbolike domethėnėse: nuk i duhet treguar njeriu pėr akcilin se ėshtė Dragua, se ai menjėherė vdes. Pėr Dragoin e Kuēedrėn pėrdoren dendur eufemizma nė vend tė emėrtimeve konkrete: "nėpunėt e tij", "nė punėt e saj", "ėshtė njeri me punė"(nė kuptimin:"ėshte Dragua").

Thuhet se nuk duhet treguar qė burri a gjallesa ka shkuartė luftojė me Kuēedrat, se ėshtė mėkat. Jepen kėshilla qė burrit a djalit nuk i duhet thėnė: "T'u thafshin krahėt!", se ndoshta ėshtė Dragua me fletė dhe e dėmton e vdes. Kėtu, tėrė forca demoniake, e mbinatyrshme, qėndron te fshehtėsia, te e panjohura, te misteri si ndodh pėrgjithėsisht me forcat e mbinatyrshme.

Kemi tė bėjmė kėshtu me dy figura shumė komplekse tė mitologjisė shqiptare, por dhe me disa tipare tė pėrcaktuara qartė. Ėshtė e kuptueshme, se kėtu kemi rezultanten e njė evolucioni tė gjatė historik, por dhe me ruajtje atributesh tė pandryshueshme, qė nga kohėt e lashta.

Vėrejmė se nė disa raste roli i Dragoit i ka kaluar Shėn llisė ose Shėn Gjergjit nė luftė me Kuēedrėn ose, ndryshe, nė luftė me shejtanin, qė shkakton shtrėngata, breshėr e fatkeqėsi tė tjera. Ne eposin mesjetar shqiptar (tė mbledhur nė popull vetėm kėta dy shekujt e fundit), vėrejmė se ka jo pak raste tė luftės sė Dragoit me Kuēedrėn.

Mė e qartė nė kėtė vėshtrim ėshtė ndeshja e Gjergj Elez Alisė me Balozin e detit, qė e mbyt pikėrisht nė atė mėnyrė si mbyt Dragoi Kuēedrėn nė besimet e popullit. Mendojmė se me besimet nė fjalė pėr Dragoin kanė tė bėjnė dhe disa toponime bashkė me legjendat mitike mbi to, pėr tė ashtuquajturat "Gjurma e shejtit", "Gjurma e kalit tė Skenderbegut", "Gjurma e kalit tė Lekė Dukagjinit' e kėshtu me radhė.

Kėtė e vėrtetojnė nė njėfarė mėnyre edhe shpjegimet popullore ku thuhet se Skenderbeu ka qenė Dragua dhe kėrcente nga mali nė mal gjatė luftimeve dhe se aty ku ka rėnė ka mbetur gjurma e kalit tė tij. Figura historike tė njohura tė popullit shqiptar si: Skėnderbeu, Bajram Curri, Isa Boletini, Dedė Gjo luli, Mehmet Shpendi, Lleshi i Zi i Mirditės etj. besohej nė popull se kanė qenė Dragoj tė vėrtetė.

Besimet nė hyjnitė e shtrėngatės e tė kundėrshtarėve tė tyre, me disa tipare tė veēanta, janė tė njohura dhe nė popuj tė ndryshėm tė botės e doemos dhe nė fqinjėt tanė tė Ballkanit. Kėshtu, te Serbėt, rolin e Kuēedrės sonė e luan Alla,qė ka paraqitje gjysmėnjeri e gjysmėkafshė. Ajo shkakton shtrėngatat e prish prodhimet e arave.

Nė Kroaci rolin e Kuēedrave e luajnė Vilat, qė paraqiten dhe me tipare tė Amazonavee si hyjni tė natyrės sė virgjėr. Nė Bullgari, nė Hercegovinė, nė Serbi, me atributet e hyjnisė ndaluese tė shtrėngatės e tė ndihmės .Pėr njerėzit paraqitet Zmaja.

Besohej se trimat e mirėnjohur e figurat e tisnikėve legjendarė si Kraleviq Marku etj., kanė qenė Zmaj tė vėrtetė.

Njėjtė ata kishin armė tė tyre kryesore rrufetė, ashtu siē ndodh dhe me kur dragoin tonė, por nė mjetet e tjera simbolike tė luftės sė tij ai ndryshon.

Te Rumunėt, si shkaktare tė furtunave e tė breshrit paraqiten Lamiet, ndėrsa rolin e Dragoit kėtu e ka marrė Shėn llia, por doemos dukė ruajtur atribute tė paganizmit. Si hyjni e shtrėngatės ndėr popujt fqinj, sidomos te Bullgarėt, po diku-diku edhe tek tė tjerėt, njihet Shėn Germeni.

Figura analoge tė kėtij lloji i ndeshim dhe nė Greqi, si nė ishullin me banorė arvanitas Hidra pėr Kuēedrėn, ndėrsa rolin e Dragoit e kanė pėrvetėsuar disa shejtorė si Shėn llia e me radhė.

Kjo dukuri ka tėrhequr vėmendjen e dijetarėve tė ndryshėm. Janė shprehur mendime pėr origjinėn gjeo-etnike tė hyjnisė sė shtrėngatės dhe kundėrshtarit tė saj tė pėrjetshėm. Studiuesi bullgar M.Amaudov e lidh kėtė dukuri me hyjni tė Trakėve tė lashtė.

Nga disa autorė ėshtė shprehur mendimi se legjenda mitike qė tregon Shėn Gjergjin duke mbytur Kuēedrėn, e ka origjinėn te kulti dhe mitet e Kalorėsit Trak, duke hedhur poshtė prejardhjen greke tė kėtij miti.

Nė studimin e tij pėr perėndinė mė tė lashtė serbe, V.Ēajkanoviq disa hyjni tė lashta tė atij vendi, si: Svetovidi, Krajleviq Marku etj, i barazon pėr nga prejardhja me Kalorėsin Trak. M.Lamberci thekson se nuk ka gjetur te popujt fqinjė njė ekuivalent qė i pėrgjigjet nė karakteristika Dragoit, sado qė kanė dhe emra e disa tipare tė pėrbashkėta.

Ai nėnvizon se Dragojtė shqiptarė kanė ngjashmėri tė madhe me gjigandėt e lashtėsisė greke, me ata luftėtarė tė fortė qė u ngritėn kundėr qiellit.

Ėshtė me interes tė vėrehet njė element paraleleje besimi nė mes tė Rumunėve e Shqiptarėve: Te Rumunėt, gjarpri, tė cilin pėr shtatė vjet nuk e ka parė njeri, humbet bishtin dhe fillojnė t'i dalin kėmbėt (putrat). Atėhere gjarpri kėrkon e pi qumėshtin e parė tė njė lope. Pas kėsaj, po nuk e pati parė edhe pėr shtatė vjet tė tjera njeriu, gjarpri bėhet Vuivrė (gjarpėr pėrbindėsh).

Pėrsėri, po nuk e pa njeri dhe shtatė vjet tė tjera, ai bėhet Dragua (nė kuptimin shqiptar: Kuēedėr). Nė veprimet e tij, ai lėshon zjarr nga goja.

Kėtu kemi ngjashmėri qė e kanė gjenezėn doemos nga lashtėsia, ndoshta te elementė kulturorė tė pėrbashkėt iliro-trakė. Ka dhe gjėra qė i dallojnė besimet shqiptare nga ato rumune lidhur me kėtė metamorfozė, po thelbi, me sa mendojmė ne, ėshtė i pėrbashkėt: "pauparė nga njeriu", pėrshtatė vjet dhe: "nxjerr zjarr nga goja"(C. Prut, "Imagerie...", f.69).

Duke folur pėr hyjnnė shqiptare tė shtrėngatės, breshrit, qė njihet nė Alpe dhe me emrin Verbd, Shurdh ose Rrmoria, F.Nopēa mendon se mbase nuk ėshtė e guximshme tė vėrehet kėtu Zibelsurdusi i Trakisė qė, sipas ti}, ka mbetur nėpėr shekuj tė stuhishėm ė vetminė e maleve tė Shqipėrisė. Disi afėr me Nopēėn dhe nė mėnyrė tė pavarur prej tij, arrin po nė ato pėrfundime dhe M. Eliade (De Zalmoxis... f.59-61), i cili sheh te Gebeleizis njė perėndi trake tė shtrėngatės, disa elementė pėrbėrės, tek i cili kanė mbijetuar deri nė kohė tė re nė emrin e Shėn llisė, qė gjuan me rrufe.

Edhe ndėr Shqiptarė Dragoin rrufehedhės kundėr Kuēedrės nė disa raste e ka zėvėndėsuar Shėn Gjergji ose Shėn llia. Ėshtė i arsyetuar mendimi i S. Zeēeviqit, qė thotė se nė tiparet e hyjnive serbe tė shtrėngatės duhet tė shihet njė sinkretizėm i lashtėsisė ballkanike dhe elementė besimi tė sjella me vete nga Sllavėt e Jugut kur u vendosėn nė Ballkan.

Popujt e lashtė tė kėtij Gadishulli, ashtu si dhe ata tė Mesjetės, tė ndodhur fqinjė e me tė njėjtat fate historike, nė rrjedhė tė shekujve kanė dhėnė e kanė marrė midis tyre nė vėshtrim social-ekonomik e jo mė pak dhe nė fushėn e etnokulturės.

Ėshtė krejt e natyrshme qė tė kenė dhėnė e marrė nė mėnyrė tė domosdoshme dhe nė fushė tė mitologjisė e tė riteve. Pra, do tė kemi njė lloj sinkretizmi edhe nė lėmė tė demonologjisė, natyrisht nė elementė tė veēantė tė saj.

Nga ana tjetėr, nuk mund tė mos gjejmė njė lidhje gjenetike e vijueshmėrie nė mes

Dragoite Kuēedrės shqiptare dhe tė Hyjnisė Kalorės tė dėshmuar ndėr llirė e ndėr Trakė: ruhen nė figurat tona atribute mjaft arkaike e interesante, tė veēanta te hyjnitė luftėtare: "gjurmėt e shenjtorėve a tė kuajve tė tyre tė ruajtura nė viset shqiptare, pavarėsisht nga ndonjė ndikim i vonė, si jehonė e dukurive tė posaēme tė lashtėsisė nė kėtė shtrirje gjeografike; legjendat mitike tė luftės sė trimit fisnik me pėrbindėshin qė del nga liqeni, nga shpella a nga deti.

Ato raste janė tė shumta e domethėnėse. Ato kanė zėnė vend tė rėndėsishėm dhe nė Eposin Mesjetar shqiptar, nė balada qė mendohet se i takojnė Mesjetės; gjithsesi janė paraturke.

Nė romanin "Florimont", me temė shqiptare, shkruar nė gjuhėn e vjetėr franceze nė shek.XII (1188) flitet pėr njė kalorės fisnik shqiptar qė bėn dyluftim me Pėrbindėshin e detit, i cili dilte ēdo ditė prej andej e kėrkonte pėr ushqim njė njeri a njė dash, (A. Hilka, "Florimont",... 1965-1984), tamam si nė njė variant tė baladės sė Gjergj Elez Alisė. Nė vėthė e nė stoli tė tjera prej bronzi, nė varrezėn arbėrore tė Krujės tė shekujve VII-VIII, ndeshet e punuar figura e kalit me kėmbė tė lakuara nė pozicion pėr t'u hedhur dhe, siē vėren edhe H.Myrto, kėtu kemi tė bėjmė me njė pėrfytyrim tė kalorėsit qė bėn hedhje fluturuese, ēka lidhet me besimet pėrkatėse.

Mendojmė se kėto lidhen gjenetikisht me hyjninė kalorės tė Japodėve, me hyjninė luftėtare ilire tė shoqėruar nga gjarpri mbrojtės, zbuluar nga N.Ceka nė Selcė tė Poshtme (Pogradec); po kėshtu dhe me motivin e paftės sė zbuluar nga Basler nė Gostilie (Liqeni i Shkodrės, Mali i Zi); ka dhe gjetje tė kėtij lloji nė truallin ilir e trak, pa harruar tė dhėnat e autorėve antikė pėr kėtė element.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė