Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-08-11, 09:11   #32
Hajra
Guest
 
Postime: n/a
Gabim Titulli: Kronika e zeze

Konfliktet me thika pergjakin Tiranen

9 August 2011 - Aktualitet - 345 shikime
Sherret me thika gjatė fundjavės kanė sjellė dy tė plagosur nė kryeqytet, ndėrsa babai i njė vajze i ka shpėtuar vrasjes nga dy tė rinj. Nga konfliktet e regjistruara, njė person ėshtė plagosur rėndė, pasi ėshtė goditur disa herė me thikė dhe ndodhet nė gjendje tė rėndė. Bėhet fjalė pėr njė konflikt tė ndodhur tė dielėn, ku ka mbetur i plagosur njė 45-vjeēar. Specialistė tė Seksionit Kundėr Krimeve ndaj Jetės dhe Shėndetit, bėnė tė mundur arrestimin nė flagrancė tė shtetasit A. Barjamaj, 34 vjeē, lindur nė Patos, Fier, dhe banues nė Tiranė, sepse dyshohet se ka goditur disa herė me thikė nė pjesė tė ndryshme tė trupit Ilir Selim Bokėn. Sipas tė dhėnave hetimore, Barjamaj dhe Boka janė zėnė pėr njė femėr. Barjamaj ka pretenduar se ajo ishte e dashura e tij dhe nuk e ka duruar faktin se qėndronte me Bokėn. Nė kėto kushte, nė prezencė tė vajzės sė re, ata janė zėnė, fillimisht duke u ofenduar dhe mė pas Barjamaj ka nxjerrė thikėn, duke e goditur disa herė Bokėn. I dėmtuari ėshtė dėrguar nė spital, ndėrsa autori ėshtė kapur disa minuta mė vonė nga policia. Por policia nuk e ka tė panjohur emrin e Ilir Bokės. Mė 30 maj 2005, Ilir Selim Boka me banim nė Tiranė, atėherė 40 vjeē, u gjet me armė qė e mbante pa leje. Policia evidenton se nga kontrolli nė banesė, Bokės iu gjetėn e bllokuan dy pistoleta, me disa fishekė dhe nga Komisariati i Policisė Nr. 3 u procedua penalisht pėr kėtė armėmbajtje.
Ndėrkaq, episodi tjetėr ka ndodhur nė Shkozė. Nga njė konflikt i momentit ka mbetur i plagosur Albino Roland Lami, 21 vjeē. Edhe ky ėshtė goditur me thikė nga njė adoleshent 17-vjeēar. Ngjarja ka ndodhur tė premten nė drekė, ndėrsa forcat e Komisariatit nr. 1 kanė bėrė ndalimin e adoleshentit, me iniciale E. K. Ndėrsa ngjarja e tretė ėshtė regjistruar tė premten nė mbrėmje. Sipas tė dhėnave, dy tė rinj, qė tashmė janė identifikuar dhe shpallur nė kėrkim nga policia, kanė ngacmuar njė vajzė te rruga “Zef Jubani”, pranė shkollės sė mesme tė pėrgjithshme “Petro Nini Luarasi”. Nė kėto kushte, vajza i ka treguar babait tė saj, G. L. se ēfarė kishte ndodhur, duke i identifikuar edhe dy personat shqetėsues. Sipas tė dhėnave policore, prindi i vajzės ka takuar tė rinjtė Doriano Ēela dhe Erald Rexhepi pėr t’u kėrkuar qė tė mos ta shqetėsonin mė vajzėn e tij. Por ata e kanė kėrcėnuar dhe me njė thikė kanė tentuar ta vrasin. Babai i adoleshentes ka njoftuar policinė, ndėrkohė qė dy tė rinjtė janė shpallur nė kėrkim.

Burimi: Gazeta Shqip
  Pėrgjigju Me Kuotė