Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-05-10, 21:08   #722
MemphiSx
ZoT DhE KrenaR
 
Avatari i MemphiSx
 
Anėtarėsuar: 11-12-03
Vendndodhja: StAteS Of GjAkOvA
Postime: 12,338
MemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėmMemphiSx i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek MemphiSx
Gabim Titulli: Qeveria e re!!!

Gazeta “L’Espresso”: Skandali i quajtur Kosovė

Mė 2 qershor, pėr herė tė parė Kosova do ta dėrgojė njė pėrfaqėsues tė vetin nė konferencėn e BE-sė/Ballkanit nė Sarajevė, kurse ministritė e jashtme evropiane janė tė gatshme pėr ta pranuar me qėllim nga synimi pėrfundimtar: hyrjen e Prishtinės nė BE. Atė qė ambasadorėt do tė shtiren se nuk e dinė ėshtė se pas bombardimeve tė vitit 1999, OKB-ja ia kishte dorėzuar tė gjithė shtetin mafisė nė dorė.
Provat gjenden nė njė dhomė nė katin e parė tė Prokurorisė sė Prishtinės nėn dhjetėra dosje tė lidhura me llastik, e mbi tė cilat shkruan “closed” (mbyllur). Janė hetimet e arkivuara nga gjykatėsit e OKB-sė mė 8 dhjetor 2008, njėzet e katėr orė para se ta dorėzonin Kosovėn nė duart e evropianėve.
Nė mars tė vitit 2009, njė zyrtar i EULEX-it, misioni evropian qė do ta administrojė shtetin, hyn nė dhomė dhe nis tė shikojė nga kureshtja disa nga dosjet. Nė duart e tij pėrnjėherė gjendet dosja hpq 215/2002, apo mė mirė thėnė, njė copėz e njė procedure, ku i vetmi i akuzuar ėshtė Ramush Haradinaj, ish-kryeministėr i Kosovės dhe lider aktual i partisė AAK. Akuzohet qė sė bashku me paramilitarėt e tij e kishte sulmuar me kallashnikov shtėpinė e njė klani rival.
“Provat qė i pėrmban dosja janė dėrrmuese”, thotė zyrtari. “Janė fotografitė, dėshmitė, gėzhojat, madje edhe gjurmėt e gjakut tė sulmuesve”.
Mė 26 shtator tė vitit 2002, rasti i ishte dėrguar nga gjykatėsit e OKB-sė nė Pejė prokurorit nė Deēan dhe u harrua aty pėr shtatė vjet. “Kombet e Bashkuara”, thotė zyrtari, “i kanė fshehur proceset kundėr politikanėve dhe ua kanė dorėzuar vetėm 35 raste gjykatėsve evropianė”. Provat pėr punėn e fshehjes sė krimeve nga OKB-ja janė botuar nė librin “Ujqit nė mjegull”. Janė raportet e inteligjencės ku shpjegohet se Haradinaj ėshtė trafikuesi kryesor i heroinės nė shtet, roli i tij nė vrasjen e dėshmitarėve tė papėrshtatshėm apo tė policėve qė ia hetonin punėt, e mbi tė gjitha pėr provat sipas tė cilave OKB-ja ishte plotėsisht e njohur me faktin se Kosovėn ia kishte dorėzuar nė duar njėrit nga fiset mė tė ashpra tė mafisė shqiptare.
Hetimet e fshehura nuk kanė tė bėjnė vetėm me Haradinajn. Hetimi gjithashtu e pėrfshin edhe Lutfi Dervishin, njeriun besnik tė kryeministrit Hashim Thaēi. Mė 2005, hetuesit e OKB-sė kishin mundėsinė pėr ta ndėrprerė njė trafik tė organeve me vlerė prej qindra milionė dollarėsh: dokumentet sekrete e dėshmojnė se hetuesit financiarė tė OKB-sė kishin zbuluar furnizime tė tepruara me gjak nė disa klinika private qė funksiononin nė Prishtinė, posaēėrisht nė Medicus, ku Dervishi punonte si primarius. Raportet nėnvizojnė se “numri i madh i kėrkesave pėr gjak drejtuar Institutit pėr Transfuzionin e Gjakut” zgjoi nevojėn pėr realizimin e kontrollit. Hija e trafikut me organe shihej nė ato dokumente qė kėrkonin qė OKB-ja tė vazhdonte hetimet. “Nė vend tė kėsaj kėtė e zbuluam krejt rastėsisht”, shpjegon prokurori evropian Francesco Mandoi: “Njė qytetar turk, tė cilit i ishte hequr njė veshkė, u alivanos nė Aeroportin e Prishtinės dhe na e dha njė deklaratė pranimi”.
Prangat iu vendosen Dervishit dhe dy personave tė tjerė, me ē’rast u mbyll klinika. Kjo e shkaktoi njė termet politik dhe gjyqėsor. Sipas Mandoit, “hetimet tona kanė zbuluar sė paku pesė raste tė trafikimit me organe. Po i hetojmė edhe njėzet e pesė tė tjera. Nė Kosovė arrijnė me qindra tė pashpresė nga Turqia apo Kazakistani, tė gatshėm pėr t’i shitur organet e veta pėr ca mijėra euro. Ata qė paguajnė janė burrat dhe gratė e pasura perėndimore. Tė gjitha ndodhin nė Prishtinė, falė bashkėpunimit tė politikanėve vendorė. Dervishi ėshtė njeri i Thaēit”.
Nė Kosovė nuk ka njeri nė pozitė e qė nuk i takon ndonjė klani. Njė lidhje gati farefisnore e trashėguar nga UĒK-ja. Gjatė luftės kėta njerėz zhvillonin aktivitetet kriminale pėr ta financuar luftėn, kurse tash punojnė pėr hesap tė ish-shefave tė tyre, e konsolidojnė pushtetin, i financojnė fushatat zgjedhore, i vrasin apo i blejnė kundėrshtarėt politikė. Madje edhe prefekti i Skenderajt, Sami Lushtaku, ėshtė njeri i Thaēit. Sipas njė raporti tė OSBE-sė, ai “ėshtė anėtar i organizatės terroriste AKSH dhe i pėrfshirė nė shumė aktivitete kriminale”. Mė 14 nėntor 2005, nė prezencėn e tre policėve, prefekti/ushtari e kėrcėnoi me vdekje njė gjykatės qė po e hetonte ēėshtjen e posedimit tė dy lokaleve. Raporti ėshtė njė dokument akuze i fuqishėm kundėr OKB-sė. Zbulon se hetuesit e kanė informuar Lushtakun se po pėrgjohej; denoncon se njė komisar policie i OKB-sė e ndaloi bastisjen e shtėpisė sė Lushtakut nga “frika pėr destabilizimin e Kosovės” dhe nga frika se nė tė mund tė gjendeshin prova pėr pėrfshirjen e Lushtakut nė krime tė tjera. Dokumenti nėnvizon se “kjo do t’i sillte zyrtarėt e lartė tė OKB-sė nė situatė tė palakmueshme”.
“Ēėshtja e cila shkakton brengėn mė tė madhe”, thotė raporti, “ėshtė fakti se interferenca nė punėn e gjykatėsve nga ana e zyrtarėve tė OKB-sė nuk ėshtė rast i vetmuar, me gjasė, duket tė jetė njė praktikė e zbatuar prej kohėsh. Dhe i citon dy raste tė tjera, ku urdhrat pėr bastisje nuk janė respektuar dhe ku hetimet pėr raste edhe mė tė rėnda krahasuar me ato tė cilat i visheshin Lushtakut “ishin ndaluar seriozisht nga qarqet e OKB-sė”.
Dokumenti i OSBE-sė drejton gishtin drejt ish-numrit dy tė misionit tė OKB-sė, Steven Schook, tash kėshilltar politik i Haradinajt. Sipas raportit, mė 2006 Schook vendosi qė tė gjitha hetimet qė mund ta “destabilizonin” Kosovėn duhet ta kenė autorizimin e tij. Dhe nuk pėrfundon kėtu. Hetuesit evropianė kėto ditė po e dėgjojnė dėshminė e Nazim Bllacės, njė agjenti tė shėrbimit sekret tė Thaēit qė u vetakuzua pėr vrasjen e 17 kundėrshtarėve politikė. Nuk do tė duhej tė ishte shumė e komplikuar pėr tė konkluduar se pėr hesapin e kujt ka punuar vrasėsi Bllaca.
Do tė jetė shumė vėshtirė tė gjendet ēfarėdo ambasadori i interesuar pėr ta dėgjuar rrėfimin e dhjetė vjetėve tė administrimit tė OKB-sė. Vitet ku trafikuesit, vrasėsit dhe mafiozėt e zaptuan Kosovėn.
koha.net

Ketu eshte edhe lajmi ne faqen zyrtare te gazetes:

http://espresso.repubblica.it/dettag...ticolo/2126256



Kjo eshte Kosova Jone!!
__________________
Ndjehem krenar me ty Z.PRESIDENT....
MemphiSx Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė