Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-06-04, 20:07   #1
VARDARI
 
Anėtarėsuar: 14-05-04
Vendndodhja: Gostivar
Postime: 221
VARDARI e ka pezulluar reputacionin
Gabim ENVER HOXHA (TRADHTARI KOMBITIT )

Masakėr antikombėtare kundėr intelektualėve

nga VARDARI
I
Sipas psikanalistėve energjitė e unit tė mediokėrisė specifike, janė mė tė mėdha, mė potente, mė demoniake dhe mė vrastare te diktatorėt,‑ egoistė tė mėdhenj, tė cilėt madhėshtia e marrėzisė dhe frika se mos u rrėmbejnė pushtetin, i tjetėrson nė tiran. I tillė ishte edhe Enver Hoxha.
Etja karrieriste e pėrbindėshme e tij, ndizej si vullkan qė zjenė brenda vetes ngaqė nuk pėrballej dot me personalitetet e shquara dhe intelektualėt elitarė siē kam theksuar edhe nė essenė: "Kompleksi I inferioritetit" Madje kjo etje e keqe karrieriste, qė e kishte burimin te ankthi, tmerri dhe frika e rrėzimit nga froni, tė cilin e quante tė pėrjetshėm, ishte po kaq e egėr, diabolike dhe hanibaliste, sa edhe kur nuk kishte tė bėnte direkt me personalitetet e shquara, i gjuante ata ku ishin e ku s'ishin, dhe ndizte fitilėt e makiavelizmit ekstrem, intensifkonte e dinamikėzonte edhe tė jashtzakonshmen edhe mitiken e magjiken edhe absurden e tragjiken, pėr tė denigruar, poshtėruar, persekutuar, izoluar dhe pėr t'i zhdukur edhe fizikisht, ata, burrat e shquar tė kombit, intelektualėt elitarė, qė i shikonte si armiq.
* * *
Nga librat " Mjerimi pafund" dhe "Gjėmat e komunizmit" tė Agim Mustės, po shkėpusim disa prej emrave tė personaliteteve tė shquara tė kombit, madje edhe peronalitete te huaja me famė botrore, qė i masakroi kompleksi i inferioritetit dhe etja karrieriste e fronit tė antintelektualit patologjik Enver Hoxha. Kaq i urrente intelektualėt elitarė, sa shdėrrohej edhe nė sadist, pėr ata qė kishin mbetur gjallė, duke mos u ngopur me dėnimin e tyre me burg apo internim., por edhe duke i torturuar, sa disa prej tyre kanė vdekur nė duart e xhelatėve qė i masakronin.
Me njė kėnaqėsi sadisti sillej edhe me tė tjerėt qė i zbriste nė shkallėt e ulta tė piramidės, apo i emėronte nė punėt mė ordinere, siē bėri me personalitetin e shquar Sejfulla Malėshova, duke e punėsuar nė njė magazinė dhe duke ndėrsyer zagarėt e tij qė ta, survejonin, tallnin, poshtėronin edhe kur u bė plak dhe ecte me shkop.
Ja, disa nga personalitetet e shquara qė i burgosi dhe vrau Enver Hoxha,sadisti i intelektualėve:
ARQILE TASI, diplomuar pėr letėrsi nė SHBA. Ish drejtori i Bibliotekės Kombėtare. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1957. XHEVAT KORĒA,‑ diplomuar nė Austri pėr histori. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1955. GJERGJ KOKOSHI,‑ diplomuar pėr filozofi nė Itali. Ish ministėr i arsimit. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1960. MIRASH IVANAJ,‑ ish ministėr i arsimit, diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Vdiq nė burgun e Tiranės, mė 1954. HETEM HAXHIADEMI,‑ diplomuar nė Austri pėr shkenca politike. Tragjedian i njohur i letėrsisė shqipe. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1964. XHEVIT LESKOVKU,‑ diplomuar pėr Shtamadhori nė Turqi dhe Gjermani. Ish shefi i Shtabit tė Shtamadhorisė nė kohėn e Monarkisė. Vdiq nė burgun e Burrelit, mė 1958. SELAUDIN TOTA,‑ diplomuar pėr fizikė bėrthamore nė Itali. Ish deputet. Ekzekutuar, mė 1947. SABAHETE KASIMATI,‑ diplomuar pėr shkenca biologjike nė Itali. Ekzekutohet, mė 1951. MUSINE KOKALARI,‑ diplomuar pėr letėrsi nė Itali. Krijuese e PSDSH, mė 1943. Vdes pas 38 vjetėsh nė internim. Autore e disa librave. ENGJĖLL ĒOBA,‑ diplomuar pėr jurist nė Itali. Vuajti 25 vjet burg. VISARIAN XHUVANI,‑ kryepeshkop i Kishės Ortodokse Shqiptare. Diplomuar pėr teologji nė Athinė. Vdiq mė 1965, pasi vuajti 25 vjet burg. PATER MESHKALLA,‑ diplomuar pėr teologji nė Itali dhe Poloni. Ish drejtori i gjimnazit franēeskan nė Shkodėr. Poet e prozator. Vdiq pasi vuajti 30 vjet burg. HAFĖZ ALI KORĒA, diplomuar pėr teologji nė Turqi. Publiēist dhe autor i disa librave me pėrmbajtje fetare dhe filozofike. I burgosur dhe i nternuar.
* * *
Prof. Dok. LOCI, njė ndėr kirurgėt mė tė dėgjuar dhe tė shquar nė Itali dhe Evropė. Ekzekutohet, mė 1946. Prof. Dok.. ZUBER, gjeolog me famė botrore, me origjinė polake. Zbuluesi i vendburimeve tė naftės nė shumė vende tė botės. Nė Shqipėri ka zbuluar disa vendburime nafte nė Kuēovė dhe Patos. Vdes nga tortuarat nė burgun e Tiranės, mė 1947.


I I
Mjaftojnė vetėm akuzat e kėtyre personaliteteve tė kombit tonė dhe dy personaliteteve tė huaja:, akuzat nga varret, nga burgjet, nga internimet, torturat...pa pėrmendur masakrėn ndaj pėrfaqsuesve mė tė shquar tė klerit katolik nė Shkodėr, pėr tė cilėn do tė shkruaj posaēėrisht; pa pėrmendur masakrėn ndaj deputetėve, masakrėn e gjuatjes sė intelektualėve tė futur nėpėr rrathėt e kuq, sipas alibisė idiote, duke sajuar aktin mė makabėr tė shėprthimit tė bombės nė ambasadėn jugosllave; pa pėrmendur gjuajtjen e shtrigave ndaj kundėrshtarėve politikė qė i shihte si rrezik imagjinar pėr fronin; mjaftojnė vetėm kėto, pa pėrmendur sesi ky hanibal hėngri kokat e shokėve tė tij, tė miqėve tė tj, bashkėluftėtarėve dhe bashkėpuntorėve tė tij, ndonėse shumica ishin bėrė hamės tė kokave tė vartėseve tė tyre, mjafton pra vetėm kjo tablo, e cila paraqet vetėm majėn e aizbergut, pėr ta dėnuar kėtė kriminel tė inteligjencies tė popullit tė vet, kėtė antinjeri, kėtė monstėr qė e polli barku i komunizmit qė akoma nuk ėshtė shterpėzuar.
* * *
Vret mendjen njeriu!...Pėrse gjithė kjo masakėr ndaj trurit tė kombit? Pėrse gjithė kjo gjuatje shtrigash, ndaj intelektualėve tė shquar, tė cilėt janė factor themelor zhvillimi e progresi e shoqėrisė? Pėrse sulmohet njeriu i ditur, i menēur, i kulturuar, i shkolluar i afti, i zoti?
Pėrse kjo ligėsi, armiqėsi, poshtėrsi, sadizėm, amoralitet dhe absurditet, ndaj atyre qė ishin pjesė e krenarisė sė kulturės kombėtare?
A mundet vallė njė atdhetar, patriot, demokrat, dijetar, filozof, shkrimtar, politikan i shquar, njė udhėheqės vizionar, qė hyp nė majėn e lartė tė piramidės, tė arrijė gjer nė atė pikė, sa tėrė pushtetin e tij, ta pėrdorė kundėr inteligjencies sė popullit tė vet? Kėtė mund ta bėjnė vetėm Arturo Uitė, Makbetėt, Kaligulėt, Neronėt, ata qė ia kalojnė Hitlerit dhe Stalinit. I tillė ishte antintelektuali i tėrbuar Enver Hoxha.
Mirėpo, ai ishte aktor qė ua kalonte dhe artistėve tė Hollivudi: hiqej si atdhetar dhe burgoste atdhetarėt; hiqej si patriot dhe vriste patriotėt; hiqej si demokrat dhe hante kokat e kundėrshtarėve politikė; hiqej si udhėheqės vizionar dhe i kundėrvihej progresit; hiqej se i digjej shpirti pėr popullin, por donte mbi gjithēka veten e vet. Popullin e donte pėr ta duartrokitur! Enver Hoxha, ‑Antinjeriu qė hante intelektualė!
Ndryshe nga mediokėrit ordiner qė s'e njihnin veten, Antinjeriu Hoxha, si mediokėr specifik dhe diktator i madh, e njihte veten se sa peshon nė rrafshin e dijes, njihte dhe forcėn e diturisė dhe mendjen e ndritur tė kundėrshtarėve intelektualė, tė cilėt i masakroi pikėrisht pse ishin mė tė zot se ai, mė tė kulturuar se ai, mė atdhetar se ai, mė progresist se ai, po jo djall si ai, jo mashtrues si ai, jo makivelist si ai, jo sadist si ai, i cili nė kėto rrafshe ishte i jashtzakonshėm, i papartshikueshėm.
E tėrbonte dhe e tmerronte zotėsia e intelektualėve! E linte dhe pa gjumė! Shpesh shihte ėndrra tė llahtarshme. Shpesh haluēinaciononte... Shpesh nuk dėgjonte, nuk shihte, nuk shijonte... kishte humbur shqisat... kishte humbur qetėsinė! Brenda tij,‑ jetonte njė natė e errėt, e frikėshme, e llahtarshme. Pikėrisht nė netė tė tilla, thureshin planet ogurzeza, planet demoniake tė masakrave ndaj intelektualėve dhe tė gjitha masakrat e tjera...
Kėtu ai ishte mjeshtėr. Profesor mbi profesorėt.
Pėr tė realizuar veprėn e tij kriminale ndaj inteligjencies, ndiqte dy linja paralele: atė tė krijimit tė alibive, duke sajuar skenare ogurzeza, gjoja tė implikimit tė tyre me agjenturat e huaja, pėr t'i bėrė tė besueshme nė popull dėnimet, burgosjet, internimet, duke i akuzuar ata si agjent, antiparti dhe tradhėtarė. Linja e dytė, ishte burgosja e veprave tė tyre, po dhe tė atyre qė s'ishin mė nė kėtė jetė.
Ėshtė masakra kulturore mė obskurantiste ajo e ndalimit tė librit tė ēdo lloji qė kishte mbi kopertinė emrat e atyre personaliteteve qė ishin futur nė rrathėt e kuq nga batalionet e ēensuruesve enveristė. Kėshtu u ndalua vepra e Fishtės, Konicės, Malėshovės, Koliqit, Camajt, Pipės e dhjetra, e dhjetra tė tjerėve Po kėshtu, nga letėrsia e huaj, ishin ndaluar edhe veprat e autorėve mė nė zė tė teatrit tė absurdit, tė surealizmit, simbolizmit dhe tė gjitha rrymave moderne, pėr burgosjen e tė cilave kanė kontribuar edhe disa pseudointelektualė, me reēensionet e tyre famėzeza.
Ndėrsa shkrimtarėve, poetėve, dramaturgėve dhe artistėve tė rinj, u konfiskohej edhe njė vjershė edhe njė tregim edhe njė tablo, kur kolonin vijat e bardha tė realizmit socialist, madje edhe i internonin edhe i burgosnin autorėt duke burgosur nė tė njejtėn kohė edhe terė krijimtarinė e tyre.
Burgosja e librit ishte akti mė skandaloz, mė antikulturė dhe antidemokratik i diktaturės enveriste.
* * *
Bėmat kriminale tė Enver Hoxhės kundėr inteligjencies, kundėr kundėrshtarėve politikė, kundėr shokėve, miqėve, bashkėluftėtarėve dhe bashkėpunėtorėve tė tij, qė i shihte si rivalė, akoma nuk janė vlerėsuar si rrezik pėr tė sotmen dhe tė ardhmen. Akoma nuk ėshtė dėnuar Enveri dhe enverizmi. Akoma nuk ėshtė nxjerrė nė bankėn e tė akuzuarve (pas vdekjes ) ku tė gjykohej si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit tė shqipatarėve. Dhe kjo duhet bėrė pėr hir tė sė sotmes dhe tė sė ardhmes.
Enverizmi ėshtė sėmundja mė e rrezikshme vdekjeprurėse e demokracisė, e cila shfaqet edhe sot nė forma tė ndryshme, tė kamufluara, po edhe tė hapta, pothuajse nė tė gjitha sferat e jetės, por sidomos ndaj personaliteteve tė shquara dhe intelektualėve elitarė, duke mos u krijuar hapsirat e nevojsme pėr tė qenė factor parėsor nė drejtim. Ashtu si nė kohėn e Babės, nė sferat e larta mediokėria specifike ėshtė shumicė. Ajo drejton sipas mendėsive dhe mentalitetit enverist, duke zhvilluar edhe sot disa forma tė luftės sė klasave ndaj intelektualėve dhe kundėrshtarėve politike.
Turrmat injorante, skllevėrit ideologjik, idhtarėt e Antinjeriut, po edhe disa prej atyre qė i kish dėnuar diktatura enveriste, shumė prej kėtij soji, dolėn me portretin e kėtij diktatorit nė duar, nė festėn e Konferencės sė Pezės. Bashkė me kėto monstra ishin edhe pushtetarėt e lartė tė pozitės, ish bijtė e nomeklaturės sė kuqe, duke festuar Mashtrimin e Madh: "PA DALLIM, FEJE, KRAHINE DHE IDEJE". Kur sot gjithkush e di mirėfilli, se pėr pesėdhjetė vjet, LUFTA E KLASAVE BĖRI KĖRDINĖ mbi ballistėt, zogistėt, intelektualėt, klerikėt, tregtarėt, bejlerėt, agallarėt dhe tė gjitha ata qė mendonin ndryshe, apo kishin lidhje gjaku a shoqrore e miqėsore me njeri tjetrin.
Mirėpo tė drejtėn morale pėr tė drejtuar kėtė vend, nuk e kanė ata qė nuk divorcohen nga Diktatori Hoxha dhe diktatura komuniste, nuk e kanė ata qė nuk u kėrkojnė falje ish tė burgosurve, ish tė persekutuarve dhe tėrė popullit pėr mjerimin e tij, si vendi mė i prapambetur nė Evropė, nuk e kanė ata qė nuk e vėnė nė bankėn e tė akuzuarve "Heroin e Popullit" ( pėrkthimi nė gjuhėn e demokracisė ėshtė XHELATI I POPULLIT ) dhe ta djegin titullin mashtrues nė mes tė sheshit Skėndėrbeg, ashtu siē tėrhoqi zvarrė, populli, shtatoren e tij, me kėngė e valle, nė ditėt e para tė dhjetorit tė demokracisė.
* * *
Mosdėnimi i Enverit dhe enverizmit, u ka dhėnė krahė nostalgjikėve tė diktaturės komuniste, tė bėjnė edhe njė propagandė djallėzore: dikush thotė se komunizmi vdiq, tė tjerė t'ia lemė tė ardhmes ta bėjė historinė, e mjaft slogane kėsisoj. Kėto dėshmi autentike, nė mėnyrė tė pakontestueshme vėrtetojnė se enverizmi ėshtė gjallė dhe nė veprim, i veshur me rroba tė reja demagogjike e mashtruese. Kėtė mashtrim sot nuk e ha kush, pėrveē tė mjerėve skllevėr ideologjikė qė janė mėsuar tė ecin vetėm me samar mbi kurriz dhe akoma i besojnė verbėrisht enverizmit.
Historia na mėson se ēdo kohė ka detyrėn historike dhe pėrgjegjėsinė tė vlerėsojė kohėn e vet, tė dėnojė tė keqen, tė evidentojė tė mirėn dhe tė rivlerėsojė tė shkuarėn.
Tė parėt qė duhet ta bėjnė kėtė janė historianėt. Mirėpo ata heshtin. Gjithkush pyet: pse heshtin historianėt? (Sa pėr pseudohistorianėt qė e kanė shkruar historinė duke e mistifikuar atė, askush nuk pyet, ata mė mirė mos ta hapin gojėn, nėse nuk e nisin fjalėn e parė duke korigjuar publikisht gabimet e rėnda tė tyre dhe duke kėrkuar falje)
Po, akademikėt, pse rrijnė strukur nė kullėn e turpit e s'e thonė njė fjalė kundėr tij? Janė apo s'janė akademikė? Shkencėrisht, ata duhet ta vėnė pikėn mbi " i " dhe ta denoncojnė diktatorin Hoxha si kriminel, qė ia kalon dhe Millosheviēit, i cili bėri genocid mbi boshnjakėt e kosovarėt, ndėrsa Enveri ndaj bashkėkombasve tė vet. A s'ėshtė tragjike kjo? Po akademikėt tanė tė nderuar tė pandershėm, mrrudhen, mrudhen dhe flasin me vete.
Tė mpirė, edhe ish tė burgosurit, ish tė internuarit dhe ish tė persekutuarit! Pse ? Konfliktohen me njeri tjetrin nėpėr kafenera, sjellin fakte tronditėse qė tė rrėnqethin misht, pėr torturat ēnjerėzore, pėr fajet qė s'i kishin bėrė kurrė, po nuk ngrihen tė ulurijnė sa tė ēahet kupa e qiellit, gjersa ata qė drejtojnė, o tė dėnojnė kriminelin Hoxha, o tė dorėzojnė pushtetin.
Xhelatėt e Hoxhės i ndeshim nė ēdo rrugė, nė ēdo hap, nė zyra, nė poste tė larta, ndonjeri edhe zgėrdhihet, ca tė tjerė me cinizėm tė zgjatin edhe dorėn, atė dorė qė ka torturuar edhe profesorin e shquar polak Zuber, qė vdiē nga torturat nė burg, po as falje nuk kėrkojnė, as divorc nuk bėjnė, pėrkundrazi me mendėsitė e tij veprojnė si skuthėr. Dhe, tė bėjnė gjėmėn edhe sot!
Pėrgjegjėsi historike kanė edhe personalitetet e shquara, me orientim perėndimor, qė kanė vizione tė qarta pėr tė ardhmen, qė argumentojnė me njeri tjetrin se pa dėnuar kėtė kriminel monstruoz, zhvillimi, progresi dhe ardhmja ėshtė nė pikpyetje, po zėrin nuk e ngrenė nė kupė tė qiellit, fjalėn e mbajnė brenda vetes. Ka forcė tė jashtzakonshme fjala e tyre po hypi mbi flatrat e guximit.
E nėse tė gjithė kėto mbajnė pėrgjegjėsi tė dorės sė dytė, pozita dhe opozita qė janė protagonistė tė politikės, lidėr tė saj, mbajnė pėgjegjėsi parėsore., pėrse kanė heshtur gjer mė sot? Pėrse heshtin edhe tani?!


I V

Heshtja ndaj dėnimit tė Enver Hoxhės dhe diktaturės sė tij enveriste, kompromenton cilindo politikan, deputet, lidėr partie, opozitė dhe pozitė, qė s'e kanė kryer detyrėn qė u ka ngarkuar historia, pėr ta dėnuar diktatorin mė tė egėr, mė tė lig, tė Shqipėrinė qė e la popullin nė mjerim dhe masakroi e vraunė mjerim, qė vrau tė gjithė ata qė s'mendonin si ai, qė shkatėrroi moralin e shėndoshė tė shqiptarit duke krijuar monstrėn "njeriu i ri", sipas shembėlltyrės sė tij. Kėtė njeri sot e gjen nėpėr partitė e majta dhe tė djathta, nėpėr Fondacione, shoqata, nė masmedia, nė ambasada e kudo.
* * *
Disa veteranė tė sklerozuar, komunistėt dogmatikė tė pandreqshėm, skllevėrit e ideologjisė enveriste dhe disa akademikė enveristė si Rexhep Qosja, akoma e vlerėsojnė figurėn e Diktatorit Antinjeri, duke i kėrkuart me pikatore "tė mirat", madje Qosja thotė se "Diktator e kanė bėrė bashkėkohėsit servilė tė tij" (Libri Tronditja e shekullit,fq.314,rr.24-25.) madje edhe se Enver Hoxha s'e ka shitur Kosovwn, e proēkulla tw tjera, mirėpo zemra s'ia thotė, as goja s'ia nxjerr fjalėn pėr ta dėnuar pėr krimet, ndėrsa populli e dha verdiktin e vet, kur e tėrhoqi zvarrė shtatoren e tij nė bulevardet e Tiranės; po edhe zėri i studentėve nė demonstrat e Dhjetorit, nė Shėshin Studenti, nėpėrmjet magafonėve tė fuqshėm, kumtonin qė t'i pushkatoheshin edhe eshtrat nė ēdo ditėlindje e ditėvdekje, nė ēdo gėzim apo hidhėrim.
Diktatorėt dhe tiranėt nuk mund tė rehabilitohen, por vetėm tė dėnohen pėr krimet e tyre. Ata mbeten nė histori si kriminelė. Jo kriminelė nė heshtje. Por tė deklaruar tė tillė nga gjykata si institucioni i drejtesisė dhe tė vėrtetės.
V
Po, ē'bėri opozita pėr ta ēuar nė bangėn e tė akuzuarve Antinjeriun Hoxha? Ē'bėri dhe ē'bėn pozita e sotme, ndonėse akoma nuk ėshtė deklaruar zyrtarisht se ėshtė e divorcuar me te? Pėrkundrazi, organizon tubime provokative, si ai i Pezės, nė tė cilėn kishte dhe prej atyre qė Enver Hoxha u kishte vrarė babain, djalin, tė afėrmit; tė tjerė qė i kishte kalbur nėpėr burgjet mesjetare si i famshmi burg i zi i Burrelit. Brohoritjet "Enver Hoxha, Enver Hoxha", janė maja bajonetash qė gėrmojnė plagėt e hakmarrjes personale. Dhe dihet mirėfilli se ku nuk vepron ligji vepron kanuni i gjakmarrjes. E, qė tė mos ndodhė kurrė kjo, ata qė i kanė dalė pėr zot kėtij vendi, janė tė detyruar tė venė nė lėvizje tė tėra strukturat dhe institucionet pėrkatėse pėr ta dėnuar fajtorin
E, me qė s'ka ndodhur gjatė dhjetė vjetėve kjo, pėrsėri pyesim, pėrse heshtet? Pėrse ngurohet?... Apo mos vallė klasa jonė politike, nuk ėshtė e aftė tė bėjė kararsisin, tė ēlirohet prej enverizmit, tė arratiset prej ideologjisė dhe mendėsive tė tij, prej veprimeve e praktikave tė tij? Apo akoma nuk e kupton se, Antinjeriu Hoxha nuk ishte vetėm diktator, por edhe tiran! Kush mund t'u pėrgjigjet kėtyre pyetjeve?
URTAKU do tė thoshte, MĖ MIRĖ VONĖ SE KURRĖ !
* * *
Opozita dhe pozita, e dhjathta dhe e majta, ėshtė momenti historik, nė vazhdėn e konsensusit pėr tė bėrė politikė ndryshe, pėr tė bėrė politikė ndėrtuese zhvillimi, integrimi dhe progresi, pėr problemet e mėdha tė shoqėrisė, tė bėjnė edhe KONSENSUSIN E MADH TĖ DĖNIMIT TĖ ENVER HOXHĖS, duke formuluar bashkarisht akuzėn ndaj figurės dhe veprės kriminale tė tij.
Rol parėsor ka dhe Presidenti i Republikės, i cili mund tė marrė i pari nisiativėn pėr kėtė KONSENSUS TĖ MADH HISTORK.
Pėr kėtė,kėrkohet njė rizgjim i madh, si nė fillimet demokratike; njė guxim i madh, pėr tė kapėrcyer vetveten; njė vulnet i madh dhe njė akuzė e fuqishme, qė buron nga gjaku i kulluar i tė pafajshėmve, pėr ta denoncuar, gjykuar dhe dėnuar Antinjeriun Enver Hoxha, si njė diktatori,tiran specifik, qė s'e gjen tė dytin nė tė gjitha kohrat, qė hėngri intelektualė tė shquar, qė zhduku familjet fisnike shqiptare, qė degjeneroi shqiptarin nė "njeri tė ri" sipas shembėlltyrės sė Antinjeriut, i cili kisht njė un' karrierist pėrbindėsh edhe ndaj perėndive, ndaj i mohoi ato, pėr t'u bėrė vetė kryeperėndi, Zeus.

Si konkluzė:

Pa dėnuar Enver Hoxhėn si kriminel dhe kryeamoralist i degjenerimit tė shqiptarit, e ardhmja do tė mbetet varė nė njė cergė, rrahur nga erėrat e forta tė dimrit.


VARDARI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante