Tema: PARADOX
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 21-01-04, 01:03   #1
Albanam
 
Anėtarėsuar: 29-11-03
Vendndodhja: Vilajeti i Kosovės
Postime: 672
Albanam e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Albanam Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Albanam
Gabim PARADOX

Pėrshėndetje motra dhe vėllezėr!

Nxitje e drejtpėrdrejtė pėr tė hapur kėtė temė ishte emisioni televiziv PARADOX, qė u emetua sonte, e martė, nė RTK SAT aty kah ora 22. Nuk di sa kishit rastin ta shihni kėtė emision, apo edhe a shikoni serinė e emisioneve me kėtė emėr, por gjithsesi do t'u kisha propozuar qė tė bėni njė gjė tė tillė nė tė ardhmen.
Mendoj se dokumentari PARADOX ėshtė njė vepėr e qėlluar e gazetarėve entuziastė pėr tė hulumtuar anėn e dhembshme tė shoqėrisė sonė, nė kėtė rast asaj kosovare. Pamjet mjeruese qė ofroi kamera e PARADOX-it pėrmes vizitės qė i kishte bėrė njė familjeje kosovare, ku plaku mbi tė shtatėdhjetat kujdeset gati pesėmbėdhjetė vjet pėr katėr fėmijėt e vet tė rritur mentalisht tė sėmurė, do tė duhej tė ishin edhe njė arsye mė tepėr qė shoqėria jonė tė kujdeset pak mė shumė pėr kėta njerėz. Kjo gjithashtu do tė duhej tė ishte edhe njė leksion pėr tė gjithė ne, sė paku pėr njė pėrkujtim tonin mbi tė ngratėt dhe skamnorėt, pėr njė ēasje pak mė ndryshe ndaj dhuntive tė Zotit qė jemi duke gėzuar, njė falėnderim Atij pėr "jetėn normale" qė jemi duke bėrė nė bollėk e begati...

Do tė kisha dashur tė kuptoj opinionin e juaj mbi kėtė.

Me respekt,
Albanami


Albanam Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante