Pershendetje per Juve.Te them te drejten kete emision nuk e paskam pare,por kur lexova mesazhet tuaja ne lidhje me kete teme,m'u duk se edhe une jo vetem qe e kam pare,por edhe marre pjese ne vuajtjen e asaj familjeje.Natyrisht se te gjithe ata njerez qe kane sadopak ndjenja preken kur shohin te tilla gjera.Une kam pare nje dite nje emison qe fatkeqesisht e zura ne gjysme.Ishte nje grua plake qe kujdesej per pese apo shtate vajza te saj,te gjitha me anomali,por pasi qe ne mungese kohe nuk e percjella teresisht,nuk kisha idene a ishin ato nga lindja ashtu apo lufta i kishte sjelle ne ate gjendje.
Shpresoj se tani e tutje do te gjej kohe te percjelle kete emision Paradox.
|