Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-10-06, 01:11   #2
panta_rhei
 
Avatari i panta_rhei
 
Anėtarėsuar: 16-03-06
Postime: 3,153
panta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėmpanta_rhei i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Idene time per historine me te re te Kosoves (20 vitet e fundit), (edhe une) permes rrefimit (alegorise) do ta paraqitja perafersisht keshtu:

Nje burre i martuar, perkunder deshires se tij te flakte qe gruaja e tij ti sillte nje trashegimtar ne jete, pjesen me te madhe te jetes se tij gruaja nuk arriti t'ia plotesoje deshiren... Pasiqe u bind se gruaja eshte shterpe, vendosi qe te martohej me nje grua te re ne menyre qe te fitonte trashegimtarin. U martua me gruan qe atij ju duk me e mira. Pas nje viti gruaja e re i lindi nje djale dhe gezimi i burrit ishte shum i madh sepse me ne fund pas vetes po linte trashegimtar. Ishte e shkruar qe pas nje kohe shum te shkurter burri te vdiste dhe te linte dy grate e tij me djalin...
Femija ishte shendetlig dhe perveq nenes se tij askush nuk deshironte qe te kujdesej per te dhe t'i shtrinte doren. Njerka e tij (gruaja shterpe), tere kohen endej posht e lart si e perdale dhe rralle ose hiq qante koken per femijen.
Nena e femijes, me mundime te medha ne kushte te mjerueshme, me lemoshe e me ndihma e rriste femijen qe e donte si syrin e vet.
Si grua e ndershme ajo kishte fituar respektin nga dyer te medha dhe te ndershme, te cilet e ndihmonin, e keshillonin dhe e perkrahnin ate ne rritjen e femijes.
Femija edhe perkunder vuajtjeve po rritej qdo dit dhe po e merrte veten mjaft mire.
Kjo gruaja shterpe (njerka) po shihte suksesin e gruas se ndershme dhe femijes dhe qdo dit e me shume filloi ta xhelozonte. Nje dite u ngrit dhe ia grabiti nenes me force femijen nga dora dhe i tha se prej sot femija eshte i imi, ti shko nga te duash. Nena e urte per kete gje u ankua dhe kundershtoi sa mundi por njerka as qe donte t'ia dinte pasiqe kishte edhe perkrahjen e disa shpirtligjve. E mori femijen "nen perkujdesje", dhe gjate kesaj kohe femija po e pesonte qdo dit e me keq, nga kujdesi i keq.
Nena e femijes, vuante shum kur shihte femijen tek vuante nen "kujdesin" e njerkes, dhe ankohej sa mundte, kerkonte drejtesi. Pas keqesimit te rende te shendetit te femijes, gjyqi vendosi qe t'i jape fund problemeve dhe te gjeje nje zgjidhje per femijen.
Ne gjykate njerka kembengulte se ishte nena e vertete e femijes. Gruaja e ndershme, poashtu. Problemi per gjyqin dukej te ishte i pazgjidhshem, pasiqe te dyja grate ishin kembengulese ne pronesine e femijes.
Gjykatesi, nje burre i ndershem, vendose qe problemit ti jape fund ne menyren e tij.
I thirri te dyja grate dhe u tha qe: "Pasi ju te dyja po kembengulni kaq shume, neve nuk na ka mbetur ndonje zgjidhje tjeter, keshtuqe kemi vendosur qe ta prejme femijen dhe t'ua ndajme ju te dyjave pergjysme, pra ta mbysim femijen". Njerka menjehere u ngrit dhe tha se." Nese nuk vendosni qe femija te me takoje mua, prejeni e beni qka te doni me te". Nena e ndershme kur degjoi per vendimin, iu drodh trupi nga dhimbja dhe me lot ne sy tha "ju lutem vetem mos i beni keq femijes, le te jetoje, edhe nese eshte e shkruar pa mua". Gjykatesi i ndershem pas fjaleve te Nenes, tashme ishte i bindur se cila ishte nena e vertete dhe cila e donte me zemer femijen.
Pasi arriti qe serish te bashkohej me femijen, nena kujdesej ne qdo moment dhe nuk ndahej kurre nga djali qe po rritej e burrerohej qdo dite. Deshira e madhe e nenes ishte qe djalin ta bente me nuse, ishte deshira e vetme dhe me e madhja e jetes se saj... Djali poashtu e donte shum nenen e tij dhe nuk ndahej kurre prej saj, (kurse njerkes tashme i kishte treguar rrugen)... ai tashme kishte vendosur se cila do te ishte nusja e tij (ajo qe i kishte zgjedhur nena e tij).
Kur po pergaditeshin per dasmen e madhe, nena e cila kishte pritur aq shum ate dite, pas nje semundjeje te shkurter papritmas vdes.
Djali e vajtoi gjate nenen e tij, rende e perjetoi humbjen e nenes, i dukej vetja si i humbur, ishte mesuar me keshillat e nenes se tij qe aq shum e deshti... u betua se do te qonte deri ne fund amanetin nenes se tij, plotesimin e deshires me te madhe te Nenes... Dasmen e Madhe!

panta_rhei Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė