Venecia, filmi italo-shqiptar, dokumentari mė i mirė i festivalit
Venecia, 08.09.2012
Historia e dhimbshme e eksodit shqiptar, shfaqur mė 3 shtator nė Festivalin e Filmit nė Venecia, pėrmes dokumentarit La nave dolce, u vlerėsua dje me ēmimin Francesco Pasinetti.
Sipas gazetarėve tė kinemasė (SNGCI), tė pranishėm nė Venecia, dokumentari mė i mirė i Festivalit tė Venecias 2012 ėshtė La nave dolce, me regji tė Daniele Vicarit, njė bashkėprodhim shqiptaro-italian i Indigo Film dhe Apulia Film Commission, prodhuar me Rai Cinema nė bashkėpunim me Ska-Ndal Production (pėrfaqėsuar nga Ilir Butka dhe Genc Pėrmeti) dhe Telenorba.
Sipas tė gjitha mediave tė huaja, qė nuk i kursyen hapėsirat e tyre pėr tė prezantuar filmin e Vicarit dhe tė producentėve italo-shqiptarė, dokumentari i cili u shfaq jashtė konkurrimit, u prit me njė sukses tė madh nga publiku dhe kritika, shkruan gazeta tiranase Panorama.
Anija e ėmbėl, e cila mori kėtė emėr pėr shkak tė anijes qė mbartte sheqer, tregon zbarkimin nė brigjet italiane tė mbi 20 mijė shqiptarėve mė 7 gusht tė vitit 1991. Njė histori dhimbjeje dhe shprese, e treguar mjeshtėrisht dhe nė mėnyrė fare tė sinqertė pėrmes vetė heronjve tė kėsaj ngjarjeje tė 21 viteve mė parė. Janė njerėz tė cilėt jetuan ferrin dhe parajsėn e largimit nga njė vend komunist drejt shpresės, e cila gjithsesi nuk ishte ajo qė kishin ėndėrruar.
Disa prej tyre gjithsesi ia dolėn, tė tjerė
Atė ēfarė ndodhi atė verė mbi anijen Vlora e tregojnė Halim Milaqi (komandanti i Vlorės), Eva Karafili, Agron Sula, Kledi Kadiu, Robert Budina, Nicola Montano, Domenico Stea, Fortunata DellOrzo, Luca Turi, Raffaele Nigro, Maria Brescia etj.
Dhjetė vjet mė parė e mora kėtė ēmim pėr filmin tim tė parė artistik. Kėtė radhė, ēmimi Pasinetti shkon pėr njė dokumentar e kjo ėshtė shumė e rėndėsishme pėr kinemanė dokumentaristike, ėshtė shprehur dje gjatė ceremonisė sė dorėzimit tė ēmimit regjisori Daniele Vicari.
Mėsohet se kjo ėshtė hera e parė qė SNGCI ka vendosur tia japė ēmimin Pasineti njė filmi jashtė konkurrimit, duke e kthyer fokusin e vet drejt njė tjetėr kinemaje, qė premton tė tjera kėndvėshtrime dhe breza tė rinj kineastėsh.