Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-09-11, 14:06   #20
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Rrymat ekstreme

Fundamentalizmi i demaskuar

Kosova si shtet laik, demokratik dhe shoqėri moderne nuk i kufizon tė drejtat e besimtarėve. Por, nuk mund tė lejojė qė tė sfidohet nga fundamentalizmi i maskuar nė petkun e respektimit tė tė drejtave tė njeriut.



Nga Shkelzen Maliqi mė 12 shtator 2011

Kėrkesat qė i shtrojnė disa parti dhe grupe islamiste, pėr bartjen e shamisė dhe futjen e lėndės sė fesė nė shkollat publike, prezantohen si tė drejta demokratike dhe, pėr mė shumė, vullnet i shumicės. Nė shikim tė parė edhe shamia edhe mėsimi i fesė, mund tė cilėsohen si pjesė e tė drejtave qė i ka ēdo individ, tė mbulojė kokėn dhe tė edukohet nė frymėn e besimit qė i takon dhe ėshtė edhe si individ i bindur nė kėtė.

Megjithatė, nė kėtė ēėshtje duhet tė dallohet sfera publike nga sfera private. Nė sferėn publike, qė e kontrollon shteti demokratik, nuk mund tė lejohet promovimi i besimeve dhe praktikave fetare qė kanė tendencėn e uzurpimit tė sferės publike. Konkretisht, e drejta e mbulimit tė kokės me shami nuk mund t’i mohohet individit qė beson se me kėtė pėrmbush njė normė dhe urdhėr fetar, por kur kėrkohet qė shamia, ose mė radikalisht mbulimi i fytyrės, tė legalizohet edhe nė jetėn publike, nė shkollat dhe institucionet publike, kjo e drejtė bie ndesh me parimin e emancipimit tė gruas nga format tradicionale tė nėnshtrimit tė saj.

Nė diskursin fetar tė myslimanizmit radikal mbulimi i kokės ose edhe fytyrės me ferexhe, nuk pasqyrojnė thjesht njė botėkuptim relikt pėr sjelljen e gruas nė shoqėri qė mund ta konsiderojmė si folklor tė padjallėzuar, por zakonisht ėshtė njė manifestim i qartė i jashtėm i kufizimeve qė duhet t’i ketė njė grua e qė janė krejtėsisht tė papėrputhshme me jetėn moderne dhe tė drejtat e barabarta tė gruas nė shoqėri. Privatisht dhe individualisht njė grua mund tė ketė bindje dhe t’i nėnshtrohet regjimit tė kufizimeve, por nė shtetin demokratik dhe nė institucionet publike, nuk mund tė lejohet ky lloj i imponimit tė kufizimeve tė lirisė qė gruan e kthen nė njė skllave paramoderne qė duhet t’i bindet pėr ēdo gjė burrit e edhe familjes sė tij, dhe i ka tejet tė kufizuara mundėsitė e zgjedhjes sė profesioneve dhe tė mėnyrės sė jetės. Njė model tė pozitės tė kėtillė tė mbrapsht dhe tė trajtimit fundamentalist tė rolit tė gruas nė shoqėri ėshtė ai qė aplikohet ende nė Arabinė Saudite, e nė variantet e modifikuara edhe nė Iran dhe disa shtete tjera jodemokratike.

Ky imponim i modelit tradicional konservator ėshtė sidomos i papranueshėm pėr femrat nė moshėn jo madhore. Dhe mu kėtė model edhe e kanė sjell nė Kosovė disa ideolog dhe praktikues tė vehabizmit.

Edhe mė fundamentaliste ėshtė kėrkesa e islamistėve ekstremistė qė nė shkollat publike tė futet lėnda e besimit dhe kėtė jo si nxėnie e diturive mbi fenė ose mė saktė mbi fetė (gjė qė edhe ėshtė prezente nė kurikullat aktuale tė shkollave publike), por si njė lloj introdukte nė besim qė nė instancėn e fundit pėr qėllim e ka indoktrinimin, joshjen e tė rinjve qė tė aderojnė dhe praktikojnė religjionin.

Shteti laik nuk duhet tė lejojė futjen e njė lėnde tė tillė indoktrinuese nė shkollat publike. Kjo pėr arsye sepse doktrinat e tė gjitha religjioneve kryesore (krishtere dhe islame) janė dogmatike dhe fundamentaliste, nė kuptimin se predikojnė se Bibla dhe Ku’rani janė libra tė shenjtė dhe burim i tė vėrtetave fondamentale, sikundėr qė edhe sigurojnė shpėtimin e besimtarėve tė devotshėm nė atė jetėn tjetėr, pas vdekjes dhe largimit nga kjo botė.

Analizat kritike tė Biblės qė janė bėrė prej kohėsh, dhe kohėve tė fundit edhe ato tė Kur’anit, kanė treguar se kėta libra gjithsesi janė vepra dhe krijime tė rėndėsishme dhe me ndikim enormė, nė kuptimin e njė lloji tė letėrsie tė bukur dhe tė frymėzuar, por qė nuk janė assesi burim i tė vėrtetave fondamentale dhe tė paprekshme. Tė shkruara para shumė shekujsh nga dora e njeriut por tė shpallur si fjala e perėndisė, Bibla dhe Kur’ani dhe nuk japin assesi pėrgjigje pėr sfidat e jetės nė kohėn e sotme. Pėr disa shtresa fetarėsh ato janė ngushėllim dhe inspirim, por nuk e kanė mė ndikimin universal, ngecin pas kohės.

Librat e shenjtė sidomos bien ndesh me shkencėn kritike dhe tė avancuar, e cila jep shpjegime pėr fenomenet e natyrės dhe tė jetės shoqėrore pėr tė cilat ‘librat e shenjtė’ nuk kanė pas pėrgjigje. Por pėr dallim nga zbulesat mitologjike tė ‘librave tė shenjtė”, nga ku teologėt dhe klerikėt me shekuj nxirrnin thesarin manipulativ tė tė “vėrtetave tė fundit”, shkenca moderne dhe mendimi shoqėror modern, ka ardhur deri te pėrfundimi se nė tė vėrtetė nuk ka kėso tė vėrteta fondamentale, qė dikujt pastaj i japin tė drejtėn qė tė pėrcaktojė se ēka ėshtė e mirė dhe ēka ėshtė e keqe, ēka ėshtė e drejt dhe ēka nuk ėshtė e drejtė, ēka ėshtė e lejuar dhe ēka nuk ėshtė e lejuar.
Vetėdija kritike moderne ua kufizon tė drejtėn kastės sė interpretuesve tė ‘librave tė shenjtė’, qė i kanė sunduar me shekuj njerėzit nė sistemet e ndryshme, qoftė kur kanė thėnė se perandorėt dhe mbretėrit janė sundues “nė emėr tė zotit”, qoftė kur vetė klerikėt, nė shtetet teokratike, e mbanin pushtetin pėr vete, siē po ndodh tani nė Iran.

Kosova si shtet laik demokratik dhe shoqėri moderne nuk i kufizon tė drejtat e besimtarėve. Por, nuk mund tė lejojė qė tė sfidohet nga fundamentalizmi i maskuar nė petkun e respektimit tė tė drejtave tė njeriut.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė