Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-11-10, 22:12   #1
murrizi
 
Avatari i murrizi
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 3,490
murrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėmmurrizi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Roli i Turqis nė Ballkan, dhe "kushėrinjėt" e refuzuar nga Evropa

Partner i rėndėsishėm politik dhe strategjik- Roli i Turqisė nė Ballkan

Takimi i nivelit tė lartė me ministrin e Jashtėm serb Vuk Jeremic, atė turk Ahmet Davutoglu, Presidentin e Bosnjės Haris Silajdzic, Presidenti turk Abdullah Gul, ai serb Boris Tadic dhe ministri i jashtėm boshnjak, Sven Alkalaj nė Urėn e Bosforit.Nė Ballkan Turqia ėshtė duke zgjuar dashuritė e vjetra, por edhe armiqėsitė. Ankaraja zhvillon politikė aktive nė Ballkanin perėndimor: nė Kroaci, Bosnjė Hercegovinė, Serbi, Mal tė Zi, Kosovė dhe Maqedoni.

Dušan Reljić nga Fondacioni Shkenca dhe Politika nė Berlin ka studiuar motivet e angazhimit turk nė rajon. Ditėn e enjte (4.11.) ai prezantoi rezultatet e studimit tė tij nė njė takim tė Evropės Juglindore dhe Shoqatės gjermano- turke qė u mbajt nė Deutsche Welle.

"Soydaş ve dindaş" i quajnė turqit "kushėrinjtė" kulturorė jashtė Turqisė: pėr shembull boshnjakėt myslimanė dhe shqiptarėt. Nė Ankara dėgjohet zėri zyrtar, qė thotė se angazhimi turk nė Ballkanin perėndimor ėshtė shprehje e respektit ndaj interesimit tė qytetarėve pėr mirėqenien e kėtyre kushėrinjve. Pėrveē kėsaj nė Ballkanin perėndimor arrihen tregje tė rėndėsishme. Nė lojė janė edhe interesat strategjike dhe politike: "E rėndėsishme pėr Turqinė ėshtė qė tė ketė sėrish ndikim nė rajon, nė mėnyrė qė tė marrė pjesė si partner i barabartė me BE-nė dhe aktorėt e tjerė tė jashtėm, nė pėrpilimin e arkitekturės sė re tė sigurisė nė Evropė dhe nė kėtė pjesė tė kontinentit", shpjegon studiuesi dhe gazetari Dušan Reljić, studimet e tė cilit pėrqėndrohen tek Ballkani perėndimor.


Viti 1915 - Trupat austriake nė frontin Isonzo
Turqia ėshtė shfaqur nė disa konflikte tė Ballkanit si aktor i rėndėsishėm politik nėnvizon Reljić. Pėr shembull, Ankaraja ėshtė pėrpjekur qė gjatė luftės nė Jugosllavi tė ndėrmjetėsojė midis boshnjakėve dhe sebėve. Turqit pėrkrahin qeverinė maqedonase nė konfliktin pėr emrin me Greqinė.

Nė Ballkanin perėndimor janė ngritur disa qendra kulturore turke, shkolla dhe universitete. Edhe ofertat mediale tė Radios pėr jashtė me telenovela plot dhimbje, po bėhen gjithnjė e mė tė prefeuara.

Simpatia pėr Turqinė ėshtė veēanėrisht e madhe tek myslimanėt e Bosnjės. Grupe tė rinjsh boshnjakė festuan para pak kohėsh fitoren turke kundėr serbėve gjatė zhvillimit tė ndeshjeve tė kampionatit botėror tė basketbollit. Flamujtė turq tundeshin me entuziazėm, pėr shembull nė Novi Pazar. Kėshtu qė kjo pjesė e popullsisė dėshiron marrėdhėnie tė ngushta me Turqinė. "Kurse tė tjerėt, kanė mėsuar nė klasė fillore, se zgjedha osmane duhet luftuar, nė mėnyrė qė tė bėhet kthimi nė Evropė, ide kėto, qė kanė lindur nė shekullin e 19-tė dhe 20-tė por qė u forcuan prej luftės pasuese jugosllave."


: Pikturė e Perandorisė Osmane
Kjo marrėdhėnie e dyzuar me Ankaranė pasqyrohet nė sondazhet e fundit, qė thonė se pėr 40 pėr qind tė qytetarėve tė Ballkanit perėndimor, Turqia ėshtė njė "shtet mik". Disa intelektualė serbė, si pėr shembull ish-ambasadori i Serbisė nė Turqi, Darko Tanasković - mendojnė se pas diplomacisė sė Ankarasė fshihet gjithnjė neo-osmanizmi, dėshira pėr njė rilindje tė Perėndorisė Osmane, pėr ri-islamizimin e rajonit.

Por simpatia pėr Turqinė mund tė bėhet edhe mė e madhe, nėse e ardhmja evropiane e vendeve tė Ballkanit perėndimor mbetet e paqartė. mendon Reljić: "Ka mundėsi qė tek disa njerėz tė mund tė zhvillohet mendimi se "Nėse nuk hyjmė ne BE dhe Turqia, njė fuqi ekonomike nė rajon, me popullsi tė madhe, qė dėshiron tė marrė njė rol nė politikėn botėrore, bėhet partneri ynė, atėherė mund tė shohim nėse me njė partner si Ankaraja nuk mund tė arrijmė mė shumė nė afat tė shkurtėr ose tė mesėm sesa tė presim BE-nė pėr vazhdimin e politikės sė zgjerimit nė rajon:"


Profesor Dušan Reljić
Pra nėse BE i lė vendet e Ballkanit perėndimor nė radhėn e pafund tė pritjes, atėherė Turqia mund tė gjendet nė krye tė njė "Aleance tė kushėrinjve tė refuzuar".

Autor: Alexandra Scherle/ Aida Cama

Redaktoi: Elert Ajazaj
__________________
DW


__________________
Shqiptarėt do ti fitojn tė gjitha luftėrat, posa ta kenė pėrfunduar betejen e fundit mes vete.
Duhet shkrirė tė gjitha besimet e huaja, e bėrė detyrė kombėtare pėr mileniumin e ardhshėm qė (DEFINITIVISHT) tė bėhet Shqipėria.
murrizi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante