Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-02-12, 01:54   #21
Naki
Moderator
 
Avatari i Naki
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Vendndodhja: Nė Gjermani
Postime: 7,859
Naki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėmNaki i pazėvėndėsueshėm
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Fusnota dhe ēamēakėzi si perspektiva europiane

Shkruan: Milazim Krasniqi , 26 Shkurt 2012

Perspektiva jonė europiane nuk ėshtė si ēamēakėzi, por tė gjithė ne si shoqėri, jemi duke e pėrtypur perspektivėn tonė europiane si ēamēakėz.

Arritja e pajtimit pėr pėrfaqėsimin e Kosovės nė nismat rajonale, me anėn e njė fusnote tek emri i saj, e cila pėrmban edhe rezolutėn 1244, ndėr tė tjera solli edhe njė tė mirė: ajo ndihmon qė shumė njerėz tė kuptojnė disa gjėra qė nuk i kanė kuptuar me kohė lidhur me statusin sui generis tė kėtij vendi. Fjala vjen, tash disa kanė rast tė kuptojnė se Marrėveshja e Rambujesė-Parisit, po tė nėnshkruhej nga Serbia, do ta linte Kosovėn me njė autonomi substanciale brenda Jugosllavisė sė Zhablakut. E drejta, edhe me njė perspektivė fluide tė deklarimit pėr fatin e saj, falė kėmbėngultėsisė personale tė shefit tė atėhershėm tė delegacionit tė Kosovės nė atė konference. Lėshimet pe qė u bėnė nė atė nė atė kohė, pėr shkak se ngjarjet morėn tjetėr drejtim, janė paketuar si interes i vendit, por tė gjitha kompromiset e mėvonshme kanė qenė variacione tė atij kompromisi.
Jo rastėsisht ėshtė e mbikėqyrur pavarėsia e Kosovės
Sot nuk ka pse tė hamendėsohet se si do tė dukej ai “deklarim i popullit”, siaps dokumentit tė Rambujesė/Parisit, pas njė periudhe kalimtare brenda shtetit jugosllav, por nėse e ndjekim logjikėn e kritikuesve tė pajtimit mė tė ri, mund tė thuhet qė presioni i Fuqive tė Mėdha do tė mund ta shfytyronte edhe vullnetin e popullit, nė emėr tė ruajtjes sė stabilitetit tė rajonit dhe tė integrimit europian tė tij. Sidoqofė, askush nuk duhet tė gėnjejė se nė Kosovė ka elita politike qė janė aq tė forta e refuzuese ndaj ofertave tė komunitetit ndėrkombėtar e veēmas tė propozimeve tė aleatėve tė Kosovės, SHBA-ve dhe BE-sė. Nė fund tė fundit, duhet tė thuhet haptas se kėto elita dhe shoqėria jonė ende nuk janė tė afta as qė tė qeverisin plotėsisht tė pavarura. Jo rastėsisht pavarėsia e Kosovės ėshtė e mbikėqyrur dhe sipas gjasave, nė njė formė a nė njė tjetėr, do tė mbetet e kėtillė edhe pėr shumė kohė.
Kjo nuk ėshtė atraktive pėr ta thėnė, por kjo e vėrtetė ėshtė si tableta e idhėt, qė ėshtė mė mirė tė pihet, pėr tė filluar njė proces eventual shėrimi. Pėrndryshe, nga sa po shihet edhe kėsaj radhe, shumė politikanė e opinionistė, nuk kanė vullnet qė gjėrat tė shihen realisht. Madje as nga ish tė moderuarit, tė cilėt nė opozitė janė shndėrruar nė patriotė radikalė, as nga kompomisaxhinjtė tradicionalė, tė cilėt betejat e humbura politike duan t’i kompensojnė me hakmarrje duke nxitur radikalizėm, po as nga stalinistėt e ndryshkur, qė edhe kur janė afėr sahanave tė pushtetit, mė shumė kanė urrejtje ndaj bashkėkombasve tė vet se sa ndaj ish pushtuesit e poshtėruesit tė tyre. Me kėso elita hileēare e hipokrite dhe nė ndonjė rast edhe sadiste, zor se mund tė mbrohet diēka mė shumė se sa ajo qė definohet si interes i Kosovės nga sponsorėt e pavarėsisė sė saj, SHBA-tė, NATO dhe BE. Reduktimi i interesave shtetėrore nė interesa partiake, klanore e nė shumė raste mafioze, qė ka ndodhur qė nga ēlirimi i vendit nė vitin 1999, nuk ka si tė prodhojė koncensus e aq mė pak fuqizim tė shtetit. Askush nuk duhet tė luajė rolin e moralistit nė kėtė mes (absolutisht nuk jam duke e luajtur as unė nė kėtė tekst), sepse tė gjithė jemi pėrgjegjės pėr krijimin e kėsaj elite politike hipokrite e kleptomane dhe tė njė shoqėrie, e cila nuk ndjen nevojė tė brendshme pėr reforma tė thella. Pėrgjegjėsi kanė qeveritė gjithsesi, por pėr kėtė shoqėri tė paralizuar e tė ēmoralizuar, kanė pėrgjegjėsi edhe gjyqėsori, edhe mediet, edhe shoqėria civile, edhe arsimi publik.
Rezoluta 1244 dhe lufta e demave
Poashtu, disa njerėz kanė rast tė rikuptojnė tash se rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit, e miratuar nė ditėt kur Kosova ishte tėrėsisht e shėrbėrė, jo vetėm politikisht e ushtarakisht, po edhe demografikisht, ėshtė njė realitet me tė cilin ka rrezik se do tė jetojmė edhe pėr shumė kohė, jo vetėm nė fusnotė, por nė jetėn e pėrditshme. Ata qė e kanė lexuar librin “Misioni tė Beograd” tė Marti Ahtisarit, e kanė tė qartė qė tratativat pėr mbylljen e konfliktit mes NATO-s e Serbisė dhe pėr rezolutėn 1244, kanė qenė si njė luftė demash ndėrmjet SHBA-ve dhe Rusisė. Ajo rezolutė edhe sot ėshtė pjesė e asaj beteje. Prandaj, nuk ėshtė e ndershme qė ekzistimi i saj dhe kontekstualizimi i saj tė pėrdoret rishmi nė betejat e brendshme politike nė vendin qė ėshtė peng i saj. Fatkeqėsisht, edhe kėtu del sheshit prirja sadiste e njė pjese tė politikanėve dhe tė kuazianalistėve, tė cilėt duan me ēdo kusht qė edhe ekzistimin e rezolutės 1244 ta paraqesin si dėshtim tė qeverisė aktuale, e jo si dobėsi historike tė krijimit tė shtetit.
Nė kėėt mes edhe Konferenca e Vjenės e bashkė me tė edhe Plani Gjithėpėrfshirės i Ahtisarit janė produkt i rezolutės 1244. Tjetėr punė ėshtė pse institucionet e Kosovės e kanė pranuar Planin, ashtu si ėshtė, dezintegrues e paralizues. Por, disa nga ata qė kanė qenė ithtarė tė flakėt tė Planit, tash po shtiren se e kanė harruar dhe e dredhin muhabetin e po e paraqesin dialogun teknik dhe pajtimin mė tė ri si diēka e papritur, e padėgjuar dhe jashtė realitetit. E vėrteta ėshtė se Plani i Ahtisarit e ka bėrė Kosovėn shtet jofunksional dhe shtet i tillė do tė mbetet deri sa tė mbetet i dizajnuar sipas atij plani. Plani i Ahtisarit e ka shndėrruar Kosovėn nė njė organizėm (nė kuptimin funksionalist) qė mbahet nė kėmbė me dializė. Edhe pėr kėtė faj ėshtė i elitave e jo vetėm i qeverive, sepse nė instancė tė fundit, qeveritė janė produkt i tyre. Pra, nė kėtė kontekst tė kėsaj kujtese, duhet tė kundrohet edhe pajtimi mė i ri i qeverisė pėr pėrfaqėsimin rajonal tė Kosovės, me njė fusnotė qė nuk paragjykon statusin e saj nė raport me Serbinė. Por, kjo funsotė nė fakt shpreh njė realitet tė prekshėm. Statusi i Kosovės nė raport me Serbinė, si me funsotė si pa tė, ėshtė i pazgjidhur dhe rrjedhimisht i padefinuar. Serbia nuk e njeh Kosovėn dhe pėr mė tepėr e konsideron pjesė tė shtetit serb. Megjithatė, edhe Serbia detyrohet tė zhvillojė dialog e negociata me Kosovėn, bile tė sponsorizuara nga komuniteti ndėrkombėtar. Serbia thirret nė rezolutėn 1244 por nė tė njėjtėn kohė, ajo bashkė me Bashkimin Europian, ka bashkėsponsorizuar nė Asamblenė e Pėrgjithshme tė OKB-sė rezolutėn ku opinioni i Gjykatės Ndėrkombėtare sipas tė cilit pavarėsia e Kosovės ėshtė nė pajtim me rezolutėn 1244 dhe nuk ėshtė nė kundėrshtim me tė drejtėn ndėrkombėtare, mirren nė dijeni me kėnaqėsi. Pra, edhe Serbia, si rezultat i epilogut tė sanksionuar me Marrėveshjen e Kumanovės, ka politikė tė dyzuar nė raport me Kosovėn e jo vetėm Kosova nė raport me Serbinė. Ajo marrėveshje ėshtė larg pėrfshirjes nė negociata dhe nė fakt paraqet themelin e sigurisė dhe pavarėsisė faktike tė Kosovės.
Edhe Serbia po detyrohet tė bėjė lėshime
Rrjedhimisht, edhe Serbia po detyrohet tė bėjė lėshime, pėr tė paguar tagrin e Marrėveshjes sė Kumanovės, tagrin e dobėsive tė veta tė tashme shtetėrore, po edhe tė aspiratės sė saj pėr t’u integruar nė Bashkimin Europian. Prandaj, “cilėsia e marrėdhėnieve”(njė sintagmė e pėrdorur kėto ditė me pasion nga Veton Surroi), ndėrmjet Kosovės e Serbisė nuk do tė ndryshojė me kėtė pajtimin e fusnotės e nuk do tė ndryshojė esencialisht as nė tė ardhmen e afėrt. Nė dokumentet ku ka filluar tė ngjizet liria dhe pavarėsia e Kosovės, Serbia dhe Kosova nuk kanė qenė palė nė proces, po kanė qenė palė nė luftė. Ato faktikisht as sot nuk janė palė tė proces, por palė tė varura nga procesi tė cilin e dizajnojnė Fuqitė e Mėdha. Prandaj, insistimi i disa politikanėve dhe opinionistėve tanė qė agjenda e integrimit tė Serbisė tė mbahet pas qerres sė Kosovės, ėshtė jorealiste. Mund tė jetė moralisht e drejtė, por ėshtė politikisht jorealiste, sepse Bashkimi Europian e ka agjendėn e vet pėr integrimin e Serbisė, qoftė dhe tė pėrshpejtuar e deri dikund edhe tė imponuar.
Sa i pėrket “perspektivės europiane tė Kosovės”, pas pajtimit pėr pėrfaqėsimin rajonal, ėshtė cinike tė thuhet se kjo perspektivė ėshtė si ēamēakėzi. E vėrteta, ajo persektivė tashmė ėshtė prezente dhe nė dispozicion. Por, se a do tė shfrytėzohet nė mėnyrė adekuate, kjo mbetet qė tė shihet. Perspektiva jonė europiane nuk ėshtė si ēamēakėzi, por tė gjithė ne si shoqėri, jemi duke e pėrtypur perspektivėn tonė europiane si ēamēakėz. Edhe deklarimi radikal kundėr pajtimit mė tė ri pėr pėr pėrfaqėsimin rajonal tė Kosovės, i cili ėshtė njė kompromis i sponsorizuar nga Fuqitė e Mėdha, (qė tė hapet disi njė shteg drejt integrimit europian), ėshtė pėrtypje e padobishme e perspektivės europiane.
__________________
""""""""Nuk ka jetė pa vuajtje,
""""""""""""""nuk ka vuajtje pa shkak,
""""""""""""""""""""por nuk ka shkak qė nuk mund tė tejkalohet

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Naki : 28-02-12 nė 01:55
Naki Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė