Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-06-04, 09:29   #9
Tomori
 
Anėtarėsuar: 22-06-04
Postime: 11,663
Tomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėmTomori i pazėvėndėsueshėm
Gabim

FAKT ! FAKT ! FAKT !


Ndėrsa forca tė ndryshme tė lėvizjes kombėtare u gėzuan pėr Marrėveshjen e arritur nė Mukje , veēanėrisht pėr "programin e Shqipėrisė Etnike", Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviq i shprehen ndjenjat e tyre si mė poshte:

"Ky bashkim i forcave shqiptare ėshtė i papranueshėm. Tashmė, ne po forcohemi nga dita nė dite dhe shume shpejt do t'i sulmojmė nė mėnyrė tė pamėshirshme. Ne kurrė nuk do t'i lejojmė tė bashkohen dhe kurrė nuk do tė lidhemi me kėto qenėr. Dhe pastaj, ē'ėshtė kjo Shqiperi Etnike! Le tė pėrpiqen dhe ta bėjnė nėse ua mban."(f.96).

Shpallja e Mbledhjes sė Mukjes mbeti vetėm njė rreze jetėshkurtėr shprese pėr aspiratat e shqiptarėve. Menjėherė pasi u mėsua vendimi i marrė nga ky forum i tė gjitha forcave tė vendit, tė pėrkushtuar nė luftė kundėr pushtuesit, tė dėrguarit e Titos urdhėruan Enver Hoxhen ta denonconin atė si tradheti (ndaj kujt?). Dhe ai u dorėzua pa asnjė rezistencė. Qė nga ky ēast e mė pas, njėsitė lutarake komuniste u shpallen lufte pa kompromis nacionalistėve. Tė dėrguarit e Serbisė po silleshin si lordė nė Shqipėri. Librat e Historisė sė Shqipėrisė, tė shkruara pas lufte nėn diktatin e komunistėve e pėrshkruajnė Marrėveshjen e Mukjes si tradhėti.Ēėshtja ėshtė: Tradhėti ndaj kujt?

Ėshtė e qartė ēfarė nėnkuptonin komunistet shqiptarė: Tradheti ndaj interesave tė Serbisė nė Shqipėri.

Nė raportin e tij tė Komitetit Qendror tė PK tė Jugosllavisė mė 19 nėntor 1943, Miladin Popovic shkruan:

"Shokėt delegatė nė Mukje ranė nė pozitat e nacionalistėve. Tė zhytur nė oportunizėm, ata kėrkuan qė njė pjesė e programit duhej tė ndėrrohej. Shoku Tempo ishte kėtu atėhere. Ne e diskutuam ēėshtjen me anėtaret e Komitetit Qendror dhe studiuam tė gjitha mundėsitė, situaten dhe gjithēka tjetėr dhe pėrfundimisht vendosėm tė hidhnim poshtė Shpalljen dhe tė mos e njihnim krijimin e Komitetit tė Shpėtimit tė Shqipėrisė, apo rolin e tij si organi mė i larte nė luftėn ēlirimtare. Ne vendosėm tė mblidhnim Konferencėn pa vonesė dhe tė zmadhonim Komitetin Qendror…" (f.80)

Konferenca e dytė e Labinotit u mbajt nė tetor 1943, sipas udhėzimeve tė drejtpėrdrejta tė Miladin Popovicit. Ecuria e kėsaj konference u dominua plotėsisht nga vija serbe. Tė gjitha ēėshtjet qė kishin tė bėnin me qendrimin ndaj forcave nacionaliste, organizimin e forcave tė armatosura dhe punėn e partisė, ndikoheshim nga interesat serbe.

Nė kėto rrethana, udhėheqja e Ballit Kombėtar botoi Manifestin e vet me titullin "RRUGA E DREJTE DHE RRUGA E GABUAR", nė tė cilin mes tė tjerash thuhej:

"Ėshtė e qartė pėr popullin se kjo parti qė udhėhiqet nga Sale (Dushan) dhe Miladin me shokėt e tyre, po pėrgatitet tė na japė njė diktature dhe terror nė vend tė lirisė sė premtuar,…do tė na japė shkatėrrim nė vend tė progresit…"

Ėshtė e qartė se shumė shqiptarė nuk kishin dyshime pėr rolin e tė dėrguarve serbė nė Shqipėri. Por rrėnjėt e punės sė Dushanit dhe Miladinit ishin aq tė thella, sa qė as Enver Hoxha, as ndonjė anetar i Komitetit Qendror tė PKSH nuk mund ta ndalonin tė keqen. Komunistėt shqiptarė u kapėn nė rrjetėn e serbėve, tė cilėt ishin mjeshtėr tė mbaruar pėr ta pėrkulur Enver Hoxhen ngado qė ata dėshironin dhe kishin arritur t'i lidhnin duart me fijet sekrete tė cilat i kishin fillimet e tyre mė 8 nėntor 1941, nė njė shtėpi tė thjeshtė nė Tiranė.

Enver Hoxha ishte plotėsisht i ndėrgjegjshėm se pa vėllezėrit e tij serbė nuk do tė kishte mundur tė ngjiste shkallėn e partisė dhe tė kapte postin e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė Komitetit Qendror tė PKSH. Kjo ishte arsyeja se pse udhėheqja komuniste shqiptare nuk mund ta thoshte fjalen e vet pėrsa u pėrket ēėshtjeve tė veta tė brėndshme, kur fatet e vendit po vendoseshin dhe nuk mund tė kundershtonte planet serbe pėr vendosjen e ardhshme tė territoreve shqiptare nė Jugosllavi.
Tomori Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė