Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-07-11, 11:21   #1
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Aktakuza kundėr Limajt

Ngrihet aktakuza kundėr Limajt dhe tė tjerėve


Burime nga Prokuroria kanė bėrė tė ditur se tė hėnė pasdite se prokurori italian Maorizio Salustro ka ngritur aktakuzė kundėr Fatmir Limajt pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe krime kundėr tė burgosurve tė luftės.
Mbi nėnkryetarin e Partisė Demokratike tė Kosovės rėndojnė pesė pika tė aktakuzės, dy pėr krime lufte kundėr popullatės civile dhe tri pėr krime lufte kundėr tė burgosurve tė luftės, qė pėrfshin edhe vrasjen.

Prokurori ka ngritur aktakuzė kundėr gjithė grupit tė Limajt prej 10 personash, shkruan gazeta Koha Ditore.

Ai pretendon se ka gjetur prova kundėr deputetit Limaj, Nexhmi Krasniqit, Naser Krasniqit, Naser Shalės, Sabit Shalės, Refi Mazfrekut, Arben Krasniqit, Shaban Shalės, Behlul Limajt dhe Besim Shurdhajt.

Prokurori special i ngarkon ata me akuza pėr krime lufte tė kryera nė fshatin Kleēkė tė Lypjanit nė vitin 1999 nė dy tė tė ashtuquajtura burgje tė UĒK-sė. Ndonėse nuk i prin listės sė tė akuzuarve, Limaj tashmė akuzohet pėr krime lufte pėr herė tė dytė. Nė Hagė ai qe gjykuar dhe shpallur i pafajshėm pėr krime nė Llapushnik, ndėrsa pėr rastin e Kleēkės ai pritet tė gjykohet nė Kosovė.

Njėri nga ish-komandantėt mė nė zė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, i njohur me nofkėn e luftės “Ēeliku”, akuzohet se ka urdhėruar dhe ka marrė pjesė nė torturimin ēnjerėzor tė civilėve serbė e shqiptarė tė paraburgosur nė njė kamp nė fshatin Kleēkė nė Komunėn e Lipjanit. Shumica prej tyre qenė arrestuar nė mars tė kėtij viti, ndėrsa Limaj ishte intervistuar por jo arrestuar, pėr shkak tė imunitetit tė deputetit.


__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante