Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-02-12, 19:36   #24
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Bugajski: Pjesėmarrja pozitive, fusnota negative

Marrėveshja do ta sjellė Qeverinė e Kosovės nė forumet ndėrkombėtare me Serbinė. Por, anė negative ėshtė fusnota, e cila ėshtė potencialisht dėmtuese, ka vlerėsuar Janusz Bugajski, nga Qendra pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare, me seli nė Washington, nė njė intervistė dhėnė Radios Evropa e Lirė.
Ai ka thėnė se marrėveshja e vė nė pyetje legalitetin e pavarėsisė sė Kosovės, duke thėnė se paragjykon. Me fjalė tė tjera, nėse diēka nuk paragjykohet, logjikisht do tė nėnkuptohet se nuk ėshtė zgjidhur. Ky ėshtė pozicioni i qeverisė sė Serbisė prej fillimit.
“Unė mund ta paramendoj njė situatė ku Serbia do tė vazhdojė ta sfidojė Kosovėn, duke e theksuar kėtė marrėveshje, duke theksuar se mė nuk quhet Republikė nė kėto forume ndėrkombėtare dhe duke deklaruar se pėrfundimisht kėrkohet zgjidhje.
Pra, shoh probleme tė ardhshme si pasojė e kėsaj marrėveshjeje dhe nuk jam i befasuar me kundėrshtimet nė Prishtinė ndaj fusnotės dhe heqjes sė termit Republikė”, ka thėnė Bugajski.
Sipas tij, dialogu ndėrmjet Kosovės e Serbisė ėshtė i rėndėsishėm dhe ēdoherė duhet tė ketė dialog. Por, dialogu duhet tė ketė rezultate tė caktuara, nga tė cilat pėrfitojnė tė dy palėt. Ai mė tej, shtoi se pasi Serbia qartazi po pėrfiton nga dialogu, meqė duket se tash do ta ketė statusin e kandidatit pėr BE, shtrohet pyetja se ēka po fiton Kosova?
“Nė rregull, ka fituar pėrfaqėsim potencial nė organizata ndėrkombėtare dhe forume, por ende nuk ka njė plan drejt kandidaturės pėr nė BE, drejt njė statusi nė BE. Shpresojmė se kjo do tė zgjidhet mė vonė kėtė vit. Me fjalė tė tjera, qė Kosova tė lėvizė nga tė, qenit subjekt i BE-sė, nėn misionin EULEX, te kandidatura ose aspiranti potencial pėr anėtarėsi nė BE”, tha Bugajski.
Duke folur pėr veriun, ai theksoi se statusi i veriut tė Kosovės mund tė zgjidhet dhe duhet tė zgjidhet gjatė bisedave me Serbinė, me presion mė tė fuqishėm tė BE-sė dhe tė Shteteve tė Bashkuara.
Sipas tij, nėse ka pasur presion ndaj Kosovės pėr tė bėrė kompromis pėr emėr nė pėrfaqėsimin nė strukturat rajonale, atėherė duhet tė ketė presion ndaj Serbisė pėr t’i tėrhequr tė gjitha strukturat paralele nga Kosova dhe ta pranojė integritetin e plotė politik dhe administrativ tė Kosovės si njė shtet.
“Mendoj se tash duhet tė ketė presion tė njėjtė ndaj serbėve, siē pamė presion ndaj kosovarėve gjatė disa javėve tė kaluara”, tha ai.
Bugajski mė tej vlerėsoi se Beogradi dhe serbėt lokalė, pėr momentin, kanė arritur nė njė konkluzion se ēfarėdo bisede pėr ndarje do tė krijonte probleme tė mėdha pėr kandidaturėn nė BE.
“Si rezultat i kėsaj, ata tash po flasin pėr autonomi, status special, po e shtrojnė modelin e sistemit dy-entitetėsh nė Bosnjė... me fjalė tė tjera, po shikojnė pėr ēfarėdo lloj formule, sipas sė cilės komunat veriore nuk do tė ishin pjesė e autoritetit tė qeverisė nė Prishtinė. Ēfarėdo vendimi i tillė, mendoj se do tė jetė i keq, pasi do tė krijojė njė konflikt tė ri ndėrmjet veriut dhe pjesės tjetėr tė vendit dhe do ta lejonte Serbinė tė vazhdojė tė ushtrojė presion ndaj Prishtinės. Pėr kėtė arsye, mendoj se kėto katėr komuna duhet tė integrohen plotėsisht nė shtetin e Kosovės. Kjo duhet dhe do tė jetė temė e bisedimeve gjatė muajve tė ardhshėm”, u shpreh Bugajski.
Ai ka folur edhe raportet se Shtetet e Bashkuara do t’i tėrheqin disa ushtarė nga Evropa. Mirėpo, sipas Bugajskit, tash pėr tash, Washingtoni ka deklaruar se prania e trupave amerikane nė Kosovė do tė vazhdojė.
“Mendoj se forca e brendshme e Kosovės duhet tė pėrmirėsohet, tė rritet dhe tė bėhet mė efektive. Kuptohet se trupat e Shteteve tė Bashkuara do tė jenė tė pranishme, por nuk ėshtė e nevojshme qė ato tė jenė tė pranishme nė formė masive”, tha ai.
Bugajski, duke folur pėr njohjet e shtetit tė Kosovės tha se numri duhet tė ishte mė i lartė.
“Besoj se numri duhet tė ishte mė i lartė. Nuk mendoj se, veēanėrisht nė fazat e para, ėshtė bėrė mjaft nga Uashingtoni ose Brukseli, pėr tė mbledhur njohje jashtė Evropės, veēanėrisht nė botėn arabe dhe mė gjerėsisht nė atė myslimane. Nuk mendoj se vetė qeveria nė Prishtinė ka bėrė mjaft nė vitin e parė, qė tė arrijė njohje. Por, kuptohet se politika e Serbisė, e veēanėrisht gjatė katėr viteve tė pavarėsisė, ėshtė qė tė parandalohen vendet nga njohja e Kosovės”, tha ai.
  Pėrgjigju Me Kuotė