Shiko Postimin Tek
Vjetėr 01-04-06, 12:38   #6
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Eshte mbase e pa mundur kur te flasim per Identitetet , e sidomos per Identitin Kombetar ne nje periudh kur trendi i ketij aktualiteti (pershkak te periudhes se tranzicionit , te shtet-formimit qe po kalon Kosova ) eshte ne rritje e siper ne shoqerine etnike shqiptare andej Shqiperie e kendej Kosove…
Kur flasim per identitetet - zakonisht ky term na lidhet me sinonimet , epitetet e imazheve, dukjeve , simboleve…
Eshte mire qe kur flitet per identitetin – kete dukuri mos ta perceptojm si nje here e pergjithemon te krijuar dhe i pa ndryshueshem … Kjo me se miri mund te argumentohet , nese i bejme nje shikim te shkurter subjektivitetit personal qe nga lindja e deri ne ditet e sotme – te konstruktimit te identitetit personal …Si ka evoluar , dhe marur format gjate jetes …. Fjala identitet- nenkupton bashkesine e njerzve qe kane te njejten prejardhje ne baza etnike, gjuhsore, territoriale, kujtesat enjejta historike

N’pergjithesi te gjitha identitetet ndahen ne dy grupe kryesore :
Identitete Kolektive : (identiteti kombetar- nacional, fetar, kulturor, social , racorw)
Identitete individuale: (politik, personal, institucional).

Per t'ju pergjegj temes ne fjale , s'pari duhet te kemi nje imazh (perftyrim) lidhur me ate se ēfare kuptojm me nocionin komb, si linden ato , si u krijuan, cilat ishin rrethanat e krijimit dhe evoluimit (modifikimit , ndryshimit) gjate historise... me ēfare identifikohet nje komb ., ne ēfare identitetesh mbeshteten dhe krijohen kombet .... Apo te perdoren metodat krahasuese lidhur me krijimin e kombeve ne mardhenjet nderkombetare ... Si eshte e mundur qe qe nje popull me etni te njejet (per nga gjaku, kultura -gjuha ) te krijojn dy kombe te ndryshme , rast me konkret qe ekziston mund te merret si objekt studimi rasti i GJERMANISE dhe AUSTRISE ...!

Per Kombin ekzistojne shume shkrime te mendimtareve ,te filozofeve , te sociologeve, te historianeve, e burrshtetaseve te cila per nga permbajta teorike ndryshojne :

Sipas Ernes Gellner -kombet jane ne teresi konstrukte moderne te lindura nga nacionalizmi . Pra eshte nacionalizmi qe lind kombin dhe jo e kunderta . Sipas tij, kombet ne fillim as qe ekzistojne ... Nacionalizmi , sipas Gellnerit eshte : s’pari princip politik i cili permban idene se bashkesia politike dhe nacionale duhet te jene te njejta
Ndersa Benedict Anderson - Nacionalizmin e definon si nje komunitet politik imagjinar , qe eshte e imagjinuar - njesoj e limituar si per nga trashegimia ashtu edhe per nga sovranitetit. ...eshte imagjinare ngase antaret e komunitetit kurr nuk do t’i njihnin shumicen e paraardhesve te tyre, por megjithate ne mendjet e tyre ekziston imazhi per komunitetin e tyre ...eshte e limituar sepse ka perfundimin e saj permes kufijeve pertej te cileve shtrihen kombet tjera ... eshte legjitim sepse ka ardhur ne kohen e historise njerezore kur liria ka qene ideal i cmuar dhe eshte imagjinare si komunitet sepse eshte e akceptuar .
Sipas Anthony Smith - ne teorine e tij te <<Etno-Simbolizmit>> thote se kombet moderne jane bazuar ne grupe shume me te vjetra kulturore te cilat ai i quajti ETNI .. sipas Smith-it entia definon kufinjte brenda te cileve kombet moderne mund te formohen. Smithi pohone se etnite jane konstrukte qe rrjedhin nga atributet permanente kulturore sic jane :kujtesa, vlerat , mitet dhe simbolet ...Nacionalizmi sipas Smithi-ite nuk kerkon qe anetaret e kombit te jene te gjithe te ngjashem , por ata mjafton qe te ndiejne nje lloj solidariteti ndaj kombit dhe anetareve te tjere te kombit t tyre .
Sipas Eric Hobsbawm – nacionalizmi definohet si princip primar i cili nenkupton se bashkesia politike dhe nacionale duhet te jene unifikuese .. Ai argumenton se kombet jane konstrukte moderne dhe qe ato nuk jane etnitete te pandryshueshme , pra jane etnitete qe mund te pesojne ndryshime . Hobsbawm e sheh zvhillimin e Kombeve si proces i vendosur ne piken e gershetimit te politikave , teknologjise dbe ndryshimeve sociale, dhe ai mendon se ato duhet te vazhdojne te shihen si te tilla .
Siq dihet nacionalizmi si nje shkolle sociale, politike dhe ideologjike lindi ne Perndim si pasoj e Revolucionit Freng . Nder perkrahesi e kesaj shkolle ishte Zhan Zhak Ruso – duke insistuar qe njeriu si synim me te larte te tij te kete shtepine dhe vendin ku eshte rritur.Ai besonte se atdheu eshte zemra dhe qendra e dashurise dhe e besnikerise se njeriut dhe grupit .
Sipas Moulof-it Identieti Kombetar – kuptohet si nje bashkesi e te gjitha perkatesive (identiteteve) tona, ku ne qender te gjitheve do t’ishte perkatesia ndaj komunitetit njerzor si me e rendesishmja ., dersia ajo te behej nje dite perkatsia kryesore.

Pra siq shifet nga larte Identiteti kombetar eshte trajte e organizmit (unifikimit) te identitetit popullor . Edhe pse kur flitet per kombin dhe popullin si dy bashkesi etnike – eshte veshtire te behet dallimi njeres nga tjetra.
Pasi qe karakterisitike e popullit eshte ekzistimi i gjuhes se perbashket , ndonse kjo gjuhe ekziston ne dialekte te ndryshme , pershkak te lidhjeve te dobeta te zonave , regjioneve te ndryshme... pikerisht ky parcializim , regjionalizim i jetes se ndare e te izoluar ne regjione perbene karakteristiken themelore te popullit qe bene te dalloj nga kombi .
Faktori kryesor qe ndikon ne formimin e kombit konsiderohet qe eshte zhvillimi i focave prodhuese e bashke me to zhvillimi i ndarjeve te punes qe shaktoj zhvillimin e shkembimit , komunikimit ne mes zonave te ndryshme .. Kombi ne gjeneralitet mund te kuptohet si nje grup etnik i lidhur ne baze te ndarjes shoqerore te punes te epokes se kapitalizmit – qe ekziston ne kuader te nje territori unik , me jete te perbashket ekonomike, kulturore dhe gjuhe te perbashket .
Kryesisht konstruksionet kombetare u ndertuan ne dy parime : Kulturore dhe Politike .
Identiteti i Kombit te Kultures – i referohet kryesisht Gjermanise dhe Italiste . Te kombi kultures ndenja e perkatesise se perbashket u mbeshtet mbi gjuhen dhe kulturen pershak te mungeses se shtetit ...Ne Europen Perendimore , kryesisht pas Revolucionit Francez 1789, shtetet moderne kombetare u krijuan nga bashhkesit politike qe ekzistonin me pare, e sidomos pas miratimit te konventes te Lirve dhe te Drejtave te njeriut dhe shtetasit ne France te cilat pas revolucionit u paraqiten si bashkesi qytetaresh (ku Kombi shtetit –thekson se kombi duhet te perbehet nga te gjithe ata pavarsisht nga raca ,ngjyra , besimi , gjuha ).
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė