Shiko Postimin Tek
Vjetėr 20-03-08, 20:38   #5
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

Mehmet (Muhamed) Aliu-Shqiptari dhe koha e artė e sundimit tė tij nė Egjipt

Prof.Dr.Beqir Ismaili
www.kontribut.com




Kajro,


Pas periudhės sė sundimit francez, pėr sundimin e mėtejshėm tė Egjiptit u orvatėn tri fuqi tė ndryshme, tė cilat kishin qėllime kontradiktore. Kėto fuqi shkuan aq larg sa i shpallėn luftė njėra-tjetrės duke luftuar secila palė mė vete ndėrkohė qė francezėt, pėr tė vazhduar tė kenė edhe mė tej nė duar sundimin e Egjiptit, filluan pėrgatitjet e tyre nė luginėn e Nilit.
Fuqia e parė qė kėrkonte tė rimerrte nė duart e veta Egjiptin ishte Perandoria Osmane apo Shteti Osman, i cili tre shekuj tė shkuar e kishte ēliruar njė herė atė dhe pėr pasojė, dėshironte qė Egjipti tė rikthehej nė duart e tij me qėllim qė tė tė kujdesej pėr tė, duke e futur nėn mburojėn e vet si njė principatė osmane.
Fuqia e dytė ishte ajo angleze e cila kishte qenė gjithmonė prezente nė kėto vende dhe po pėrgatitej ta okuponte pėrsėri. Anglia kishte pėr qėllim qė nėpėrmjet Egjiptit t'i hapte rrugė vetes pėr nė Detin e Kuq dhe atė Mesdhe, tė siguronte mbizotėrimin e saj nė vijėn kryesore bregdetare e prej kėtu tė lidhej me Indinė.
Ndėrsa fuqia e tretė pretendente pėr tė sunduar nė Egjipt ishin mamlukėt tė cilėve u kishte mbetur nė duar sundimi i Egjiptit qė nga koha para ēlirimit tė osmanllinjėve. Sundimi i mamlukėve nė kėtė vend realisht ishte sipėrfaqėsor, pasi ata vepronin sipas pėlqimit tė osmanllinjėve.
Ndėrkohė qė kėto fuqi luftonin njėra tjetrėn pėr tė marrė sundimin e Egjiptit, "Forca Popullore Egjiptiane" bėri tė dėshtonin qėllimet e tyre.
Komandanti i batalionit shqiptar tė ushtrisė turke nė Egjipt-Misir, shqiptari Mehmet (Muhamed) Aliu, njė njeri inteligjent dhe largpamės, arriti tė kėtė ndikim tė madh nė kėtė drejtim.
Ai u afruar pranė Forcės Popullore Egjiptiane, me menēuri dhe devocion, fitoi respektin dhe besimin e saj e nė Korrik tė vitit 1805, me miratimin e kėsaj Force u emėrua mėkėmbės i Egjiptit. Portės sė Lartė tė Shtetit Osman nuk i mbetej tjetėr veēse ta shpallte Mehmet Aliun (tė njohur si Muhamed Ali Pasha) udhėheqės tė Egjiptit.
Menjėherė pas emėrimit mėkėmbės i Egjiptit, Mehmet Aliu filloi organizimin e shtetit e mė pas solli nė Egjipt familjen e tij, e cila do ta udhėhiqte vendin pėr mase njė shekull e gjysmė. Njėmbėdhjetė udhėheqės tė kėsaj familje do tė gėzonin ofiqe tė larta shtetėrore si mėkėmbės, pashallarė, sulltanė dhe mbretėr. Periudha e sundimit tė dinastisė shqiptare nė Egjipt njihet si periudha e artė pasi vendi filloi tė ringjallej. Fusha tė ndryshme si arsimi, kultura, zejtaria, bujqėsia, ushtria, etj, morėn njė zhvillim tė madh, gjė e cila bėri qė vendi tė ecė pėrpara.

Mehmet Aliu dhe pasardhėsit e tij

Pema e dinastisė sė shqiptarit Mehmed Ali Pasha qė drejtoi Egjiptin pėr mase njė shekull e gjysmė, deri me fillimin e Revolucionit popullor pas tė cilit Egjipti u shpall Republikė, i ka rrėnjėt tek vetė Mehmet Aliu, pėr tė vazhduar mė pas me pasardhėsit e tij, Ibrahim Pasha i biri i Mehmet Ali Pashės, Abbas Hilmiu i Parė biri i Ahmet Tusun Pashės djalit tė Mehmet Aliut, Muhammet Seid Pasha djali i Mehmet Ali Pashės, Princi Ismail i biri i Ibrahim Pashės djalit tė Mehmet Ali Pashės, Princi Muhammed Tevfiku i biri i Ismail Pashės i biri i Ibrahim Pashės djalit tė Mehmet Ali Pashės, Princi Abbas Hilmi i Dyti, Sulltan Hasen Kamil i biri i Ismail Pashės djali i Ibrahim Pashės djalit tė Mehmet Ali Pashės, Mbreti Fuadi i Parė djali i Ismail Pashės dalit tė Ibrahim Pashės tė birit tė Mehmet Ali Pashės, Mbreti Faruku i Parė dhe Mbreti Ahmed Fuadi i Dytė.
Pėr tė bėrė mė tė qartė se cilėt ishin nė tė vėrtetė anėtarėt e kėsaj dinastie, po paraqes njė kronikė tė shkurtėr pėr jetėn dhe periudhėn e sundimit tė secilit prej tyre.
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė