Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-08-13, 13:32   #28
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Imam Aliu a.s.

Thėnie tė zgjedhura tė Imam Aliut


Koha drobit trupat e rrit shpresat, ndėrkohė qė vdekja avitet dhe dėshirat fashiten. Kush pati sukses, druhet se e humb, e kush pati humbje, druhet mos nuk reshtin humbjet.

Ai qė kėrkon tė prijė, edukon veten pėrpara tė tjerėve; se njerėzit binden mė mirė me sjellje se me gjuhė. E drejta pėr respekt e njeriut qė edukon vetveten ėshtė mė e madhe se e atij qė vetėm sa mėson tė tjerėt.

Sa herė qė merr e lėshon frymė, hedh njė hap mė afėr vdekjes.

Ēdo gjė e fundme do ta gjejė njėherė fundin e saj, ashtu si do tė ndodhė njėherė ajo qė ėshtė premtuar.

Kur gjėrat ngatėrrohen, fundi i tyre duhet vlerėsuar nga fillimi i tyre.

Pranoje fjalėn e urtė nga kushdo qė e thotė. Ajo flatron sa kohė qė ėshtė nė zemra hipokritėsh dhe s′gjen qetėsi, veēse kur del prej tyre dhe zė vend nė zemrėn e besimtarit, krahas me shoqe tė tjera tė saj.

Fjala e menēur u takon besimtarėve tė vėrtetė; po humbi ndonjė, duhet gjetur dhe marrė, qoftė edhe nga njė i pafé.

Vlera e ēdo njeriu matet me arritjet e tij.

Kush resht sė thėni “s′e di”, ka marrė rrugėn e rrėnimit.

E dua mendimin e tė moshuarit mė shumė se vrullin e tė riut.

Habitem me njeriun qė s′ka mė shpresė, megjithėse mundet tė lypi ndjesė.

Juristi i pėrsosur islam s′i lė njerėzit ta humbin shpresėn nė Mėshirėn e Zotit, s′i bėn tė zhgėnjehen nga Mirėsia e Zotit dhe s′i lejon tė ndihen tė sigurtė nga ndėshkimi i Zotit.

Zemra rrėgjohet njėsoj si trupi; prandaj ushqeje me urtėsi.

Dija qė vlen mė pak ėshtė ajo qė mbetet ngjitur pėr gjuhe, kurse dija qė vlen mė shumė ėshtė ajo qė njihet pasi vihet nė jetė.

Mė tė afėrmit me profetėt janė ata qė dinė mė shumė rreth asaj qė ata prunė.

Gjumi me besim tė shėndoshė e tė sinqertė ėshtė mė i mirė se falja me besim tė lėkundur.

Mirėsia ndaj tė tjerėve bėhet virtyt i pėrhershėm kur pėrmbushen tre kushte: Duke e parė si tė vogėl, qė tė arrijė tė bėhet e madhe; duke e fshehur, qė tė shfaqet vetė; dhe duke u bėrė shpejt e me takt, qė tė jetė e pėlqyeshme dhe e dobishme.

Do tė vijė njė kohė kur pozitat e larta do t′u jepen vetėm intrigantėve dhe kur mėkatarėt do mbahen pėr tė zgjuar, kurse tė drejtėt pėr budallenj. Atėherė lėmosha do shihet si shpenzim i kotė, kujdesi pėr tė afėrmit si barrė ose nder dhe pėrkushtimi si shkas pėr t′iu mburrur tė tjerėve. Atė kohė pushteti do ushtrohet nėpėrmjet kėshillimit me femrat, vėnies sė ēunakėve nė poste tė larta dhe drejtimit tė administratave nga eunukėt.

Sigurisht, kjo botė dhe tjetra janė tė kundėrta tė njėra tjetrės, siē janė dy rrugė qė shpien nė drejtime tė kundėrta. Ai qė e do dhe e pėlqen kėtė botė, do ta urrejė tjetrėn e do bėhet armiku i saj; tė dyja ato janė larg nga njėra tjetra sa Perėndimi me Lindjen. Udhėtari qė ndodhet mes tyre mund t′i afrohet njėrės duke iu larguar tjetrės; ato janė shemrat e njėra tjetrės.

Qoftė i bekuar kush i druhet kėsaj bote, nga qė mallohet pėr tjetrėn. I tillė ėshtė ai qė e sheh kėtė dhé si shtrat tė tij, kėtė pluhur si shtresėn e mbulesėn e tij, dhe kėtė ujė si parfumin e vetėm tė tij; ai e thotė Kur′anin me zė tė ulėt, lutet me zė tė lartė dhe largohet nga kjo botė si Isai.

Zoti ju ka vėnė ca detyrime, mos i lini pas dore; ju ka caktuar ca kufij, mos u rrekni t′i kaloni; ju ka ndaluar ca gjėra, mos e bėni dysh fjalėn e Tij; dhe ka lėnė nė heshtje ca gjėra tė tjera e nuk jua ka thėnė, por jo nga qė ka harruar; mos bėni provė t′i zbuloni.

Njeriu gėnjen veten, kur mendon se mund t′i zgjidhė problemet e tija tė kėsaj bote duke sakrifikuar diēka nga feja e vet. Zoti do ta mundojė me probleme shumė mė tė vėshtira.

Ndodh qė padija e njeriut tė mėsuar t′i zhvlerėsojė dijet e tij dhe ta shpjerė nė rrėnim.

Ne (Ehl-i Bejti) jemi si jastėku nė mes: kush ka mbetur pas nxiton tė na arrijė, e kush na e ka shkuar rikthehet drejt nesh.

Askush nuk e vendos dot rendin e Zotit tė Madhėruar, pėrveē atij qė s′e njeh dobėsinė, nuk bėn dot keq dhe s′ka pasione e lakmi.

Kush na do ne (Ehl-i Bejtin), tė llogaritė pėrballjen me skamjen.

Asnjė pasuri nuk vlen sa menēuria; asnjė vetmi s′tjetėrson si vaniteti; asnjė urtėsi s′i ngjan taktit; asgjė s′tė jep nder sa droja prej Zotit; asnjė s′tė ėshtė besnik sa morali i lartė; asnjė trashėgimi s′matet me sjelljen e mirė; asnjė udhėheqje s′e bėn efektin e veprimit tė pavonuar; asnjė zanat s′ia vlen sa njė veprim i virtytshėm; asnjė fitim s′i pėrqaset Shpėrblimit Hyjnor; asnjė kontroll i vetes nuk bie dobi sa pėrmbajtja nė ēaste tė paqarta; asnjė dorėheqje s′tė ruan sa largimi nga gjėja e ndaluar; asnjė dije s′e ka nivelin e mendjes qė e lind; asnjė adhurim s′ėshtė si pėrmbushja e detyrimit; asnjė besim nuk ėshtė si modestia dhe qėndrueshmėria; asnjė arritje nuk ėshtė si pėrunjėsia; asnjė nder nuk ėshtė si dija; asnjė fuqi nuk ėshtė si durimi; dhe asnjė mbėshtetje nuk ėshtė aq e mirė sa kėshillimi.

Nė botėn ku mbretėron virtyti, nuk ėshtė e udhės tė ushqesh mendime tė kėqija rreth dikujt qė s′ka bėrė keq nė asnjė rast. Po kur bota dhe njerėzit mbretėrohen nga vesi, ruaju nga rreziku qė tė sjell mendimi i mirė qė krijon pėr dikė.

Shumė njerėzve u jepet kohė pėr hir tė mirėdashjes qė ėshtė pėr ta, e ca tė tjerė mashtrohen nga qė u mbulohen veset e mėkatet; po ka dhe nga ata qė dashurohen pas vetes pėr shkak tė lėvdatave qė u bėhen. Zoti nuk vė askėnd nė sprovė aq seriozisht, sa atė, tė cilit i jep kohė.

Dy lloje njerėzish do rrėnohen pėr shkakun tim: ata qė e teprojnė me dashurinė e tyre pėr mua, dhe ata qė mė urrejnė pėr vdekje.

Bota ėshtė si gjarpri – e butė nė tė prekur, dhe plot helm nė brendėsi. I padituri mashtrohet e joshet prej saj, kurse i urti e i dituri i ruhen.

I bekuar qoftė ai qė e mban veten tė pėrunjur, qė e nxjerr jetesėn me duar tė pastra, qė ka zemėr tė qashtėr, qė ka zakone tė rrėnjosura nė virtyt, qė e shpenzon atė qė tepron, qė e pėrmban gjuhėn nga thėnia e fjalėve tė kota, qė nuk ushtron tirani e dhunė, po jep siguri me praninė e tij, qė ėshtė i kėnaqur me Sunnetin e Profetit (s) dhe qė s′pajtohet me risitė nė fé.

Ēuditem me njeriun e kursyer, qė ngutet drejt skamjes duke menduar se i largohet, dhe humbet kėshtu paqen e jetės, qė aq shumė e lakmon. Pėr pasojė, bėn nė kėtė botė jetėn e tė varfėrit, ndėrkohė qė nė tjetrėn do japė llogari si i pasur. Ēuditem me njeriun kryelartė, qė s′ishte gjė tjetėr njė ditė, veē spermė, e s′do jetė gjė tjetėr njė ditė, veē kufomė. Ēuditem me njeriun qė vė Zotin nė dyshim, ndonėse e sheh Krijimin e Tij. Ēuditem me njeriun qė harron pėr vdekjen, edhe pse pėrcjell tė vdekur nė varrezė. Ēuditem me njeriun qė e mohon jetėn tjetėr, megjithėse e shkoi njė kėtu. Ēuditem me njeriun qė stolis banesėn e tij tė pėrkohshme dhe lė pas dore shtėpinė e tij tė pėrjetshme.

Po ta kuptonit deri nė fund Madhėshtinė e Krijuesit, nuk do t′i jepnit rėndėsi Universit dhe krijesave tė tjera tė Tij.

Njė engjėll i Zotit na kujton ēdo ditė: “Fėmijėt i lindni pėr vdekjen, pasurinė e mblidhni pėr rrėnimin, ndėrtimet i bėni pėr shkatėrrimin”.

Kjo botė ėshtė rrugė pėr tė kaluar, jo vend pėr t′u sheshuar. Dy lloje njerėzish udhėtojnė nėpėr tė: Njė qė e shet veten, duke e dėnuar pėrjetėsisht shpirtin e tij, dhe njė tjetėr qė e blen, duke e shpėtuar shpirtin e tij nga dėnimi i pėrjetshėm.

Shoku nuk ėshtė shok, po qe se nuk jep prova nė tre raste: Nė nevojė, nė mungesė dhe nė vdekje.

Kujt i lejohen katėr gjėra, s′i mohohen katėr tė tjera: Kush lut, merr pėrgjigje; kush pendohet, dėgjohet; kush lyp ndjesė, falet; kush ndihet mirėnjohės, s′mbetet pa tė mira.

Kush druhet nga Zoti, mund t′i afrohet pėrmes faljes. Haxhxhi ėshtė Xhihadi i tė dobėtit. Ēdo gjė ka kėrkesat e saj. Agjėrimi ėshtė kėrkesė e shėndetit. Xhihadi i gruas ėshtė tė jetė e kėndshme pėr burrin e saj.

Kėrkoi mjetet e jetesės nėpėrmjet dhėnies sė lėmoshės.

Kush s′dyshon nė rimarrjen e asaj qė jep, jep me tė dy duart.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė