Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-05, 21:36   #40
Odise
 
Anėtarėsuar: 01-04-05
Vendndodhja: ne eter
Postime: 851
Odise e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Arvaniti,

1. Na po flasim te ndigjojne tjeret dhe dikush te nxierri fakte te gjalla. Kete qe thuani tash, une e thash tek e folmja rahoveciane, ketu ne forumin Dardania.de. Mitrovicasi e Korēari, nuk kane te bejne ne kete teme, se ajo dihet, por ketu eshte tema ma e gjere, qe perkon me esencen kryesore te Shqipes, si GJUHA SHQIPE dhe nuk ka nevoje te diktojme, e te manevrojme si njelloj fobie politike edhe sotetutje, me konceptin - gjuha standarde!

2. A mendoni, se te gjithe jemi te verber, sa mos ta dijme vertet, se cila eshte kjo gjuha standarde, si ''gjuhe mbi dialektet'', a eshte gjuhe e njesuar, apo Nje dialekt mbi te gjitha dialektet edhe mbi vet konceptin themelor - GJUHA SHQIPE? Mendoni se ende jemi aq te plasur syshe e mendjes, qe mos te kuptojme nje gje te tille kaq te thjeshte - nje hisyve?

3. Edhe pak ma thelle: askush nuk eshte kunder nje GJUHE UNIKE SHQIPE
ku vet koncepti gjuhesor: gjuha e njesuar, bie ndesh me konceptin - gjuha unike, ku vet termi - njesuar, njesim, duket dhunim mbi termin - unik-e, unikat, unitet, qe eshte shume ma i natyrshem dhe i drejte. Nuk ka nevoje per koncepte te flamosura diktate, kur ekziston vetiu koncepti - GJUHA SHQIPE.

4. Kur duam te bejme studime shkencore indo-europiane e gjenerale, kur kemi te bejme me gjurmime gjuhesore ne indoeuropianistike, e ne gjuhesine e pergjithshme (linguistiken gjenerale) - qe ketu SHIHET FUQIA E GJUHES - pyetja e thjeshte eshte: me cilin prej dialekteve tona te Shqipes, mund te hyjme ne gjurmime gjuhesore ne baza indo-europiane?

Kjo pyetje kerkon pergjegje te forte reale! Se brendaperbrenda, mund ta hame e shtypim njeritjetrin sa te dojme: shqiperia, gegeria, toskeria tere debore o uje ne rere - po - si te merr vesh ty bota ma mire (arbaniti e bota) ne cilin dialekt te Shqipes? Ne Gheg*) indo-europiane, apo ne cilin dialekt tjeter?

Perseri, e prore ju them: a prore mendoni se jemi aq te verber, sa te jemi kunder nje GJUHE UNIKE SHQIPE, ku mund te shperthejme ne studime, hulumtime, gjurmime gjuhesore ne baza indo-europiane e boterore?

Cila do te duhej te ishte ajo - gjuha shqipe (e njesuar, unike, standarde, flamurtare, mbi te gjitha dialektet), a me kete qe e shkruajme sot, qe ka probleme madhore edhe ne plasimin e saj ne kibernetiken elektronike, se lere ma probleme te brendshme ende diktatoriale?

Se lere ma ne gjurmime shkencore!

postskript: mendoj se ky problem do te zgjidhet natyrshem, sipas natyres se gjuhes shqipe dhe shqiptareve qe e flasin, e do ta flasin - poqese nuk zgjidhet nga entet institucionale te mirefillta shkencore kombetare!

Rrini te qete lakonik!
__________________
Dashuria ndaj atdheut eshte fuqi perendie!
Odise Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė